Kapet në Greqi një shqiptar i akuzuar për dy vrasje dhe 5 plagosje në vitin 1997. Sipas informacioneve, 43-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Athinë, pasi kërkohej nga Interpol Tirana për vrasjen e dy komisionerëve zgjedhorë në Ersekë, raporton “Ora News”. Ngjarja e rëndë është shënuar më 29 qershor 1997 në Ersekë ku 43-vjeçari i arrestuar është një prej autorëve të vrasjes së dy komisionerëve Nako Skupra dhe Ilirjan Arapi gjatë transportimit të kutive të votimit në bashkinë e këtij qyteti. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe shtetasit Taqo Skupra, Alfred Shehu, Kastriot Zenollari, Arben Arapi edhe Shaban Koxhaj. Për ngjarjen e 29 qershorit 1997 në Ersekë akuzohen 7 persona.