Rona Nishliu solli optimizmin e dhimbjes

Eda Sejko - Rona Nishliu ka shpërthyer sërish në natën finale të Eurovizionit. Këngëtarja nga Mitrovica që ka përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 57-të të Eurovizionit, u ngjit e treta në skenë, nga 26 këngëtarët finalistë. Rona ka bërë të njëjtën performancë si edhe në gjysmëfinale, ka kënduar shqip, me po të njëjtën veshje dhe të njëjtin stilim flokësh, ndërsa publiku në sallën “Cristal Hall” në Baku ka shpërthyer në ovacione gjatë interpretimit të Ronës, e quajtur një surprizë e këtij edicioni. Menjëherë pas interpretimit, Rona Nishliu ka falënderuar në shqip dhe anglisht, ndërsa në sallë janë valëvitur flamuj shqiptarë. Pjesëmarrja në Eurovizion i dha një jehonë ndërkombëtare interpretimit të këngës “Suus” dhe vokalit potencial të Ronës. Edhe këtë vit, vlerësimi i 26 finalistëve, është bërë nga çdo vend pjesëmarrës, ku 50% të pikëve i ka dhënë juria profesioniste dhe 50% votimi i publikut.

Rona Nishliu, këngëtarja nga Mitrovica, ka përfaqësuar këtë vit  Shqipërinë në Eurovizion. Të martën në mbrëmje u zhvillua gjysmëfinalja e parë dhe kënga “Suus” me tekst të shkruar nga Rona, me muzikë të Florent Boshnjakut u radhit e pesta në konkurrim dhe u shoqërua dy herë me duartrokitje nga spektatorët të cilët po e ndiqnin drejtpërdrejt spektaklin në sallën “Cristal Hall” në Baku të Azerbajxhanit. Rona Nishliu i performoi “live” ato 3 min e 16 sek teknikisht në mënyrë perfekte, emocionoi shqiptarët anembanë botës dhe jo vetëm ata. Në atë mbrëmje, talenti i Ronës bëri të ndërrojnë mendim dhe shumë skeptikë, të cilët në dhjetor e kishin kundërshtuar hapur këngën, për tekstin “qaraman”, për performancën “çjerrëse” të këngëtares, duke e cilësuar si të pamerituar çmimin e parë. Kur spikerët thanë se Shqipëria kualifikohet për në finale, ishte momenti kur muzika na tregoi se mund të bëhet art dhe duke vajtuar, ishte moment kur kuptova se sa të domosdoshme e ka natyra njerëzore që edhe në moment trishtimi e dhimbjeje të jetë optimiste e të shpresojë. Në Shqipëri festivali nuk u transmetua nga RTSH për shkak të zisë kombëtare, shumë shqiptarë e ndoqën nga transmetimi i RTK, por ky festival do të mbahet mend edhe si festivali i parë ku Shqipëria u përfaqësua nga shqiptarja e Kosovës dhe kujtoj se sa shpesh gjatë transmetimit u kanë bërë thirrje shqiptarëve të diasporës dy moderatorët kosovarë për të votuar këngën duke më kujtuar ndjenjën aq të bukur që kanë shqiptarët, solidaritetin midis njëri-tjetrit në të mirë e në të keq.


Vjet, për shkak se bashkëshorti im qe pjesë e stafit që përfaqësoi Shqipërinë në Gjermani, edhe unë u gjenda në konferencën e parë për shtyp që muzikantët dhe Aurela Gaçe u dhanë gazetarëve. Një ndër pyetjet që iu bë grupit shqiptar ishte: “Si është e mundur që Shqipëria na sjell një version të këngës në dhjetor dhe një version të ndryshëm të këngës në maj?”

Jemi një vend i vogël dhe gjithmonë na ka përndjekur ndjenja e inferioritetit dhe kur kënga, përpara se të dërgohet në Eurovizion, dërgohet në studio regjistrimi jashtë Shqipërisë për t’u përpunuar për një kualitet më të mirë, autorët e këngës mahniten nga studiot përrallore të botës, dhe e riorkestrojnë, rifusin linja të tjera të instrumenteve, ndonjëherë dhe ndonjë instrument ose linjë tjetër që nuk është dëgjuar fare në dhjetor. Gjithashtu, për t’u kuptuar më mirë nga të huajt e Eurovizionit, testi kthehet në anglisht. Në fund këngës nuk i ka mbetur shumë nga origjinali duke harruar të gjithë se origjinali ishte ai version që mori çmimin e parë. Këtu mendoj se kësaj radhe  përsëri Rona Nishliu (si poete) dhe Florent Boshnjaku (si kompozitor), na nderuan duke vendosur që kënga të këndohej shqip, e të mos ndërhyhej në orkestracion. Për herë të parë, edhe pse për pak minuta, bota mbarë dëgjoi se si tingëllon gjuha shqipe. Për herë të parë shqiptarët anembanë botës shijuan këngën me gjithë komponentët e saj, (muzika, orkestracioni, teksti) njëlloj si në dhjetor…

Autor te 27 Maj 2012. Kryesoret, Kulturë, ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Jondi

    kjo ishte muzika shqipe? nje cjerrje pa kurrfare lidhje me asnje lloj rryme apo tradite muzikore? A je mire ti?
    kosovaret e votuan se ishte kosovare, leri denglat. Turp per ne.

    • Vebi Fazliu

       nje cjerrje pa kurrfare lidhje.A ti zotri paske shume lidhje…

      • voica

         O LABI, c’mund t’a kete Fazllicin ky Vebiu, di gje ti?

    • LABI

      Bo, bo  cfare plehre . Thua se Italia, Sam Marino , Hungaria e kane votuar se eshte kosovare . Jondi  idiot si ty ne keto momente gezimi per shqiptaret  zor se e gjen si puma jote  o debil.

    • tonni

      Kisha dashte qe mos krijoni ndasi ne mes te Kosoves dhe Shqipersi, sepse ne jemi shqipetar ashtu si edhe ju, Shqiperia gjithmone i ka pranuar mire artistet shqiptare nga Kosova ne qdo event te organizuar, prandaj Shqiperia i ndihmoj keta arstist dhe artistet e ndihmuan Shqiperin me perfaqesim dinjitoz kaq eshte ky muhabet. E vetmja gje qe verehet eshte se shqiptaret kendej kufirit nga ishte edhe Rona jane me shume te lidhur dhe me nacionalist per vendin e tyre.

  • Elisabeta

    po mire mo nje gje skuptoj une, pse duhet te jepej njekephesisht Eurovizon dhe Bigbrotheri? Nuk e linin dot kete bb per nje jave me vone, apo do ja heqein vemedejn popullit me keto bb te qeblbura, pa pike niveli. turp topit. Rona ishte fantastike, na nderioi e coi shqiprine ne vend te 5 si anjeher tjter

  • Anton

    Nuk e di pse po gjate kesaj kenge sikur te jepte te kuptonte se thirrja “Qaj” i pershtatej situates se jetes tone ne Shqiperi. Bravo! Ze fantastik!

  • http://www.facebook.com/profile.php?id=1272868442 Diana Dashi

    BRAVO RONA e ju komentues qe nuk e perkrahni eshte qeshtje e juaj pra ajo me kete kenge arriti te plasohet aty ku kurrnjeher nuk ishim dhe mos harroni ajo kendoj SHQIP

  • nastradini

    Para do kohe u xhirua Ne Holivud nje film horror “TAKEN-1″ me aktorin famoz Liam Neeson, qe i paraqiste shqiptaret si monstra ne tere Boten. Me nje sukses te papare dhe fitime perrallore per producentet dhe investitoret. Ne TEMA doli lajmi qe tani po xhirohet “TAKEN-2″ me nje investime qindra-milionesh ne USD. Prandaj nastradini pyet me te drejte: 
    PSE NE SHQIPTAREVE NA PELQEN TE PARAQITEMI SI MONTRA NE SYTE E BOTES?
     
    Po te heqim politiken dhe votat e diaspores shqiptare ne emigracion, kengetarja pucranjose kosovare Rona Pertona do te dilte pa asnje vlere reale artistike. Por te shtojme ketu edhe kozmetiken dhe paraqitjen e saj ne Eurovizion 2012 si nje shtrige perrallash per te trembur kalamajte para gjumit te nates me zerin e saj te kukumjackes, atehere lind pyetja qe meriton pergjigje nga organizatoret dhe per ata qe pergatiten paraqitjen albaneze per Eurovizionin 2012 ne Baku-ne totalitaro-komuniste te presidentit Gajdar Alijev, mikut te ngushte te Sali Berishes:
     
    PSE NE SHQIPTAREVE NA PELQEN TE PARAQITEMI SI MONSTRA NE SYTE E BOT

    • voica

       Marrim nje sallator dhe i bejme nje fotokopje. Figura e perftuar nga fotokopja kujt do ti ngjasoje? kush e gjen te shtoje poshte saj dicituren: “Pamje me rreze infra te Nastradinit te vogel”

    • Stavri

      Po Nastradin pse e ke vene emrin or Idiot se te shajne shume kollaj . Dike emrin e presidentit Azerbajxhanas dhe Kengetarja qenke pucranjode dhe shtrige . Gjithe ato shtete e zhuri ne Itali,Greqi,Hungari Maqedoni i shane maximumin  dhe nastradini thote qe ka qene  ” paraqitje albanese ”
      Pallosh  e trap te tille si ky Nastradin shqiptar nuk do kete Forumi ne Gogle
      Nje pordhe ne goje e ke prej meje e Nastradin

    • Dardan

      C’eshte e verteta o nastradin, edhe nder shqiptaret ka monstra si puna jote. Nese ne filmin horror te Hollivudit qe permend, qenka futur ashtu si qindra amerikane ne qindra filma horror nje personazh i kallepit tend, kjo nuk do te thote se jane pergjithesuar gjithe amerikanet apo gjithe shqiptaret.
       Vend te pare ne kinematografine horror boterore, zene filmat me vampire qe e kane zanafillen tek Drakula, nje personazh i fantazuar rumun. Mos duhet ti konsiderojme gjithe rumunet horror vampire sipas radakes tende ? Me idiotesine tende e nxjerr kollen ne fund te komentit kur pranon se gjithe e keqja na vjen nga “Sala” sepse qenka mik i ngushte i presidentit azerbajxhanas ???????

    • Jeronim

      Ju lutem komentueseve ta lene Nastradinin ne koshin e plehrave dhe te mos komentojne me te, lereni te mbytet nga kuterbimi i tij.
       

    • ??

      IDITOT SI TY NUK KAM PA

  • Jabanxhiu

    Errësirë, dritat janë fikur të gjitha, dhe  skena vishet nga një mjegull surreale si një mister. Paralele mjergulle e rrethuar ngado me errësirë dhe mbi të notoje Ti. E bashkë me Ty notonte shpirti që kërkonte të ulej në kohën që, për ne ska kohë, në një nga pistat a aeroportit të errësirës së mistershme dramatike, në hiçin a suus-in e pipëtimës së asgjësë. Ne errësirën e pamëshirshme thithëse një ujvarë drite me të kuqe të purpëra ndriçonte skenën, dhe në mes të saj: Ylli Shqiperise e stolisur, stilizuar dhe grimuar nga sallonet e dhimbjes e bukurisë mitologjike si një kolonadë dhimbje: Rona Nishliu. Një Brilante rrezatuese si në një vepër arti moderne, ku masën e zezë e mbanë në prerje të artë një penelatë e vetme vertikale ekspresive drite, si një kolonadë me një kapitol/kokë të artë. Një statujë e gjallë antike e  moderne. Kudo errësirë. Shumë errësirë dhe pak dritë, një dritë për të fokusuar mprehtësinë e vujatjes dhe dhimbjes. Pulsime të vobekta dritash në raport me masën e errësirës, fashat e së cilës ndriçonin në kufirin e të pamundurës, kufirin e asgjësë, të hiçit, të boshësisë, të suus-it, qetësisë, errësirës së thatësisë e të  shterpësisë. Ndoshta nuk duhet ta lexojmë si dritë, por si një plagë, çarje, plasje apo rrjedhje në të kuqën e rubinit të dhembjes njerzore, fashën e madhe të dritës së kuqe që bie mbi Ty. Dhe në këtë skene të kompozuar bukur simbas lirikës të tekstit tënd këndoje Ti: Hyjnorja, orgjinalja e pa imitueshmja, magjikja, princeshë e trashgimnisë e përfaqsuese e artit të një populli vital, Orfejanja e koheve moderne… dhe Zeusin e shkunde dhe e tunde e bëre të lotoj.  Më lerni të qaj Qaj…qaaaaaaaj.  Dhe e pamëshirshmja, e akullta, inertja boshësi, mbushej me therjen e dhimbjen e jetës. Mbushej me piskamen e qarjes dhe lënda e pamatrelizuar me emrin shpirt ulet këmbëkryq në trurin e zemrën e çdo krijese, duke i shkrirë e droguar e luajtur akordet e muzikës hyjnore të përjetsisë: Shpirtin. Akordet e magjisë tënde njeriu nuk është nevoja ti dëgjojë, ato ndjehen në buburriqjen e mishit, e qimet të shkojnë përpjetë e poret e portat e trupit hapen, e në to derdhet magjia muzikë. Thyrjet, ulje ngritjet e zërit tënd si thyerjet e spektrit të dritës në diamant që shpartallojn e shqyejn e grisnin errësirën e bashkë me errësirën, nuk bën kompromis me dritat e neonet e ftohta inerte të  qytetërimit, i karbonizon ato në dimensionin e formatin real të shkëndijës të pa vdekshme të zjarrit mbijetues të eksistencës. Kudo errësirë, dhe në dritë e fukusuar mbretëresha Nora Nishliu. Joshëse, suverene, femërore, pulsar kozmik i shpresës dhe, mbi të gjitha si një mit i ardhur nga mushti njerzor e një dimensioni tjeter, ku koha dhe hapsira janë shkrire, sfumuar, deformuar e ngatërruar në një: Në ulërimën e dhimbjes. E mrekullueshme e magjike; orgjinalja e talentuara shqiptare Rona Nishliu. Zëri dhe teksti i jot; jane autencitet i pa imitueshëm, si një  magji e si një trompete qe te zgjon e te ve ne mendime. Mijra e mijra e mijra vjet dhe më shumë që, krjiesa e ndrëgjegjshme me emrin Njeri, përcjell të njëjtat mesazhe dhe ide, nga gjenerata në gjeneratë. Dhe çdo gjeneratë ka vulën e formës si e përcjell këtë ide. Logoja e eurovizonit 2012 do të jetë dhe është forma e interpretimi artistik e Nora Nishliut. Dhe ky është arti. Dhe kjo është magjia, autenciteti dhe gjetja artistike. Dhe kënga jote, ku për arsye të të deformimeve komerciale të fitimit si një përllogaritje matematikore nuk del e para, është e para në memorjen e çdokujt për performancën dhe emocionin që çliron. Eshtë e para për artin e tekstit, e muzikës, e interpretimit. Këto janë akordet ku në skedaret mitologjike pema gjinekeologjike çel sythat e saj dhe njëkohësisht dëshmon indititetin e muzës së Nymfës apo Afroditës që jo vetëm në sintaksë e logjikë është ujitur e vaditur ne trojet nga ke lindur e je rritur, po, është e trupëzuar dhe e trashëguar në tekstin dhe intrepretimin e të mrekullueshmes Rona Nishliut. Një diva është një intrepetuese e mrekullueshme që shkëlqen dhe rrezaton në skenë, një primadone hyjnore, një magjepsje, një glamour dhe një legjendë. Dhe ti je e mrekullueshme me mesazhin e trishtimit e të pikellimit mitologjik. 
    “Më lerni të qaaaaj… qaaaaj… qaaaaaj…
    Se këtë gjë, më së miri di ta bëj tani
    Se këtë gjë, më së miri di ta bëj tani“
    Sa mitologjik aq dhe njerzore. Një shuplake,  një pledoje plot sovranitet e dinjitet njerzor të vuajtjes e pikellimit të shpirtit në një shoqeri inerte ku dashuria dhe çmimi i saj kanë renë në humnerat e ferrit të skëterrës, apo dhe në s‘kanë vdekur, zvarriten me byrryla drejt materjes dekompozuese. Dashuria për atdheun, për shtëpinë, për njerzit për menaxhimin e kësaj jete që nuk të lenë të jetosh, për fatalitetet e dhunshme natyrore e për perversitetin e ndërgjegjshëm xhahil e katil të kriminelëve monstruoz. Më lerni të qaj…. më lerni të qaaaaj dhe gota e uiskit njelbesohet e shijohet më mirë me lotët që s’përmbahen dhe njeriu provokohet e ndërgjegjësohet e pyet vetën për kuptimin e domethënjen e jetës. Në lumturi njeriu është në ekstazë, i dehur e i degjeneruar dhe nuk gjen kohe të pyesë për vlerat e kuptimin e jetës. Fatalitet!? Nuk ka fatalitet! Ka brenda filozofinë e jetës. Ka brenda akuze dinjitoze, ka brenda ndricim e mirnjohje „më lerni të qaj… më lerni të qaaaaj“ dhe dhimbja ka një emër DASHURI. 
    “Në këtë botë, dashuria s’jeton më
    Koha më për ne s’ka kohë, jo“
    Eshtë një akuzë, është një dhimbje, është një tërmet në plazmën e ndërgjegjen e çdo njeriu, mbi kuptimin e jetës dhe dashurisë, e shpirtit kundër çmendurisë apo vrapimin drejt materies. Eshtë një ndriçim meteorik që çan errësirën e shpirtit njerzor, si një vetëtime diagonale që gris e shqyen qiellin e errësirës sonë për ta tundur e shkundur në ekuilibrin e shpirtit e për ti bërë të qartë fatalitetin e dimensionin e humbjes së kohes – shpirtit – dashurisë. Të vajtosh në emër të zeherrosjes së pikëllimit po dhe në emër të pengut e borxhit të pafuqisë së ndryshimit që kësaj bote i duhet dashuri e shpresë.

  • nastradini

    Artisti famoz Liam Neeson, qe po xhiron filmin horror me mafien shqiptare “Taken-2″ kur pa Rona Pertoman kosovare si nje vampire e vertete me performance ne shtrige perrallash albanese dhe me ze kukumjacke pylli nga Bjeshket e Nemuna, ne Eurovizon 2012 i u fut frika ne bark sa refuzoi te vazhdonte xhirimet. Dhe shtoi: “Me kete fis me mire te mos kruhesh.”

    • Anton

      Mos u bej merak nastradin se Hollywood-i ka bere plot filma edhe per mafien italiane, edhe per ate ruse, edhe per skandalet e FBI, edhe per kriminelin G. Bush. Mos kujton zotrote se do me vij mua turp se jam shqiptar vetem per shkak te filmit te Liam Neeson? Aty prifu!!!

      • nastradini

        Anton Djali krenaria e shqiptarit nuk ka nevoje te kendohet nga Rona Pertoma pucranjosja prej Kosove. Se ne vedi ktje nga Shqypnia kena kanget tona prej verteti shum t’bukura. Se Rona Pertoma prej Kosove nuk kishte asgja albanese. As nga veshja prej shtrige, as nga kozmetika prej vampiri dhe as nga zeri prej kukumjacke. Se boll na i kane nxjerre bojen enver ANTIKRISHTI para do vitesh. Se boll kena tash Sali Berisha prej Tirane me horrorin e GERDECIT dhe mikun e tij Hashim Thacin prej Prishtine me kliniken Frankenshtajn “MEDICUS” per trafik organesh njerezore. Prandaj nuk kena nevoje per Rona Pertomen qe t’i hedhi benzine zjarrit ne Bote. Se ne vedi nga Shqypnia jena milet i bute si dele rude, jo si vampire filmash Holivudi. Sic na paraqiti Rona Pertona ne Eurovizion 2012 per turpin e Botes. Si je tuj menu?

    • Jeronim

      Sic ja ke vene nofken vetes je, me ulet se nje plehre, dmth ti je gropa ku mblidhen plehrat, dhe jam i sigurte qe s’je shqiptar, shqiptaret s’jane kurre te tille, pyet jot eme cfare je. Suksese Rrona.

  • Sopoti

    Suksesi me i madh nderkombetar u kenges shqipe erdhi nga Rona Nishliu BRAVO

  • Luigji_61

    Bravo Rona ! Ishe ne nivelin me te mire te mundeshem. Ju lumte vetem keshtu ju mund te ecni perpara…