Rama: Do ta largojmë Berishën si Kryeministër

Ruçi, para takimit me Patozin: Do të mësoni qëndrimin tonë

Ndërsa Sali Berisha nuk e do në tryezë Edi Ramën, për të negociuar për presidentin e ardhshëm, kreu i PS-së ka bërë të ditur dje planin e opozitës shqiptare për të larguar Sali Berishën nga posti i Kryeministrit para zgjedhjeve të ardhshme. Qëndrimi i Ramës ka ardhur pikërisht pas pranimit të PS-së për t’u takuar me delegacionin e mazhorancës sot paradite në Kryesinë e Kuvendit. Me anë të një editoriali që ka shpërndarë në blogun e tij, Edi Rama ka bërë të ditur se opozita shqiptare do të bashkohet me “këdo”, me kusht që të largojë Berishën nga posti i kreut të qeverisë pasi, sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër.

Rama

Në editorialin e tij me titull “Kremtimi i pavarësisë si dramë dhe si komenti”, lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama, thekson se “për Shqipërinë e mbetur tri herë jashtë Europës, një gjë është e sigurt: asgjë s’do të jetë më njësoj në Shqipëri kur të largohet nga qendra e skenës së historisë së këtij vendi, ky personazh jashtëhistorik për Europën, për Ballkanin e për vetë Shqipërinë e vitit 2012. E në këto kushte e vetmja mënyrë për ta kremtuar ditën e pavarësisë, pa e ngrënë tërë turpin e këtij viti me bukën e dështimeve të shkaktuara për hir të pushtetit dëmsjellës e qesharak të këtij personazhi, është që ky njeri të mos jetë më Kryeministër kur të gdhihet 28 Nëntori e të këndohet himni kombëtar”. Por si do ta realizojë opozita qëllimin e saj për të larguar Berishën nga qeveria. Me mocion mosbesimi në Parlament? Edi Rama nuk e bën të qartë në editorialin e tij, por më poshtë shton: “Qoftë edhe vetëm kjo, nuk është një arsye e vogël për ta shkulur një orë e më parë që aty, duke bashkuar çdo forcë e çdo votë të mundshme, pa humbur kohë, duke menduar se sa ia vlen apo nuk ia vlen bashkimi me këdo qoftë për të qeverisur vitin e ardhshëm”. Gjithçka duket e qartë dhe e përcaktuar: opozita nuk do të hyjë më në negociata për ndryshimin e Kodit Zgjedhor me këto rrethana. “Me një reformë zgjedhore të minuar haptazi për të përsëritur avazin e vjetër e me një president të zgjedhur për të garantuar jo Shqipërinë po vetveten, ai na ka ftuar të zgjedhim: ose ta largojmë përpara se sa Shqipëria të hyjë në zgjedhje, ose të presim se si do t’i vjedhë përsëri zgjedhjet e do ta bëjë shkrumb ëndrrën e Shqipërisë Europiane. Kush ka sy le të shikojë e kush ka veshë le të dëgjojë”, e mbyll Edi Rama shkrimin e tij.

Patozi dhe Ruçi

Negociatat

Edhe pse opozita e ka bërë të ditur qëllimin e saj, konfirmohet se sot paradite do të zhvillohen negociatat formale ndërmjet kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, dhe homologut të tij të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Duke folur për “Shqip” nëpërmjet telefonit, Ruçi deklaroi se gjithçka do të bëhet e ditur nga takimi i sotëm dhe se opozita e ka bërë të qartë qëndrimin se kërkon një proces për presidentin dhe nuk do të flasë për emra. Por ndërsa Berisha e ka mënjanuar Ramën nga negociatat, Ruçi do të shkojë sot me një kartë më shumë, kur kreu i partisë së tij ka bërë të qartë qëndrimin politik se jo thjesht nuk do të takohet me Berishën, por do të bashkojë votat në Parlament për të shkarkuar Kryeministrin aktual. Shkurt, parashikohen negociata më shumë se të nxehta, të tensionuara.

Rama: “Ai na ka ftuar të zgjedhim: ose ta largojmë përpara se sa Shqipëria të hyjë në zgjedhje, ose të presim se si do t’i vjedhë përsëri zgjedhjet”

Bashkimi: Edi Rama bën të ditur në editorialin e tij të botuar mbrëmë, se do të bashkojë “çdo votë të mundshme” për të rrezuar qeverinë “Berisha”

Ruçi: Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi se do të bëjë të ditur sot qëndrimin pas takimit me kolegun e tij të PD-së

Mocioni: Që të rrëzohet qeveria në Kuvend duhet që një grup deputetësh, përveç se të paraqesë mocionin e mosbesimit, do të duhet të paraqesë kandidatin alternativ

PD-ja, së bashku me Mediun dhe dy deputetët e PDIU-së në Parlament, arrin të ketë vetëm 69 deputetë

Opozita, nëse merr me vete votat e LSI-së dhe të deputetëve të pavarur, arrin 71 deputetë

Autor te 27 Maj 2012. Kryesoret, Politikë, Zgjedhja e Presidentit. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Gazmir Piku

    Nuk jam dakord me sekretarin Gjeneral (PS) z.RAMA për largimin e Berishës si Kryeministër para zgjedhjeve të 2013 pasi kjo lëvizje do pengoj punën tuaj si Kryeministër i rradhës.

  • Virgjili

    Ja filloj  Edi me budallalleqe , me veprime  e fraza te papjekura politikisht. Ky tamam te krijon  bindje se  nuk eshte politikan dhe  nuk din . Eshte bere trim pas darkes me ngjala tek Iliri dhe tashti do rrezoje Berishen para 100 vjetorit  O Edvin ta ka fut Iliri  mos fluturo me ………

    • maloku

      shume bole qeke labi cope mishi me dy sy.

  • Luandervishi

    Eshte e vertete Saliu ai trimi i madh qe vrau ne mes te bulevardit dhe qe tha ju vras prap ka frike si deri, ka per borxh te humbi Meten dhe dihet qe ai esolli dhe emban ne pushtet vetem e vetem qe te mari presidentin qe do te thote te mari prokurorin e pergjithem .O Sali ne fund do e pesosh si Enveri do te shkelin me kembe se shkollen e atij ke bere.

    • LABI

      O budalle !  Te  gjithe ato qe jane mbi 29 vjec ate shkolle kane bere . Me gjithate kot lodhem  me ty,  se ti nuk ditke  as te shkruash shqip dhe me trapa si puna jote nuk  rrezohet Sali Berisha .

  • Luandervishi

    O injorant i mjere Saliu ka qene sekretar partie ne partine  e Enverit dhe ka qene nje komunist i thekur per kete e kisha fjalen por nga ta kuptosh ti. Shko voto per Saliun se mbase e shpeton .

    • LABI

      Po ai eshte me pushtet o bole ,  nga se ta shpetoj  dhe pse te votoj . Me debila si puna jote e elektorat te tille  ju beni punen e kundert tuajen duke favorizuar Saliun . Dhe e di pse ?  Sepse  njerezit do  thone shiko  sfare trapash duan te rrezojme Daliun

  • Luandervishi

    O Injorant Rama e ka ne regull Saliu ja u ka fut deri ne fyt.

  • Labi Vlore

    Shpresojme nje mocion mosbesimimi zoti Rama.Ata qe kerkojne akoma te rrine nen prehrin e Saliut,duhet te bejne dallim nga ata qe kerkojne te rrezojne te keqen e madhe qe ka zaptuar Shqiperine.Kjo do te jete ora e se vertetes.Gongu i se vertetes me ne fund bo bie.Nuk ka me asnje cast kohe per te humbur.Ky kryeminister eshte nje deshtim total per te gjithe qyetaret e ketij vendi.Qofshin keta te majte apo te djathte.Endrra Europaine po mbetet cdo dite e me teper enderr.Populli ka besim tek ju z.Rama.Shpresojme qe edhe elemente te tjere brenda Partise Demokratike ta braktisin plakun Mere aspak te pershtatshem per sfidat Europiane qe ka perpara Shqiperia.Koha e tij ka perenduar.Ora e energjive pozitive po vjen.Shqiperia kurre me,nuk ka per tu kthyer ne erresiren qe ka perjetuar me Sali Berishen ne krye.Nuk e ka pare historia e saj nje regjim aq barbar,te papergjegjshem e te cmendur sesa me ate njeri ne krye te vendit.Shqiptaret tashme jane bindur se me ke kane te bejne.Edhe ata qe deri dje ishin dyshues te paepur.Tashme ne llogoren e tij kane mbetur vetem ata qe kane frike nga perbballja me drejtesine.Pengjet e vetvetes.Matrapazet,hajdutet,batakcinjte,shkaterrimtaret,kriminelet,banditet,injorantet,te pabeset,imoralet,kurvaret,servilet dhe tradhetaret jane tashme i vetmi elektorat qe beson te Sali Berisha.Nga ana tjeter eshte nje popull krenar,i beses,mikprites,punetor,me moral te larte,trim,atdhetar,i mencur,i shkolluar,i vuajtur por krenar.Nga ana tjeter eshte shumica derrmuese e Shqiperise qe akoma beson se Shqiperia do te behet patjeter.Do te behet,duan apo nuk duan felliqsirat dhe jashtqitjet e kombit.Kjo eshte e verteta.Ora e te vertetes me ne fund ne Shqiperi po bie.Frika nga ndryshimi eshte tejkaluar.Nuk durohet me barbaria.Ajo do te mposhtet ne menyren me spektakolare sikurse e meriton.Dhe atehere Shqiperia do festoje 100 vjetorin e pavaresise ashtu si i takon.Me dinjitet,me moral dhe mbi te gjitha e cliruar e me ne fund me te vertete e pavarur.Me ne fund Shqiperia,si kurre ndonjehere ne historine e saj do i perkase qyetatreve.Si kurre ndonjehre ne historine e saj do triumfoje njeriu i mire mbi te ligun.Si kurre me pare,me ne fund do te triumfoje morali mbi imoralitetin.Ku do te triumfoje i ndershmi ndaj hajdutit.Ku do te triumfoje njeriu punetor ndaj dembelit te dhjamosur nga llumi korrupsionit.Djersa e Ballit ndaj Servilizmit.Ku qyetari i ndershem do te eci ne rruge krenar dhe i sigurte,sepse kriminelet,hajdutet dhe matrapazet do te fshihen kushedi se ku,ose te burgosur ku meritojne te jene.Do te triumfoje rrugeve te Shqiperise besimi dhe jo frika per te ardhmen.Ku nje energji e madhe pozitive jashtezakonisht e madhe qe gjithe kete kohe eshte qeshur,perqeshur,shtypur,ndrrydhur,peshtyre,perdhosur,burgosur do te perhapet ne te kater anet e atdheut si nje drite qe do te beje naten dite.Ajo energji e njerezve te zakonshem te ketij vendi,e njerezve te ndershem te ketij vendi,qe me durimin titanik nuk eshte mposhtur dot nga pushteti.Ajo ka pritur pikerisht kete cast.Kete drite ne fund te tunelit qe me ne fund po duket,mbas shume vitesh erresire mbytese dhe nje nate shume te gjate dimri,qe me ne fund po mbaron.Erresires qe ka mberthyer atdheun prej me teper se 20 vjetesh po i vjen fundi.Njerezit me te mire te atij vendi me ne fund do shfaqin talentin e tyre te pafund ne te mire te bashkejeteses qytetare dhe kombetare.Nje zhvillim i vrullshem pozitiv do te clirohet anembane Shqiperise.Me ne fund po vjen fundi i antivlerave qe kishin pushtuar fronin ku dikur mbreteronte vlera.Po i vjen fundi imoralitetit qe kishte zene vendin e moralitetit.Fundi i te pandershmit ulur ne fronin qe i takon te ndershmit.Fundi i dembelit te dhjamosur nga korrupsioni qe 22 vjet ka qeshur dhe perqeshur,punen e njeriut te ndershem.Po vjen fundi i urrejtjes dhe mosbesimit ndaj njeri-tjetrit.Me ne fund ne Shqiperi njerezit do te fillojne te i thone njeri-tjetrit buzagas,mirmbrema dhe mirmengjes.Ku do te filloje te ringjallet ne jeten e perditshme fjala faleminderit.Ku do te mbillen me shume prodhime bujqesore,pa patur frike se mos ja shkulin naten hajdutet qe policia nuk i kap dot.Kjo energji pozitive qe do te clirohet me largimin e se keqes dhe antivleres qe ka instaluar Sali Berisha keto vite do te na shtyje te ndertojme nje mur me teper,te rregullojme rrugicat ku banojme e jetojme.Do te i beje Shqiptaret edhe me te pergjegjshem.Une jam i sigurte,se madje edhe njerezit qe nuk do hedhin me mbeturina rruges si me pare,sepse kjo energji pozitive vetvetiu nuk do i lejoje.Edhe ne familje do jemi me te qete,komunikues e me deshiren per te degjuar edhe me teper vellain,motren,kusherinjte,shoket dhe miqte.Deshira per te lexuar libra do rritet,ngaqe siguria per jeten do jete me e madhe.Atehere edhe njerezit do dashurojne sinqerisht.Ne Shqiperi tashme,me kete regjim,nuk ka me as dashuri te sinqerte ne cift.Nuk ka me kuptim dashuria,por vetem seksi.Nuk jam kunder seksit,por jam per me teper dashuri te vertete,qe kur njeriu jeton ne regjime barbare,ajo ngushtohet c’do dite e me shume.Vetvrasjet si ajo e te madhit Ardian Klosi,qe vdiq per mos te vdekur kurre,do te pakesohen se tepermi,per mos te thene qe nuk do te ekzistojne me.

    • LYM TIRONSI

      Me leximin e kesaj tablloje sinoptike mbi regjimin e Berishes te ketij Labi  “Jam i bindur se populli tashti do ngihet dhe do rrezoje qeverine  dhe te keqen e madhe qe na paska zaptuar” Labi duhet te jete frymezuar  edhe  nga Spartak Ngjela .  O  gomar !  Me debile si puna jote   e analiza te tillla patriotike  vlonjate  edhe 20 vjet do te  vazhdoni  re merreni  me Saliun .  Kurre nuk vjem dita qe don ti or palle

      • Labi Vlore

        Nuk me duket se te fyeva apo tu drejtova personalusht zoteri i nderuar.Kete tension te madh qe ke shkarkoje diku tjeter.Pastaj ti vete e thua qe nuk e rrezojme dot Saiun tend as per 20 vjet te tjera,por nga ana tjeter te tradheton nervozizmi.Mbaj vendin tend e mos drejto fyerje sa andej kendej se nuk e ke mire me duket.Ky lloj nervozizmi qe zien brenda teje nuk te con asgjekundi.

      • Luandervishi

        O debil qe ben kamikazin e Saliut qe je i kenaqur me kete shtet te degjeneruar,  mu sme plas trapi se kur iken Saliu por jam i bindur qe ti, familja jote,farefisi jot, fshati ose qyteti jot ,skeni buk me mbush barkun.Une jetoj ne SHBA  dhe mar 4000 dollar ne muaj, meqe  ti e dashuroke Saliun ta gezosh.

        • Stavri

          Kur thot bytha jote qe jetoj ne SHBA  dhe marr 4000 dollare  kam parasysh  nje debil province . O trapi!  ti as fjalen” po ” nuk din ta shkruash ne anglisht  .Ti o palle  me siguei qe do jesh ne ndonje pike interneti te  ndonje shok i joti i cili  te le gratis ose ke vetem 500 lek te vjetra  dhe shtyn kohen , Tashti shko tek shpia jote  qe e ke me qira , e bo shurren se ke ndejtur  shume.  Ne gjumin qe do besh  shif ne ender Amerikem o budalle

    • Dardan

      Cudi !
       Edhe lab nga Vlora dhe kaq i zgjuar !

  • Arif

    Sikur të mbetet deri në fund të betejës politike kaq i nxehur, por edhe me llogari të bëra mirë.  

  • Konstandini.

    MEDET SA POSHTE BIE MADHERIA NJEREZORE KUR E SHERBEJNE CA BUBURRECE TE NDYRE. (Si Edvin Kristaq Rama,natyrysht dhe ata qe e ndjekin pas,duke e ditur fort mire se sa idiot dhe i papergjegjshem eshte).

  • tini

    sa keq qe shqiperia ka nje opozite te drejtuar nga nje skicofren dhe kopeja e larove qe i lehin nga pas, por do te jete e tille derisa te ekzistojne kopeja e injoranteve qe i votojne megjithese u ka rrjep lekuren sahere qe ka qene ne pushtet

    • Nku

      Shyqyre qe eshte nje si Rama , po te kish qene si Nano a Meta tani do ishin te Kryeministria duke luajtur 5-katesh , por vetem lojen e shtatave se me ate loje dele vetem plus+++++++++ 

  • Niku

    Armiku me i madhe i c’do Qeverie eshte Ekonomia ! Ekonomia nuk pyet per demokraci a diktature , ekonomia rrezoi Komunizmin kudo ne Lindie , ekonomia rrezoi Gedafin dhe e la te qelbej bashke me te bijte per dite te tera ne nje frigo-magazine , ekonomia po perpelite Greqine si gjethe pipze . Te zgjurit duhet te dine kure te ikin , te mencurit duhet te dine kur ta marin , Shejtan-Budallejte ….. eh keta na kane mbire e le te shohim ne do ti terheqi kjo kohe zvare .