Toyota do të prodhojë makina të lira për vendet në zhvillim

Gjigandi japonez i makinave Toyota deklaroi së fundmi se do të prodhojë tetë modele të reja makinash të fashës së ulët që janë dizenjuar veçanërisht për tregjet e vendeve në zhvillim, ku kjo kompani synon të arrijë konkurrentët e vet më të avancuar në makinat e të varfërve si Volksëagen dhe General Motors.

Toyota, e cila humbi kurorën si prodhuesi më i madh i makinave në botë vitin e kaluar, po përpiqet të reduktojë varësinë që nga nga tregjet e faturuara të Amerikës së Veriut, Europës apo Japonisë. Ajo kërkon të zhvendosë vëmendjen e vet te tregjet që po rriten shpejt si Kina, India dhe Brazili, ku ëhere Volksëagen, GM dhe Hyundai janë pozicionuar më mirë.

Toyota synon të shesë gjysmën e makinave të veta në tregjet në zhvillim duke filluar nga viti 2015, nga 45 për qind që qe vitin e kaluar dhe 18.6 për qind që qe një dekadë më parë.

“Në tregjet në zhvillim janë katër apo pesë prodhues të tjerë që synojnë të kryesojnë volumet e shitjes,” tha zëvendëspresidenti i Toyota-s Yukitoshi Funo.

Kompania synon që nga tetë modelet e reja të shiten më shumë se 1 milionë makina në vit në mbi 100 vende. Makinat e reja do të dalin në treg përkundrejt çmimeve që fillojnë nga 12,600 dollarë dhe do të prodhohen në fabrikat lokale në Indi, Brazil dhe Kinë. Toyota thotë se synon të prokurojë 100 për qind të pjesëve të makinave në tregjet vendore në mënyrë që të ulë kostot, një lëvizje kjo që kërkon funksione më të forta kërkimi dhe zhvillimi në këto tregje.

Nga viti i ardhshëm, kapaciteti prodhues i Toyota-s në tregjet në zhvilllim do të rritet në 3.1 milionë makina në vit nga 2.38 milionë që qe në vitin 2010. Në këto nivele, do të ketë më shumë Toyota të prodhuara jashtë vendit se sa në vetë Japoni.

Funo përgënjeshtroi një lajm të publikuar në gazetat Japoneze, ku thuhej se kompania po punonte për të prodhuar një makinë që kushtonte vetëm 6,300 dollarë dhe që synonte tregun indian.

“Ne nuk do të shkojnë në këtë segment tregu, është jashtë kategorisë sonë,’ tha Funo. Sipas tij, për konsumatorët që nuk kanë paratë e nevojshme për një makinë të re, ka shumë opsione të tjera përveç një makine tepër të lirë, si psh blerja e makinave të përdorura.

Disa prodhues makinash si Nissan apo Hyundai po vlerësojnë mundësinë e prodhimit të makinave me kosto ultra të ulët. Makina më e lirë e Toyota-s aktualisht është Etios, e cila shitet në Indi për rreth 9 mijë dollarë. 26 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 26 Maj 2012. Kuriozitete, Teknologji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry