Shqiptarët mbërrijnë në çatinë e botës

Ekipi i Alpinistëve ngjitet i plotë në majën më të lartë

“Me kënaqesi ju japim të gjitheve një lajm historik… të gjithë anëtarët e ekipit shqiptar të alpinistëve kanë mbërritur në majën e Everestit sot në datë 25 maj, në orën 7 am me orën lokale”.

Me një njoftim të shkurtër në Facebook, Ekspedita Everest 2012 njoftoi se ekipi shqiptar ia doli. Maja më e lartë e botës u shkel për herë të parë nga këmba e një grupi shqiptarësh, të cilët ia dedikojnë suksesin e tyre 100 vjetorit të pavarësisë.

“Siç është cilësuar edhe nga kompania nepaleze që shoqëronte ekipin, ky është një nga rastet e rralla kur ngjitja realizohet 100 % , pra, nga të gjithë anëtarët e ekipit. Na ndiqni në vazhdim për më shumë detaje mbi përmbushjen e kësaj sfide… Falënderojmë skuadrën për të gjithë emocionet që na dhuroi, e i urojmë kthim të mbarë në vend… Jemi të gjithë shumë krenarë!!!”

25 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 25 Maj 2012. Kryesoret, Sport. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • L.Luarasi

                                              SHQIPTARET  NGJITEN MALIN ME TE LARTE TE  BOTES.
                               ***************************************************************************************************
    Ky  lajm historik  per kedo shqiptar eshte nje krenari qe na i dhuruan te gjithe perfaqesuesit e ekipit alpinist,seicili nga ta i ka bere nje sherbim madheshtor atdheut dhe shqiptareve ne bote.Kjo per faktin se ne shqiptareve na kane ulur vlerat tona intrigantet e c’do njgyre.Pas ketij triumfi analog me te do na duhet te pushtojme c’do maje te punes se ndershme qe ka aktiviteti njerezor ne kete glob.Vetem pas kesaj vepre askush s’ka per te na mare neper kembe nderin,karakterin,edukaten,dhe harmonine qe duhet te kemi me gjithe njerzit e ketij globi.Rrugen na i hapen alpinistet per te pushtuar edhe majat e tjera te fushave qe ka jeta ne shtepine e perbashket ne token tone.Urimet e mia,begati dhe shendet c’do alpinisti qe realizoi kete veper madheshtore.
    Ligor Luarasi SHBA,25 maj 2012.