Paratë e drogës nga Zvicra te politikanët shqiptarë

Shefja e policisë denoncon rrjetin ndërkombëtar të trafikut dhe lidhjet e tyre në atdhe

Bandat e kriminelëve të huaj realizojnë miliona dhe dhjetëramiliona franga zvicerane përfitime çdo vit nga tregu zviceran i drogës, prostitucionit e aktiviteteve të tjera të paligjshme. Fakti që një pjesë e madhe e fitimeve investohen lirshëm dhe pa kontroll nëpër vendet e origjinës së kriminelëve, është tashmë i ditur nga të gjithë. Por shefja e policisë zvicerane Monica Bonfanti, deklaroi sot në Gjenevë se sipas informacioneve të disponuara prej saj, një pjesë e parave të pista, jo vetëm që përfundojnë në Shqipëri, por financojnë edhe aktivitete politike. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Presheva Jonë”.

“Një pjesë e madhe e përfitimeve nga krimi i organizuar, sidomos droga, me miliona franga dërgohen në vendet e tyre të origjinës, në mënyrë ilegale, madje edhe për parti politike. Posedojmë informacione se mjetet e tilla nga droga janë dërguar për rrëzimin edhe të pushteteve, në këtë rast kundër qeverisë Azerbajxhanit. Në mënyrë të ngjashme veprojnë edhe trafikantët nga Ballkani. Një pjesë e madhe e  këtyre parave të fituara nga  droga po ashtu shkojnë edhe në adresë të partive politike në Shqipëri, sikur në Azerbajxhan, për ta rrëzuar qeverinë..” ka deklaruar sot në Gjenevë shefja  e policisë duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference shtypi, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Lidhjet e krimit të organizuar me politikën janë përfolur në shumë raste gjatë viteve të fundit. 24 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 24 Maj 2012. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Jondi

    Po mire kjo prokuroresha e vendit “paqesor” te Zvicres, nuk na thote ate vete kush e paguan? Mos jane gje parate, apo me sakte gjaku e djersa e shqiptareve, arabeve, afrikaneve, hebrejve (dikur, por edhe tani, kishte bollek) kinezeve, ruseve, ose me sakte te cdo te vuajturi te botes te cilit mundi e gjaku i thithet nga diktatoret e oligarket per tu cuar ne token e oreve, cokollatave dhe fshehjes se pasurise se tjetrit. Tani, do thote dikush po cfare faji ka prokuroresha jone nga malesite e europes qendrore se ne te varferve na vidhet jeta? Ajo vetem i administron te ardhurat e ndonje ministri shqiptar apo afrikan, apo edhe grek. I kujtoj kujtdo qe te desheroje se ekziston nje nen ne cdo jurisprudence, kombetare apo nderkombetare. quhet fshehje per qellim perfitim nga krimi, dhe denohet rreptesisht. Me perjashtim te rasteve si zvicra, apo zvicrat e tjrera ne miniature, si lihtenshtajni, andorra luksemburgu monako belize, e keshtu me rradhe.
    Morali i kesaj note eshte: nuk mund te marr mesime ndershmerie nga super vjedhesit, nqs ka nje zot, ai e di se cfare po them.

    • Janulla

      Mos ndoshta keto para  shkojne  per Kryetarin  e gjate  te opozites. Nuk e besoj,  por thote tekstualisht  se nje pjese shkojne ne adrese  te Partive politike per rrezimin e qeverise,  si ne Shqiperi . Si thua ti Jondi te jete e vertete?

  • iliaz graca

    Politikanët zviceranë e kanë bërë zakon të sulmojnë shqiptarët sa herë që mendojnë se fitojnë pikë në opinion dhe per të justifikuar mungesën e profesionalizmit të tyre.Për me tepër ata shpesh janë të shtyrë ta bëjnë qëllimisht për të dëmtuar reputacionin e Shqipërisë dhe Kosovës (është Serbia mbrapa?, mundet!). Asnjë prokuror i pergjegjshëm nuk mund të bëjë deklarata të tilla kunder partive politike të një shteti tjetër. Por ne¨Zvicër përfitojnë sepse ambasadorët tanë në Gjenevë dhe Bernë nuk bëjnë asnjë protestë ndaj ketyre afirmimive pa baza solide dhe na merret fytyra krejt shqiptarëve. Nënkuptimi i prokurores është e keqja i ka rrënjët në Shqipëri, jo tek individët që janë jashtë, dmth është difekt nacional. 

  • Ed

    Hahaha more Iliaz vetem komplote na thurin ne te huajt , ne vete jemi qibate fare , as prostitucion nuk ushtrojme,. as me droge nuk meremi hic fare , delet e perendise jemi , po cti bash atij serbit te lig qe kur e zene me droga thote se jam shqipetar dhe na njollos ne te gjoreve ….

    • Anton

      Me ate klase politike qe kemi ne shqiptaret zor eshte ne fakt te besosh ne keto konspiracione te rreme!! Ti leme shakate: Ky lajm Ed eshte mese i besueshem. Une e kam te veshtire te vazhdoje te besoje ne “pastertine” e shqiptareve.

    • Iliaz Graca

      Asnjeri nuk thotë që ne jemi qibarë, por të afirmosh zyrtarisht teza si ajo e prokurores së Gjenevës është nonsens juridik. Cfarë provash mund tëketë ajo në ketë stad, vetëm disa thashetheme dhe hamendje. Droga mund të financojë rrethe politike kudo në botë, por nuk dëgjojmë akuza të tilla për asnjë shtet tjetër. Qëllimi është propaganda kundër Shqipërisë, thjesht për të justifikuar veten në opinionin zviceran për paaftësinë e saj në kryerjen e detyrës: ndalimin e krimit, ose e nxitur nga dikush tjeter. Sado “naiv” të jesh në politikë të jashtme, besoj se e ke kuptuar që lufta e Serbisë kundër shqiptarëve vazhdon, me forma të tjera, tani nuk na marrin më jetën, përpiqen të na pengojnë të ecim përpara. Si i komenton ti akuzat e Dick Martyt dhe shtëpinë e verdhë ( të shkretët fshatarë), edhe kjo ishte fare e paqëllimtë? Si e komenton ti qëndrimin e Platinisë që me te madhe po lufotn vendimin e Fifas t’i lejojë Kosovës të luajë ndeshje miqësore? Cfarë interesi mund të ketë Platini per ta bërë këtë? Te pengojë një komb të luajë ndeshje miqësore futbolli? 
      Ju internacionalistët proletarë, vazhdoni me ëndrrat tuaja të kohës së Enverit, nuk e dini që bota është plot me konflikte dhe duhet bërë çmos per të ruajtur dinjitetin dhe reputacionin, sepse këto janë humbje që zgjasin më shumë se një gjeneratë.