Kryeministri Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha gjatë takimit të Evropës Juglindore, në Budva, i cili organizohet nga Grupi i Mëngjesit të Lutjeve në Europën Juglindore. 26/05/2012


Serbia aktualisht qeveriset nga nacionalistët dhe partia e Millosheviçit


Kryeministri shqiptar Sali Berisha u deklarua sot i hapur për të bashkëpunuar me Serbinë, ndërkohë që politika serbe dominohet sot nga parti nacionaliste antishqiptare si dhe nga partia e kasapit të Ballkanit Sllobodan Milloshevic. Duke folur në një aktivitet diplomatik dytësor në Budva të Malit të Zi, Berisha tha se shqiptarët janë të ndarë në shumë shtete por se Shqipëria ka marrëdhënie të mira me disa prej tyre.


“Vendi im ka kënaqësinë te ketë marrëdhënie miqësore me Malin e Zi, me Kosovën dhe vende të tjera dhe natyrisht do te punojmë për një fryme të re në marrëdhëniet tona me Serbinë, sepse te pranosh njeri-tjetrin dhe të punosh se bashku – kjo është e ardhmja,” tha Berisha.


Në takimin informal të Budvës morën pjesë residenti i Malit te Zi Filip Vujanovic, Kryeministri  Igor Luksic dhe Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapic, Ministri i Punëve te Jashtme te Bosnje Hercegovines Zlatko Lagumdzija, ish Presidenti dhe ish kryeministri i Malit te Zi Milo Djukanovic dhe ish Presidenti Kroat Stjepan Mesic etj.


Retorika dhe veprimet antishqiptare nga ana e politikës serbe është shtuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit, ku nuk kanë munguar as incidentet kufitare me Kosovën. Serbët zgjodhën pak ditë më parë një nacionalist për president ndërsa partia e Millosheviçit ka dalë forca e tretë më e madhe dhe ajo vendimtare nga zgjedhjet parlamentare.


26 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)