Sport Majlinda Kelmendi, në Londër me flamurin shqiptar

Majlinda Kelmendi, në Londër me flamurin shqiptar

554
SHPËRNDAJE

Xhudistja nga Kosova ka kërkuar dhe fituar të drejtën të garojë me flamurin kuqezi

Xhudistes sonë nga Kososva Majlinda Kelmendi,  duket se në aspektin sportiv dhe kombëtar ju është realizuar dëshira e  cila sivjet në Lojrat Olimpike “Londra – 2012” nuk do të përfaqësojë vetëm Kosovën, por në përgjithësi shqiptarët në Gadishullin Ilrik, sepse ajo do të  shkojë në Londër me flamurin kombëtar kuq e zi. Është ky lajmi që sot i ka transmetuar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë” Andreë Mitchell, shef për komunikim me mediat në Komitetin Ndërkombëtar të Olimpiadës -IOC.

Kosova nuk merr dot pjesë në lojrat olimpike të këtij viti në Londër për shkak se nuk njihet si shtet sovran anëtar i OKB-së. Xhudistja shqiptare  Majlinda Kelmendi e kishte siguruar pjesëmarrjen e vet në Londra -2012, por deri më sot qe e paqartë se me çfarë flamuri do të garonte.

I pyetur nga agjencia Presheva Jonë, zëdhënësi i IOC Mitchell tha se “Majlinda Kelmendi në do të merr pjesë me flamurin shqiptar. Bordi Ekzekutiv i IOC dje ka  studiuar me vëmendje kërkesën e atletes  dhe doli në përfundimin se meqë Kelmendi posedon një pasaportë shqiptare, dhe se asak i është dhënë një bursë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe është kualifikuar për Shqipërinë dhe  Olimpiku Kombëtar Shqiptar ka pranuar atë brenda delegacionit të saj. Dhe IOC si rrjedhojë e këtij gjesti vendosi që ajo në Londër të shkoj dhe të garoj nën flamurin shqiptar. ”