KUR BERISHA BËN SIKUR PËR PRESIDENTIN

Andrea Stefani - Titujt optimistë të gazetës “RD” për unitetin e koalicionit qeverisës nuk fshehin dot çarjen mes Berishës dhe Metës për çështjen e presidentit. Në mbyllje të takimit me Kryeministrin Meta deklaroi se vullneti i duhur mund të sillte një ose më shumë emra të pranueshëm më gjerë se shumica aktuale në Parlament. Është një deklarim që nënvizon edhe problemin qendror: A ekziston vullneti politik i duhur për të zgjedhur një president të pranuar nga të gjithë? Shihet qartë se një vullnet i tillë nuk ekziston, në radhë të parë, te vetë Kryeministri Sali Berisha. Por vështirësia për Berishën qëndron te fakti se prapa kërkesës së Metës për një president të pranueshëm “më gjerë se mazhoranca aktuale” qëndrojnë, me shumë gjasa, ndërkombëtarët. Për rrjedhojë, Berisha do përpiqet që gjithë ky proces negociatash për një president konsensual, të shndërrohet në një mjet për trukimin e mungesës së vullnetit për president konsensual. Dhe kush dyshon se Berisha do të jetë deri në fund, kundërshtari më i rreptë i një presidenti të të gjithëve, injoron jo vetëm tendencën mbi 20-vjeçare të Berishës për të kapur të gjitha pushtetet, por edhe vetë deklarimet e tij për një president të dalë nga figura të larta të PD. Edhe çka ai tha pas takimit me Metën, qe një spërdredhje e një njeriu të zënë në çark: “U ra dakord plotësisht që të bëhet çdo përpjekje në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm”, tha Berisha. Një deklaratë me shumë rrena brenda dhe që përpiqet të maskojë qëllimet e vërteta të Berishës. Sepse nga ato që tha Meta, shihet se nuk është rënë dakord për asgjë dhe kuptohet se Berisha do përpiqet që të arrijë me çdo mjet një “konsensus” për një president të Berishës. Konfirmohet përfundimisht se nëse ka një faktor që e pengon “konsensusin më të gjerë të mundshëm” për presidentin, është pikërisht Berisha me gjakimin e tij autokratik. Nëse ka ndonjë faktor pengues për zgjedhjen e një presidenti konsensual që në raundin e parë, ky faktor është pikërisht Berisha. Kryeministri i është futur negociatave vetëm që të krijojë një alibi dredharake sikur nuk është ai pengesa kryesore për presidentin konsensual, sikur po përpiqet, por se janë të tjerët ata që do ta detyrojnë, më në fund, të zgjedhë president pa dëshirë, por i detyruar nga “Kushtetuta”, një delfin të tijin për të shpëtuar Atdheun nga “qameti” i zgjedhjeve të parakohshme”.

***

Si bëhet e mundur zgjedhja e një presidenti të pranuar prej të gjithëve? Shumë thjesht. Do mjaftonte që Berisha të hiqte dorë nga gjakimi i tij kronik për kapjen e shtetit. Dhe meqenëse kjo është e pamundur, atëherë edhe konsensusi për Presidentin është i pamundur. Por është një e keqe e madhe sepse, krejt në kundërshtim me pretendimet e mazhorancës berishiste se Presidenti nuk është një kusht për integrimin, këmbëngulja e ndërkombëtarëve për një president konsensual flet për të kundërtën. Është më shumë se kusht, është standard. Jo rastësisht, ambasadori danez, Jensen, deklaroi se 5 vitet e ardhshme të integrimit europian të Shqipërisë lidhen ngushtë me personin e Presidentit. “Një zgjedhje e gabuar – tha Jensen – do të thotë vonim i Shqipërisë për t’iu bashkuar familjes europiane”. Kush do të ishte zgjedhja e gabuar? Pikërisht ajo që lakmon Berisha, që presidenti të ishte një delfin i Kryeministrit që u bindet urdhrave të tij. Kjo do të thoshte një rrënim edhe më i thellë për atë që është themelore për një shtet europian: ndarjen e pushteteve. Presioni që po ushtrohet nga ndërkombëtarët që një e keqe e tillë të mos ndodhë është thuajse evident. Duket se Meta i është bashkuar këtij skenari të skicuar nga të huajt. Prandaj ka nisur të ushtrojë presion mbi Berishën. Prandaj i ka kërkuar që të bien dakord për një president me një miratim më të gjerë se ai i mazhorancës ekzistuese. Gjë që bie ndesh me deklarimet dhe gjakimin e Berishës për të zgjedhur president një figurë të lartë të PD. Dhe Kryeministri nuk mund të mos shkaktojë humor kur shton se presidenti duhet të jetë një figurë “serioze”! Sepse rreziku nuk është se mund të zgjidhet ndonjë figurë karagjoze por se mund të zgjidhet një figurë seriozisht e rrezikshme për demokracinë sa më e varur të jetë ajo nga Kryeministri. Berisha ka nisur një lojë me fjalë që shfaqet shumë vulgare dhe kundërthënëse kur vlerësohet pak më thellë, në rrafshin konceptual. Kështu, duke refuzuar takimin me Ramën, ai deklaroi që më shumë se forma ka rëndësi përmbajtja. Ndërkaq, gjithë gjakimi i tij për të zgjedhur president vetëm me 71 vota një njeri të vetin, bazohet në të kundërtën, në mbivlerësimin e formës mbi përmbajtjen, të germës së Kushtetutës mbi frymën e saj. Një provë tjetër se ajo që ka rëndësi për Berishën është vetëm pushteti. Presidenti i të gjithëve i duhet shtetit. Por Berishës i duhet një president për pushtet dhe jo për shtet.

***

Berisha nuk ka pse stërbetohet se duhet bërë “gjithçka” që të gjendet konsensusi për presidentin. S’ka pse lodhet as duke gërmuar për të gjetur në radhët e oborrtarëve të tij në PD një figurë “serioze”. Mjafton të krasisë, një herë të vetme në jetën e tij, dëshirën për pushtet absolut, mjafton ta ndajë mendjen se e mira e demokracisë (por a mund të shqetësohet autokrati për demokracinë?) kërkon që presidenti të mos jetë një skllav i Kryeministrit, por një figurë që duhet të kufizojë pushtetin e Kryeministrit, dhe konsensusi arrihet që në raundin e parë. Duke gjykuar nga karakteri i Berishës nuk ka fare gjasa që kjo të ndodhë. Ndërsa sa për sy e faqe negocion për një president konsensual, do intensifikojë përpjekjet me anë pazaresh sa të fshehta aq edhe të pista, për të siguruar votat për Presidentin, por edhe për qeverisje edhe pa Metën dhe LSI. Kalbëzimi ekstrem i politikës ka krijuar shumë hapësira për shitblerje mandatesh nga deputetët. Pozita e vështirë ku ndodhet, mund ta shtyjnë Berishën deri edhe te pranimi i kandidaturave të vjetruara të politikës si p.sh. Fatos Nano. Edhe këto pazare do t’i justifikonte me maksimën makiavelike: rëndësi ka përmbajtja dhe jo forma, qëllimi dhe jo mjeti! Dhe dihet se qëllimi i Berishës nuk është integrimi, por sundimi, jo shteti, por pushteti. Një situatë ku ose Meta dhe LSI duhet ose të vazhdonin gënjeshtrën e integrimit me Berishën, ose duhet të braktisnin qeverinë e “integrimit”, që është sot pengesa e vetme e integrimit, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Autor te 27 Maj 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Qirjako

    Nje vrime te kavallit i bie ky ‘”Berisha synon   TE KAPE GJITHE PUSHTETET ” ky eshte nje refren tashme i merzitshem qe nuk te ben ta perfundosh artikullin

    • gerald05

      z. Qirjako, nuk ju duket se Berisha synon   TE KAPE GJITHE PUSHTETE????

      • Dardan

        Z.Gerald !
         Po perse e ka bere camure situaten politike ne Shqiperi Edi Rama ? Thjeshte per sport ?
         Mendon vertete se e ben per te miren e popullit opozitar ?
         A nuk ishte 11 vjet ne pushtet ne Tirane e cfare beri per ”popullin mazhoritar” te kryeqytetit qe e kishte zgjedhur?
        Ja pa hajrin kryetarllekut ne Tirane e prandaj ju shtua oreksi te mare gjithe pushtetet .
         Ne pluralizem o lum miku ky eshte qellimi i partive politike. Kush te mare pushtetin.
         E pushtetin mund ta maresh vetem me vota. Edhe nje vote me shume te fitoje kundershtari politik, ule koken e pegatitu per zgjedhjet e tjera te fitosh.
         Sa i besuar do te jesh ne elektorat, rol te rendesishem luajne edhe gazetaret. Ish kapteri-gazetar Andrea Stefani, tashme eshte bere nje personazh komik i publikut shqiptar, e ne vend qe t’ja shtoje vlerat opozites, e ben edhe ate qesharake.

        • Simbad

          Komik je ti dhe gjithe berishistet e llojit ten o Daradan shpellari! Po te ishte komik Stefani nuk rrinit ju berishistet perhere te gatshem qe ta sulmoni . Menyra se si e sulmoni gjithe mllef, urrejtje dhe shpifje e genjeshtra, eshte prova me e qarte se sa ju djegin te vertetat qe shkruan e thote ky gazetar. Po ju do ta beni beli se jeni kunder flaes se lire o Dardan shpella! Z.Stefani vazhdo dhe leri qente e Saliut te lehin!.

    • Arjan

      Merita e Andrea Stefanit si gazetar qendron pikerisht ne faktin se nuk eshte lodhur asnjehere per te denoncuar synimet prej despoti te Sali Berishes. Sa kohe qe Berisha eshte ne pushtet dhe perpiqet te vere nen komande gjithçka, mbetet detyre e gazetareve ta denoncojne kete tendence dersa te mposhtet. Sa kohe qe nuk eshte mposhtur, i dihet rene vrimes se kavallit per kapjen e pushteteve siç ben edhe Z. Stefani qe i lumte pena! Kush merzitet nga ky lajtmotiv tregon se e ka shume per zemer qe shqiptaret ti nenshtrohen Sali Berishes. Valle u largua rreziku u kapjes se pushteteve qe te pushoje kritika per kapjen e pushteteve? Pergjigju Qirjako. Nje pyetje kam per ty: tu mersit nje gazetar dhe nuk tu merzit nje politikan si Berisha qe ka 20 vjet qe vben te njejtat çorba?

  • Pavaresia

    Cdo levizje qe ben Sali Berisha, duke sjelle verdalle jo vetem politiken shqipetare e srukturat e tjera te shtetit, jane tashme fare te qarta edhe per opinionin e thjeshte. I gjithe misioni i tij ka qene e mbetet mbajtja e Shqiperise peng, per ti krijuar te gjithe pengesat e mundeshme per te mos ecur perpara. Ky eshte nje skenar i kahershem i ish Jugosllavise dhe i trasheguar nga mbetja e saj- Serbia. Zbatuesi i zellshem i ketij skenari, vazhdon te jete Sali Berisha. Vitet e fundit, pjesa me e rendesishme e skenarit, eshte mbajtja e Shqiperise larg Evropes, me qellimin final qe atje, ne Evrope, te shkoje Serbia e para. Dhe pastaj… e di ajo se si do ti kullandrisi ,,punet” me Shqiperine dhe Kosoven (!?). Dhe kete mision, per cudi, po e realizon ne menyre perfekte Saliu, qe eshte me shume i derguari i tyre se sa k/ministri yne. Mjeti me efikas qe perdor ai, per te realizuar kete mision antikombetar, eshte fare i thjeshte dhe i pa mundimshem: Konfliktualitet,rremuja te gjithe fare llojeshe; miratim ligjesh ne dem te interesave te vendit e plot te tjera deri ne vrasjet pas shpine e, pse jo dhe diten per diell, ne mes te bulevardit! Dhe taktika e tij per ti a lene ,,kopilin ne dere” opozites, eshte shenderuar ne nje mjeshteri te pazakonte nga ai. Ne keto situata, cfar kerkohet nga opozita? Unitet, zgjuarsi e ndershmeri, kembengulje per te mos pranuar cfar thote Saliu, argumentim i te vertetes se eshte ai qe po vazhdon ti beje gjemen Shqiperise. Ne momentin e tanishem te gjetjes e votimit te Presidentit te ardhshem, domosdoshmerisht, opozita duhet tia djegi kartat tinzare per te vendosur e ,,votuar” me 71 vota nje President qe do ai. Ne se ai kembengul ne te tijen ose ben sikur eshte konsensual, opozita duhet ti beje me mire se ai llogarite e ,,numerave” dhe ta zbresi prej aty ku eshte dhe vendi te shkoje ne zgjedhje te p/koheshme. Ne se edhe kesaj here, Sali Berisha realizon tekat e tij,gjithenje ne dem te vendit, atehere opozita dhe lideret e saj vihen para alternatives: Te jene apo te mos jene, duke marre te gjitha pergjegjesite per pasojat ne dem te Shqiperise. Shpresa e shqipetareve per ndryshim, do te pesonte nje goditje tjeter te rende.

  • Berishaik

    Artikulli ben nje pasqyre mjaft te mire te balances politike te momentit. Duam apo sduam, Meta i shtytur edhe nga nderkombetaret mbetet nje faktor me peshe ne rrezimin e Berishes. Rama e ka kuptuar kete prandaj beri edhe takimin me Meten. Megjithate nuk ja kam shum besen Metes dhe do bindesha vetem kur te merrte vendimin per tu larguar nga Qeveria. Por jam dakort me Stefanin se tani eshte momenti qe Meta ose te beje diçka per te shlyer sado pak mekatet e djeshme ose te zhytet edhe me thelle pa shpetim ne llumin e Berishes.

  • Zheni

    Sakte! Berisha do beje sikur perpiqet per nje Presidenti konsensual dhe nga ana tjeter do tentoje te bleje deputete te se majtes per te cajtuar Presidenti ndonje nga “halimet” e vet se Xozin nuk e ben dot Presidente nga qe jane kundra amerikanet.

  • http://www.facebook.com/people/Ardi-Selimi/100003540875111 Ardi Selimi

    Andrea e ka shume mire , shume sakte por PS e LSI nuk duhet te bjene ne gracken e Doktorit qe eshte ujk i vjeter dhe skile e re. Jo vetem synon gjithe pushtetet, qe pothuaj i ka marrre por ai deri ne vdekje nuk i leshon me. Nuk mer dot me fryme pa te gjitha pushtetet e te gjithe pasurine e ketij vendi. Vetem Shkelzeni e heq qafe ate po te doje , ka llafe  se dihet qe pasuria e madhe sjell edhe sherr te madh. Ka rrezik te ndodhe dicka Makbethiane. Edhe presidentin do ta marre por edhe me ate si me Bamirin e me Ina Ramen do te perfundoje
    Historikisht nuk ka shkuar me asnje president e as me nje prokuror edhe pse vete i ka emeruar disa prej tyre E ka mallkim kete dhe ky do ta ndjeke nga pas.

    • Petrit

      Jam dakort Ardi. kam frike se Berisha do ta gjeje nje zgjidhje dhe siç e shkruan edhe Andrea Stefani mund te perfundoje edhe te Fatos Nano si presidenti vetem qe te shmange renien e qeverise dhe per ta vazhduar planedt e tija te sundimit. Nuk di te them nese Fatos nano si president do te behej mashe e Berishes. Ndoshta jo?

  • ALFRED ADLER.

    Eshte problem jo pak i vogel.Andrea Stefani ky predikator marksizmi dhe kapterr ushtrie,si agjitpropet e vitit ’67,vazhdon te frymezoje njerez,qofshin keta edhe militante te se njejtes PARTI me te Andreas.Ka kohe qe Shoku Andrea ,jo qe me nuk eshte interesant,por eshte i neveritshem,bile i urrejtshem,nga shumica e shqiptareve.Shiheni neper ekrane si sterkeqet e shperfytyrohet,gjoja per kauza dhe principe.SI IMAMI E XHEMATI!?

    • Martin_l

      Po ti Alfred Hitler ke frymezon duke share gazetaret. Besoj se zotit tend qe te paguan. Po ben mire ta nderrosh pllaken se spo i duken bathet mire dhe ti marrin dhe ato qe ke grumbullu deri tani. Pastaj i shkreti ti ske tru as me shajt Andrean dhe jo me me gjet pune ne ndonje stan tjeter.

    • Anton

      Cfare ndryshimi ka midis marksizmit te viteve ’67 dhe pluralizmit terrorist berishian?

      • Antonit

        Ndryshimet dhe te perbashketat i di me mire Sali Berisha. Ai eshte komunist i thekur dhe ka pasur nje kohe te gjate ti zbatoje dhe ti eksperimentoje me popullin shqiptar. Prandaj ka dale dhe kjo rrokopuje ku jeton populli shqiptar i cili e perjeton cdo dite deri ne palce por ty nuk te intereson se deri tani ta ka dhene rrogen e majme Ai.

        • Anton

          Mua rrogen ma japin prej vitesh te huajt, se nuk jetoj ne Shqiperi. Pergjigja e sakte do ishte: Nuk ka asnje ndryshim! Si i bini ne te qe komenti im eshte pro Berishes?!!! Nese nuk e kuptoni ironine me mire mos komentoni fare.

  • Shqiptari

    Eshte turp per shqiptaret qe vazhdojne te sorrollaten per hunde nga maloku u Vuçidolit nca rruge qe vetem ne Europe nuk te çojne. Ishallah po behet bashke e majta dhe ta rrexojne me nje mocion mosbesimi sepse eshte e keqja me e madhe qe i ka zene rrugen Shqiperise.

  • realisti

    A.Stefani gjithemon ve doren ne plaget e vatanit per ti sheruar,ky eshte fakt prej shkrimeve te tij.
    Xhelozet jane ata qe s’e pelqejne se ju zbulon mekatet.

  • qirjako

    O Arjan !  Stefanit i shkruan  pena sipas oreksit e deshires tende  dhe ti kenaqesh si kalama , Por ta them sinqerisht  se  ai nuk eshte  gazetar . Ai e vuan mungesen e profesionalizmit,  e ndjen veten inferior  ndaj koleqeve dhe inferioritetin  e tij don qe ta  kompemsoje me “fraza trimerie kunder Berishes .
    Ai se pari nuk ka zgjuaresi natyrale dhe kete e verteton lehte ne debatet televizive me argumentat qe jep. Vere ne vemendje  se  si ben si gore e con zerin kot kur e kundershtojne . Me keto fare trimash
    nuk kini cfare ti beni  “Despotit Berisha ” por  do beni pordha ne uje eshe 20 vjet

    • Vicidolasi

      Mos ja fut kot o Qirje Qirjako se sa per debatet Andrea i ka lene me mut ne goje berishianet. Mos je dhe ti nje nga ata qe nuk je ne gjendje ta mundesh ne ekran dhe kompleksin e inferiotietit e shpreh me hakmarrje te pandershme prapa ferres ketu ne forum? Mos na i shit deshirat e tua per realitet sepse kjo nuk eshte zgjuarsi natyrore siç duhet se pretendon qe e ke. Pastaj dua te te kujtosj se forumi eshte bere per te folur per problemet qe ngrihen ne nje artikull dhe jo per autorin. Rrezoje me argumente Stefanin po i she i zoti, perdor zgjuarsine tende natyrore dhe mos u merr me sharje o LOL! Problemi qe diskutojme eshte si do zgjidhet presidenti dhe jo se çfar mendon ti dhe sorollopi yt per Stefanin.

  • moralisti

    Z. Qirjako ti je merzitur se Stefani perserit cdo dite mesimet e demokracise. “Check and balance” – e ke degjuar ndonje here kete shprehje?

    Mos valle eshte faji i Stefanit dhe i joni, qe Berisha i bie gjithashtu ne nje vrime dhe nuk heq dore nga vesi i autokracise dhe i pezullimit te demokracise,ne mos nga fshirja e demokracise reale ne kete vend? Mos valle duhet ta leme te beje c’te doje kete koqe plaku qe po na merr ne qafe vetem, sepse ti je merzitur me muhabetin “e marrjes te gjitha pushteteve”?

    Fli i qete o shoku Loni!

  • luani

    ilir meta duhet ti ktheje borxhin te majtes shqiptare  kualicionin  qeverises e beri ‘per integrimin’ por edhe shkeputjen  po e bene per hater te integrimit .nuk ka intgrim te vendit pa reformen zgjedhore pa nje president konsesual. lsi ka shanset  per ti thene ppopullit  se e meriton kete emer  dhe integrimi i takon vetem asj dhe as pd dhe as ps.nga 14000 mije vota qe ka ato dote shkojne ne 1 400000. andrea stefani mbetet nje pene e pelqyer po kush njeri i ndershem nuk nervozohet me sali vicidolin

  • qirjako

     O VIC  me thua mos u merr me sharje por argumente , kurse nga ana tjeter shan Qirje ,  Lol , ka lene
     me MUT me goje  berishianet (qe ty re befte mire e lyefsh edhe turnjte ) Keto jane argumentat e tuaja !

    • Vicidolasi

      Jo o Qirjo ti e nise me sharje duke treguar qe je LOL. Pra kur te theme LOL eshte nje e vertete nuk eshte sharje.

  • Sidrit

    Salu do ta vazhdoje deri ne fund lojen e tij duke terhequr perseri edhe Meten dhe duke e lene perseri me gisht ne goje Ramen qe per mua eshte i marre sa kohe beson se Meta mund te lere te mirat e 20 perqindeshit te pushtetit duke rrezuar Saliun. Por mund te shtoj se loja politike eshte bere shume e pamoralshme, shahen, bashkohen, puthen, kafshohen….

  • A.Shtefa

    Hajde po e zeme se rregullohet siq pretendon AStefa, po cfare do te shkruaj dhe cfare tema do te pergojoje Stefi. Mund te supozojme se te keqijat e regjimit te “ardhshem” do t’ia adresoje perseri SALI bollekut, sepse edhe ashtu gjendet ne nje kosh ne te cilin asesi nuk po mund te mbylle ndonje vrime..