Reagimi i selisë blu për arrestimet e djeshme të 32 trafikantëve të drogës
Partia Demokratike ka akuzuar sot deputetë të parlamentit shqiptarë se me porosi të mafias po ndërmarrin një nismë për anulimin e moratoriumit të skafeve. Në një komunikim me mediat, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi pasi ka përshëndetur arrestimin e 32 pjesëtarëve të një grupi italo-shqiptarë, që merrej me trafik ndërkombëtar droge, ka bërë të ditur se: “Partia Demokratike me këtë rast informon shqiptarët se skafo–deputet në Parlamentin shqiptar me porosi dhe në interesa direkte të Mafjas së trafiqeve të drogës me të cilën ndajnë me sa duket fitimet, kanë marrë nismën për të anuluar moratoriumin e ndalimit të skafeve. Partia Demokratike denoncon këtë nismë të skafo-deputetëve që duan të shndërrojnë Shqipërinë në skafo-republikë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre me paratë e drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale dhe që kërcënon interesin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë”.
27 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)