“Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga kjo situatë. Ndaj, kjo qeveri duhet rrëzuar”
Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur dje një tubim në qytetin e Shkodrës, pas disa incidenteve dhe tensioni përpara se leja për këtë aktivitet të merrej. Ndonëse policia e qytetit verior nuk ka dhënë leje për mbajtjen e këtij tubimi, përsëri dje në rrugët e Shkodrës dolën qindra qytetarë në mbështetje të AK. Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së mbajtur në këtë tubim ka theksuar se rrëzimi i kësaj qeverie dhe zgjedhjet e parakohshme ishin mënyra e vetme për të rikthyer në vend normalitetin dhe për të shpëtuar Shqipërinë. “Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje që Shqipëria të dalë nga kjo situatë. Ndaj, kjo qeveri duhet rrëzuar”, theksoi Spahiu gjatë tubimit. Po kështu, qytetarët që morën pjesë në të nuk harruan të thërrisnin me slogane kundër Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës aktuale. “O Sali, Sllobodan, kuqezi çdo shkodran”, ishte slogani që përsëritej më shpesh nga pjesëmarrësit në tubim. Sipas tij, në këto momente Shqipëria ka nevojë për një president që mbështet bashkimin.
