Londra: “Kërcënimet e besueshme”. Lajmi publikohet në Mail on Sunday


Grupi anarkik italian, që morri përsipër autorësinë e atentatit ndaj Roberto Adinolfi, kërcënon se shënjestra e tyre e radhës do të jenë Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Lajmi është publikuar në gazetën “Mail on Sunday”.


Sipas së përjavshmes britanike, anëtarët e Fai, javën e kaluar kanë kryer një aksion sabotimi që ka dëmtuar rëndë shërbimin hekurudhor në Bristol, ndërkohë që në prill kanë dëmtuar antenën e një stacioni komunikimi radioje të policisë në periferi të Dundry Hill.


Kërcënimi për Olimpiadat është bërë publik nëpërmjet një komunikate të përhapur në adresën e ëebit, 325.nostate dhe për policinë duket u besueshme. “Në Mbretërinë e Bashkuar, të kontrollit dhe zbutjes nga krenaria, ne jemi disa nga “jo patriotët” që i shohin Lojërat Olimpike 2012 dhe ekzibicionin e tyre, si fyese. Nuk kemi pengesa për të përdorur guerilët për të dëmtuar imazhet kombëtare dhe paralizuar ekonominë në çdo mënyrë të mundshme. Sepse, për ta thënë thjesht: nuk duam turistë të pasur, duam luftë civile”, thuhet në njoftimin e Fai.


27 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)