Venizelos dhe Tsipras: Na ka fyer. Reagime edhe nga Franca


Deklaratat e Drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde në të përditshmen bitanike “Guardian” ka sjellë reagime të ashpra në Greqi. Lideri socialist Evangelos Venizelos, ka akuzuar Lagarde se ka “fyer popullin grek”, ndërsa lideri i Syriza, Alexis Tsipras, ka deklaruar se: “punëtorët grek i paguajnë taksat e tyre dhe këto janë në nivele të papërballueshme”. Deklarata e Lagarde, se shqetësohej më tepër për varfërinë e fëmijëve  në Afrikë, sesa për vështirësitë që po kalonte Greqia, ku “disa persona po përpiqen ti shpëtojën evazionit fiskal” ka sjellë reagime edhe tek populli grek, madje mijëra persona i kanë shkuar Lagarde në Facebook. Pas kësaj ajo është detyruar të tërhiqet duke shkruar në profilin e saj: “Jam shumë pranë popullit grek dhe sfidave që po përballon. Deklaratat e kreut të FMN-së janë kritikuar edhe në Francë. Ministri i të drejtave të grave, njëkohësisht zëdhënës i qeverisë, Najat Vallaud-Belkacem, i ka përcaktuar “stereotipike” deklaratat e Lagarde. Ndërsa lideri i të majtës radikale, Jean-Luc Melenchon, ka kërkuar dorëheqjen e saj duke e pyetur: “Kush ju jep të drejtën të flisni në këtë mënyrë për grekët?”.


27 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)