Një 41-vjeçar nga fshati Hoxharë i rrethit të Fierit i ka dhënë fund jetës së tij paraditen e djeshme, duke u vetëqëlluar me armë gjahu. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime të policisë së Fierit, të cilat sqaruan se i vetëqëlluari është shoqëruar menjëherë nga të afërm të tij për në spitalin e këtij qyteti, por edhe pas ndihmës së dhënë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë. Nga burimet e bluve mësohet se 41-vjeçari me inicialet A.S. prej disa kohësh vuante nga depresioni. Kjo, pasi ai ishte divorcuar nga ish-bashkëshortja dhe që prej asaj kohe ka shfaqur shenja të depresionit, pohojnë burimet.