“Ungjilli që do të shkatërrojë krishterimin dhe do të trondisë politikën botërore”

Pretendimi vjen nga autoritetet iraniane, që flasin për zbulimin e një libri shumë të vjetër i cili vërteton se islami është feja e vetme dhe e vërtetë

Një ungjill i vjetër, i shkruar në lëkurë, që daton në shek V dhe për shkak se ishte konfiskuar nga kontrabandistët është zbuluar vetëm 12 vjet më parë, sipas pretendimit të Iranit, është çelësi që do të sjellë rënien e Krishtërimit dhe do të bëjë të dridhet politikën botërore.
Libri, i cili është shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe dhe është gjetur në rrënojat antike të Persisë, në Iranin e sotëm, tregon se Jezusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai vetë me fjalët e tij predikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.

Autoritetet turke që janë duke ekzaminuar librin e rrallë besojnë se bëhet fjalë për një version autentik të një ungjilli të shkruar nga dora e njërit prej dishepujve të Krishtit, Barnabës, dhe sipas Iranit libri do të sjellë më në fund rënien e Krishtërimit duke vërtetuar se islami është feja e fundit dhe e vetmja e vërtetë.

I shkruar në dialektin sirianik, Ungjilli i Barnabës parashikon ardhjen e Profetit Muhamed në Tokë, ndonëse diçka e tillë ndodhi rreth 150-200 vjet më pas (Profeti Muhamed lindi në 570 pas Krishtit dhe ndërroi jetë në 632).

Sipas pretendimeve, në kapitullin 4 të ungjillit në fjalë thuhet se pasi Zoti krijoi Adamin dhe Evën, Adami u kthye nga porta që u hap në qiell dhe atje ishte shkruar “La elah ela Allah, Mohamad rasool Allah”, që do të thotë: ‘Allahu është Zoti i vetëm dhe Muhamedi është profeti i tij’. Autoritetet turke e konfiskuan ungjillin në fjalë në vitin 2000, në një ngarkesë kontrabandë ku gjendeshin edhe antika të tjera të përftuara në mënyrë ilegale.

Zbulimi i biblës autentike të dishepullit Barnaba, sipas Iranit, do të minojë Kishën e Krishterë dhe autoritetin e saj dhe do të revolucionarizojnë fenë në botë . Fakti më i rëndësishëm, sipas studiuesve të saj, është se kjo bibël ka parashikuar ardhjen e Profetit Muhamed dhe në vetvete ka verifikuar fenë e Islamit”.

Sipas shtypit iranian, libri hedh poshtë pretendimet e të krishterëve, që nuk e njohin Muhamedin dhe tregon përfundimisht, me fjalë të shenjta dhe jo argumente njerëzore, se është islami feja që të gjithë duhet të ndjekin.

25 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 25 Maj 2012. Kuriozitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Drak1983

    ik futjani vrapit mamaluget me gjithe persiane e mongolo-turkoshake se nuk po dini se cfare po flisni , late name duke deliruar si mos me keq …….

  • Anton

    Eh sa shkrime te vjetra jane zbuluar e secili mbron e ngre lart fene e vet. Cifutet thone qe feja e vertete erdhi me Moisiun: ata e mbajne veten si besimtaret e vertete. 

    • Bardhyl Qirjaku

       Nuk eshte e qarte se dishepull i kujt eshte Barnaba. Ai e paska shkruar
      ne shek. V dhe verteton ekzistencen e Krishtit. Jane shkruar shume
      ungjij, por krishterimi ka pranuar vetem 4 prej tyre si me te besueshem.
      Autoret e tyre jane Joani, Marku, Mateu dhe Luka. Te kater  ata
      (ungjijte) bashke me Apokalipsin dhe letrat e apostujve, sidomos te
      Pavlit perbejne ate qe quhet Dhjata e Re. Ky i ashtuquajtur “ungjill” qe
      e paskan ne dore turqit por e komentojne iranianet, mund te jete nje
      shkrim i kohes, por qe nuk fiton ndonje vlere per te hedhur poshte apo
      mbeshtetur ndonje fe. Iranianet jane nje popull i lashte me shume
      tradita e kulture. Mjafton te kujtojme Firdusin, Sadiun e Omar Khajamin.
      Rreth 40 vjet me pare ata debuan mbretin e tyre , Shahun Riza Pahlevi, e
      qe prej atehere iu futen nje lufte 8-vjacare me vellezerit irakiane
      (them vellezer sepse i perkasin te njejtit besim) dhe sot nuk po
      shikojne ate lumturi e begati qe iu premtua 40 vjet me pare e per me
      teper i kane sjell gjithe planetit jo pak shqetesime. Si duket ata i
      ndjek ndonje mallkim hyjnor. Nuk mjafton te pergjerohesh duke permendur
      emrin e Perendise, duhen zbatuar porosite e Tij.

      Ju faleminderit !

      • Anton

        Asnje popull nuk eshte i mallkuar, cfare jane keto fjale? Atehere i bie qe edhe ne shqiptaret jemi te mallkuar se nuk po shohim hair? Irani nuk ka kryer asnjehere luftra shkaterrimtare ne dobi te vet. Mesa di une ata qe e kane fjalen lufte ne maje te gjuhes jane Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

        • Bardhyl Qirjaku

          I nderuari z.Anton. Si e shikoni une e kam “Pelqyer”
          komentin Tuaj, por me pare dua te bej nje sqarim. Nuk po arrija te beja
          drejtpersedrejti komentin tim dhe kur provova ta bej si nje pergjigje per
          komentin Tuaj ia arrita qellimit. Nga ana tjeter Ju e shikoni se permbajtja e
          komentit tim nuk eshte nje pergjigje per Ju. Sidoqofte, une nuk e diskutoj te
          drejten Tuaj per te bere nje pergjigje per komentin tim.

          Pra, fjala eshte nese ka popull te mallkuar apo jo. Te them
          te drejten eshte e rende ta thuash nje gje te tille e per per kete une kam
          perdorur parashtesen “Si duket” qe kam dashur te them “mbase”. Nderkaq duke
          qene nje njeri qe besoj, une mund t’u referohem librave te shenjta ku thuhet
          per popuj qe kane pesuar mallkimin e Perendise. A nuk ishte Noja (Nuhu sipas
          Kur’an-it) qe me porosi te Perendise ndertoi anijen per t’i shpetuar Permbytjes
          (Kijametit)? Mbase keni degjuar per dy qytetet, Sodoma e Gomora, qe u mbyten e
          u dogjen sepse u korruptuan (sipas Bibles). Po te shikosh historine e
          izraeliteve ne shekuj, vuajtjet e persekutimet e tyre ne keto dymije vjet,
          mendja te shkon se ata mbase i mdjek pikerisht nje mallkim (Madje ne Kur’an pohohet nje gje e tille.). Ju kaloni edhe ne
          rastin tone, pra te popullit tone. Mos edhe ate e ndjek ndonje mallkim? Cili
          shqiptar do te guxonte ta pohonte nje gje te tille? Nga ana tjeter ne duhet te
          kujtojme nje histori me te vertete te trishte tonen, kur me entuziasem u
          ngritem e shkaterruam kisha, xhami e teqe dhe mohuam Perendine. Une jam nje i krishter
          dhe dua te kujtoj se perandoret e Romes i benin copa copa trupat e te
          krishtereve dhe ua hidhnin kafsheve te egra ne cfaqje, por ata nuk pranuan te
          mohojne Jezu Krishtin. Ata me te vertete humben jeten e perkoheshme por nuk
          humben shpirtin e perjetshem. E pra, pse nuk u ngritem ne te krishteret dhe une
          bashke me ta, apo pse nuk u distancuam ne heshtje nga thirrja e Partise se
          Punes dhe e shokut Enver? Do te coptonte Partia e Punes rreth 900 000 te
          krishtere ? Mbase tashti po lajme gjynahet tona, I nderuari z.Anton !

          Ju faleminderit !

  • skenderi

    gjithmone perrallat kane nje moral i cili perftohet nga nje peralle,dhe njerzit jetojne e vdesin te gezuar,perralla ne lesh e shendetja prej nesh

  • artan

    PO  ky Baraba kur mesoi te shkruaje ???????????

  • Remi

    DE FAKTO KJO ESHTE E VERTET  KUSH I FRIGOHET TE VERTETES  NUK KA VEND NE KETE BOTE TE KRIJUAR NGA I VETMI ZOT ALLAHU

    • pionieri i Enverit

      Allahu dhe Perendia nje jane. por mendjet tona te tymosura i vecojne.Fete kur i fanatizojne njerzit i shpien drej budallekut. Ndaj dhe Lenini mire theshte qe” feja eshte opium per popullin”.

  • Bledi

    ca jane porosite e atij futeni koken ne rere si struci  ?mos jane gje dhe vellezrit e tu keta magjypet

  • Pavaresia

    Ka dite qe behet fjale per kete zbulim: Nje liber i krishterimit qe ka njoftuar se Jesu Krishti ( Hazreti  Isa A.S.), nuk eshte kryqezuar(?) dhe se ka predikuar qe, pas  krishterimit do te vije feja islame (e fundit) me profet Hazreti Muhammed A.Selam (gjithashtu i fundit profet). Dhe ne vijim, ata qe e disponojne kete zbulim, ne menyre spekulative, paralajmerojne ,,shkaterrimin e krishterimit dhe tronditjen e politikes boterore….” . Ne lidhje me keto, deshiroj te shpreh: Kemi te bejme me disa te verteta dhe disa spekullime mbi keto te verteta. E verteta mund te jete zbulimi i ketij libri interesant. E vertete mund te jete se ne ate liber eshte shkruar se pas krishterimit, do te vije besimi islam dhe Profeti Muhammed (A.Selam). Te pa vertetat dhe spekullimet, si pas meje, jane: Jesu Krishti (Hazreti Isa A.Selam), nuk qenka kryqezuar. Ky pohim gjykoj se nuk eshte i vertete. Ka plot argumente, madje historike, per kryqezimin e Jesu Krishtit sepse predikonte fjalet hyjnore te dashurise njerezore qe binin ndesh me sundimin barbar te kohes. Duhet ta dine te gjithe njerezit e globit, te te gjithe besimeve fetare se Jesu Krishti (Hazreti Isa A.S.), eshte profeti specifik, i derguari i Perendise, qe predikoi Dashurine dhe Tolerancen mes njerezve. Vec predikimeve te tij ne sherbim te dashurise njerezore, kujtojme postulatin e tij te famshem, kur dergjej i gozhduar ne kryq dhe me kryet kthyer ne nje ane, nga lindja,u lut: ,,O Ate! Fali keta (urdheruesit dhe ekzekutoret e tij), se nuk dijne c’fare bejne !. Thenia ne librin e zbuluar se ,,pas krishterimit, do te vij besimi islam, eshte vertetuar. Rreth vitit 610, pas Krishtit, Profeti Muhammed (A.S.), nisi predikimet e para profetike. Ajo qe eshte per tu shenuar ne keta fillime te besimit te ri, eshte nje fakt shume d.m.thenes: Perkrahesit e Muhammedit,disa prej tyre, shfaqen qendrime agresive e fyese ndaj besimit paraardhes kristian. Muhammedi (A.S.), ju drejtua ketyre besimtareve, perkrahes te tij, me fjalet; ,,O ju, Muslimane ! Ne se nuk respektoni Hazretin Isa,(Jesu Krishtin) nuk me doni as mua…! Natyrisht, qe keta besimtare te rrembyer, u terhoqen ne qendrimet e tyre te gabuar. Per mendimin tim, prej ketu buron toleranca e respekti qe manifeston feja islame ndaj besimeve te tjere, sidomos atij te krishtere. Spekullimi tjeter dhe me i madhi qe behet me librin antik te zbuluar, eshte thenia se: Feja islame dhe Profeti Muhammed (A.S), na qenkan te fundit (!?) dhe se krishterimi do te shkaterrohet e politika boterore do te tronditet ! Jo! nuk eshte keshtu! Njerezimi ne jeten e tij miliona vjecare, sot mendohet te kete arritur pak me shume ne 1/4 apo afer 1/3 te moshes tij. Gjate kesaj periudhe, ate e kane shoqeruar nje numer i caktuar profetesh. Dy prej te cileve qe i perkasin ,,eres Re”, jane, pra, Jesu Krishti dhe Muhammedi(A.S). Por as njeri nga keta Profete nuk  jane unifikues te gjithe njerezimit. Sepse ate mision kishin nga Krijuesi i Gjithesise. (Sepse ka ndodhur keshtu, e din Ai qe e ka ndertuar ashtu…). Profeti Muhammed eshte i fundit nga Profetet pjesor te njerezimit. Ai, per analogji, mund te krahasohet me mesuesin e gjimnazit. Pra, Hazreti Muhammedi (A.S.),i perket fazes   te pare te rinise te njerezimit. Te tjere Profete do te kete njerezimi ne rrugetimin e tij te gjate te persosjes. Madje, Ai ka ardhur…! Shenjat e ardhjes Tij jane dokumentuar rreth viteve ’30 te shek. XIX-te. Dhe ne vitin 1864 Ai eshte i deklaruar Profeti i Unifikimit te Besimit Fetar te njerezimit. Ai eshte BAHA ‘U’ LLAH- Qartesisht, ,,Lavdia e Perendise”. Ky Profet dhe te tjeret qe do te pasojne, do te kene ciklet e tyre kohor prej 1000 vitesh. Kush te deshiroj me gjate sqarime, le te shfrytezoje literaturen ,,BAHA’I',,. Gjithecka u mundova te sqaroj, ka vlere (aq sa mund te kete), per besimtaret, e kujtdo besimi qofshin. Ateistet jane ne te drejten e tyre te qendrojne ne pozitat e tyre. Dhe ne fund: As krishterimi nuk do te shkaterrohet, as muslimanizmi nuk do te shkaterrohet. Ata do te vete ndergjegjesohen se keta dy besime fetare dhe Profetet e tyre, e kane kryer misionin e tyre ne edukimin shpirteror te njerezimit. Te tjere Profete i pasojne Ata. Sa per Politiken Boterore, ajo vazhdimisht e tronditur do te mbetet, per sa kohe me Pushtetin e saj, do te dhunoje Njerezimin.

    • luan

      Po ta kishe lexuar Kuranin do ta kuptoje qe shpreh te njejten gje, me fjale egzakte. Qe Isai A.S nuk eshte kryqezuar dhe as turturuar. Nuk eshte e sigurte se kush ishte ai qe u kryqezua, por sipas haditheve thuhet qe ishte Juda. (Por i Madhi Zot  e shenderroi si Isai vetem qe te vuante per tradhetite qe ai beri). Si mysliman te sygjeroj qe ta lexosh Kuranin e shenjte. 

  • Depë Koja

    Ore, sa herë qenka zbuluar ky Ungjilli? Shihni “1500-year-old gospel kept in Ankara excites Vatican, report claims”