Një burim misterioz me emrin Maria. Në dhomën e pajisur me një karrige të vetme ulej një gazetar investigativ, i cili merrte shpesh dokumente shumë sekrete, në takime të rregullta. Arrestimi i maxhordomit të Papës. Ndoshta rrjedhja më e madhe e informacionit prej shekujsh nga muri i sekreteve që rrethon Vatikanin. Të gjitha këto përbëjnë atë që media ka nisur ta cilësojë si VatiLeaks.


Shpërthimi i situatës, që duket se ka kohë që vlon nën rrogoz, ndodhi të premten, kur u publikua lajmi i maxhordomit të Papës nga ana e xhandarëve të Vatikanit. Ai quhet Paolo Gabriele dhe, sipas burime të Vatikanit, kishte disa dokumente shumë konfidenciale, si dhe dyshohet që është njeriu që ka nxjerrë letra personale të Papës. Ky arrestim pason shkarkimin e presidentit të Bankës së Vatikanit, Ettore Gotti Tedeschi, pas konflikteve në lidhje me shndërrimin e këtij institucioni financiar në një institucion në përputhje me standardet ndërkombëtare të transparencës dhe disa ditë pas publikimit të një libri sensacional “Shenjtëria juaj: letrat sekrete të Benediktit XVI” në të cilin autori, gazetari


Gianluigi Nuzzi i ndihmuar nga Maria, ka bërë publike një sasi shumë të madhe të korrespondencës personale brenda Vatikanit që nxjerr në pah përplasjet dhe kontradiktat e mëdha në lidhje me menaxhimin e Bankës së Vatikanit dhe bëjnë akuza për korrupsion. Letrat, të cilat kanë parë ditën e botimit në mediat italiane gjatë muajve të fundit, sjellin një imazh të Vatikanit si një institut i vjetër i përfshirë nga kaosi. Ky është Vatikani përtej mureve të lartë dhe të fshehtë që rrethojnë ndërtesat dhe korridoret e Selisë së Shenjtë. Brenda këtyre mureve ka një luftë të ashpër për pushtet mes reaksioneve të ndryshme që kërkojnë supremaci, influencë dhe kontroll financiar të pasurive në këtë moment muzgu të papacisë së Benediktit. “Sigurisht që ka probleme, madje probleme shumë të mëdha”, thotë Andrea Tornielli, një ekspert i Vatikanit për gazetën italiane “La Stampa”. Sipas tij, ajo që po ndodh në Vatikan është një krizë e vërtetë. Nuk është e qartë nëse përzënia e presidentit të Bankës së Vatikanit, apo arrestimi i maxhordomit të Papës i gjetur me dokumente sekrete kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën si ngjarje, megjithatë në librin e publikuar së fundmi për letrat e Papës, të dy personazhet kanë pika takimi njëri me tjetrin. Zëdhënësi i Vatikanit, rev. Federico Lombardi, nuk ka pranuar që të identifikojë personin që u arrestua, duke thënë vetëm se nuk bëhet fjalë për ndonjë prift, apo ndonjë anëtar të ndonjë urdhri fetar dhe se ai është ndaluar për hetime të mëtejshme. Por media italiane ka raportuar se z. Gabriele, 40 vjeç, maxhordomi i Papës, është personi që është ndaluar. Disa gazeta madje kanë paraqitur edhe fotot e tij duke mbajtur çadrën e Papës në një rast shiu, apo duke i hedhur verë në gotë, në një rast tjetër. E gjithë historia e publikimit të dokumenteve nisi në fillim të këtij viti, kur dokumente të ndryshme nisën që të dilnin në faqet e shtypit të përditshëm italian dhe të ngjallnin shumë diskutime. Në njërin nga këto dokumente, një kardinal sicilian, në një letër shkruar në gjermanisht thotë se ai kishte dëgjuar në Kinë në lidhje me një komplot të çuditshëm për të vrarë Papën. Në atë kohë Lombardi i cilësoi këto lajme si “delirante dhe të pabaza”. Në një letër tjetër të vitit 2011, që gjithashtu është publikuar në shtypin italian këtë vit, në muajt e parë të tij, arkipeshkv Carlo Maria Vigano, që më pas u bë zëvendësguvernator i qytetit të Vatikanit, i shkruan një letër direkte Papës Benedikt. Në të ai argumenton se transferimi i tij në një tjetër pozicion do të minonte përpjekjet e tij për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet në zyra të ndryshme të Vatikanit, duke përçuar në të njëjtën kohë edhe sinjalin e gabuar në lidhje me këtë. Megjithatë, sekretari i shtetit të Vatikanit, Tarcisio Bertone, e emëroi arkipeshkvin Vigano si nunci papal në Uashington, e në këtë mënyrë ai nuk do të duhej të përballej me akuzat gjyqësore ndaj abuzimeve seksuale të priftërinjve.


Në një konferencë për shtyp javës që shkoi, autori i librit deklaroi se besonte se burimi i tij kishte qenë i privuar nga kuraja dhe dëshira e papërballueshme për të mos qenë bashkëpunëtor me njerëz që janë duke kryer krime shumë serioze”. Ai shtoi: “Unë mendoj se një libër i tillë nuk do të kishte dalë në dritë 20 vjet më parë. Në të ka dokumente që hedhin dritë në marrëdhëniet mes shteteve dhe kjo është arsyeja se përse mendoj se ato janë shumë të rëndësishme. Ato nuk janë dokumente private që i takojnë vetëm Atit të Shenjtë, apo kardinalëve”.


Publikimi i dokumenteve, në të cilat zyrtarët e Vatikanit diskutojnë në lidhje me njërin nga misteret më të mëdhenj në Itali – zhdukjen në vitin 1983 të Emanuela Orlandit, vajzës 15-vjeçare të një nëpunësi të Vatikanit – çoi në rihapjen e hetimit penal. Libri jep gjithashtu edhe një dritare unike në lidhje me marrëdhënien e bankave italiane dhe fu     qisë së medias në Vatikan. Në një letër të dërguar Krishtlindjet e kaluara, Bruno Vespa, një gazetar i njohur televiziv, dërgoi një çek prej 12 mijë eurosh në adresë të sekretarit personal të Papës, Georg Ganswein “një shumë e vogël për bamirësi” dhe i kërkonte një audiencë personale me Papën. Një çek të tillë i ka dërguar Papës edhe drejtori i bankës italiane “Intesa San Paolo”, Giovanni Bazoli, saktësisht 32 mijë dollarë, me shënimin: “Me përshëndetjet e mia të veçanta”. Letra të tjera i drejtohen sekretarit personal, Ganswein, dhe ato janë shkruar me një italisht baroke, në të cilat të gjithë, duke filluar nga jezuitët e deri te zyrtarë të qeverisë së Silvio Berluskonit, apo edhe shefa kompanish të mëdha, kërkonin favore, rekomandime dhe mbi të gjitha vëmendjen e Papës.


Por dokumente të tjera hedhin dritë për çështje edhe më të ndërlikuara. Në një letër, z. Gotti Tedeschi mbron veten e tij para sekretarit Ganswein, pasi së bashku me disa zyrtarë të tjetër të Bankës së Vatikanit ishin vënë në hetim nga Gjykata e Romës në shtator të viti 2010 për mosshpjegim të origjinës së disa fondeve të transferuara nga një llogari bankare e Bankës së Vatikanit.


Që kur kaq shumë dokumente kanë “rrjedhur” nga Vatikani këtë vit, ka dyshime në lidhje me atë që maxhordomi që sapo u arrestua është i vetmi burim i këtyre “rrjedhjeve”. “Nuk duket se maxhordomi është përgjegjësi i vetëm i këtyre lajmeve, sepse shumë dokumente që kanë dalë në dritë nuk kanë pasur të bëjnë aspak me apartamentin e Papës, në të cilin shërbente maxhordomi i arrestuar”, thotë një ekspert i Vatikanit. Sipas tij, ky arrestim duket më shumë si një dëshirë e Vatikanit për të gjetur një “kokë turku”.


Kardinali Bertone është shfaqur si një figurë qendrore në gjithë këtë dramë të VatiLeaks. Shumë kritikë, përfshi edhe disa persona brenda Vatikanit, e konsiderojnë atë si një administrator të keq. Vëzhguesit e Vatikanit thonë se shumë nga dokumentet e “rrjedhura” kanë për qëllim të minojnë influencën e kardinalit. Kjo përplasje u duk më qartë në atë që ndodhi në Bankën e Vatikanit, që është përpjekur të shkojë sipas standardeve ndërkombëtare të transparencës dhe të ndalojë pastrimin e parave. Mbrojtësit e ish-shefit të saj, Tedeschi, thonë se ai u përpoq që të përmirësonte kushtet e transparencës së financave të Vatikanit, ndërsa për kardinal Bertonen ata thonë se ai është njeriu që do të kundërtën. Në një deklaratë të premten, Tedeschi u shpreh se e dinte që po paguante për “transparencën” e tij.


Ky arrestim pason shkarkimin e presidentit të Bankës së Vatikanit, Ettore Gotti Tedeschi, pas konflikteve në lidhje me shndërrimin e këtij institucioni financiar në një institucion në përputhje me standardet ndërkombëtare të transparencës dhe disa ditë pasa publikimit të një libri sensacional “Shenjtëria juaj: Letrat sekrete të Benediktit XVI”


Kardinali Bertone është shfaqur si një figurë qendrore në gjithë këtë dramë të VatiLeaks. Shumë kritikë, përfshi edhe disa persona brenda Vatikanit, e konsiderojnë atë si një administrator të keq. Vëzhguesit e Vatikanit thonë se shumë nga dokumentet e “rrjedhura” kanë për qëllim të minojnë influencën e kardinalit


Në një konferencë për shtyp javës që shkoi, autori i librit deklaroi se besonte se burimi i tij kishte qenë i privuar nga kuraja dhe dëshira e papërballueshme për të mos qenë bashkëpunëtor me njerëz që janë duke kryer krime shumë serioze”. Ai shtoi: “Unë mendoj se një libër i tillë nuk do të kishte dalë në dritë 20 vjet më parë. Në të ka dokumente që hedhin dritë në marrëdhëniet mes shteteve dhe kjo është arsyeja se përse mendoj se ato janë shumë të rëndësishme. Ato nuk janë dokumente private që i takojnë vetëm Atit të Shenjtë, apo kardinalëve”