Pas australianit, Nico Rosberg dhe Fernando Alonso. Gara e radhës, në 10 qershor në Kanada
Mark Webber ka fituar Çmimin e Madh të Monakos në Formula 1, duke shënuar triumfin e tij të tetë në karrierë. I dyti është renditur Nico Rosberg me makinën e tij Mercedes, i treti Fernando Alonso me Ferrarin. Më pas janë renditur Sebastian Vettel me makinën tjetër Red Bull; i pesti Lewis Hamilton me McLaren-Mercedes dhe Felipe Massa me Ferrarin. Gara ka qenë shumë e vështirë dhe pilotët kanë arritur me 6 sekonda distancë nga njëri-tjetri. Piloti i Red Bull ka pohuar pas fitores se: “Ndjehem vërtetë shumë mirë, gara ishte interesante, e thjeshtë në nisje ku arrita menjëherë të kontrollojë mirë makinën dhe të arrijë i pari në kthesën e parë. Morra revansh duke mbajtur Nico Rosberg pas meje. Në momentin e pit-stop, Nico hyri para meje dhe mu desh të reagoja ndaj lëvizjeve të tij, më pas në pjesën e fundit ishte e vështirë për shkak të shiut. Nisëm të luteshim nga pak të gjithë. Një ditë vërtetë e jashtëzakonshme për mua dhe skuadrën”, ka thënë Webber. Gara e ardhshme do të jetë më 10 qershor në Kanada. Për momentin Fernando Alonso renditet i pari në klasifikimet e pilotëve, me 76 pikë. 27 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)