Të paktën 110 persona, duke përfshirë dhe 25 fëmijë, janë vrarë në provincën e trazuar të Sirisë, Homs, nga forcat e presidentit Assad. Lajmi është bërë i ditur nga aktivistët e opozitës, të cilët bënë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të “përcaktuar përgjegjësinë për masakrën”. Sipas opozitës, cituar nga ‘BBC’ ushtria ka bombarduar dhe sulmuar qytetin.
“Në zonën e Hula, 110 civilë janë vrarë nga forcat e regjimit. Disa vetë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, ndërsa disa të tjerë, duke përfshirë edhe familje të tëra, janë masakruar”, – thanë burime nga opozita siriane.
Ky është një nga sulmet më të përgjakshme të ndodhura në Siri nga forcat e regjimit ë Asad që nga koha e vendosjes së armëpushimit mes qeverisë siriane dhe Këshillit të Sigurimit të OKB.
Intensifikimi i dhunës në qytete të ndryshme të Sirisë ka vënë në alarm edhe shefin i OKB-së, Ban Ki Moon i cili tha se situata mbetet tejet serioze dhe u bëri thirrje shteteve që të mos përkrahin asnjërën nga palët në konflikt.
Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, Bani Ki Moon ka folur për ‘organizime terroriste të herëpashershme’, të cilat kanë minuar marrëveshjen e nënshkruar më 12 prill mes qeverisë siriane dhe OKB, çka ka bërë që dhuna të rritet dhe përparimet në arritjen e paqes të jenë fare minimale.
26 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)