Arbri: Liami më nënvlerësoi si lojtar, nuk ia kisha frikën

Arbri ka dalë i fundit nga shtëpia e “Big Brother” bashkë me trofeun e çmimit të madh. Ndonëse brenda shtëpisë kishin folur për dhurata dhe ndarje çmimi nëse ishin fitues, Arbri shprehet se nuk do të ndodhë asgjë e tillë, pasi Liami e refuzoi që para finales së madhe

“Lekët i kanë prindërit e mi, kam fituar për ta”

“Big Brother Albania 5” e ka tashmë një fitues dhe ai është Arbri. Djali nga Kosova ka përjetuar orët e para jashtë shtëpisë. Në përballjen e fundit me Liamin, Arbri shprehet se ishte i sigurt në fitoren e tij, duke e konsideruar veten lojtarin më të fortë të shtëpisë. Thotë se hyri në lojë për prindërit dhe do t’ua lërë atyre administrimin e çmimit të madh. Pas pak ditësh do kthehet në Kosovë, ku e pret një tjetër festë.

Zyrtarisht fitues i “Big Brother Albania 5”. Cilat kanë qenë emocionet, orët e para jashtë shtëpisë?

Të jesh kampion nuk është e lehtë. Ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme kur e kuptova që kam qenë unë fitues. Kam luftuar shumë për të arritur këtu ku jam dhe besoj se kam qenë lojtari më i mirë atje brenda.

Ke shprehur gjithë javës vetëbesim të madh. Pse ishe kaq i sigurt?

Sepse edhe banorët e dinin që do fitoja unë. Unë kam synuar që ata t’i frikësoheshin besimit tim dhe ia kam arritur qëllimit.

Pse mendon se edhe ata të shihnin fitues?

Duke gjykuar nga vlerat e personit dhe ajo që kemi dhënë aty brenda. Gjithçka që kam bërë unë ka qenë më e dukshme nga pjesa tjetër e banorëve. Bindjen se do të fitoja e kam pasur që nga fillimi, por vetëm javën e fundit e kam shprehur.

A iu trembe përballjes së fundit me Liamin?

Unë nuk kisha se çfarë të humbja në atë moment, sepse nuk mund ta zgjidhja lojtarin që do kisha në krahë. Frikën më të madhe e kam pasur me veten time, për të tjerët jo. Jam ballafaquar me gjithsecilin. Unë e kam marrë çdo gjë spontane, pavarësisht se Liami e quajti tendencioze dhe shprehu të gjitha ato që kishte akumuluar. Unë jam i kënaqur për këtë që jam. Në momentin që kemi ngelur të dy, unë i thashë: më vjen keq, jam fitues.

Të kanë akuzuar shpesh se ke imituar Liamin. Mos ishte kjo arsyeja që iu kundërvure?

Unë jam i bindur se shumica aty nuk e kanë kuptuar sensin e lojës se për çfarë janë futur brenda. Unë dhe Liami jemi dy botë krejt të kundërta, nuk kemi asnjë veçori që na përputhet. Megjithatë, banorët më kanë favorizuar në këtë mënyrë, sepse gjatë gjithë kohës më kanë vënë në qendër të vëmendjes. Në momentin kur e pashë që Liami nuk kishte të drejtë, jam sjellë me të ashtu si edhe me pjesën tjetër.

Ti hyre më vonë në shtëpi. Kishe strategji?

Strategjia ime ka qenë të jem Arbri deri në fund. Po të isha nisur me synimin për lojë, nuk do të kisha luajtur mirë. Nuk kam dashur t’i njoh më parë banorët, sepse kisha frikë se do të krijoja ndonjë lloj mbivlerësimi për dikë dhe kjo do më pengonte. Që në momentin e parë jam pozicionuar tek ana që quhen grup i fortë dhe më pas më kanë sulmuar dhe i kam sulmuar. Ndonëse thuhet e kundërta, Ermali dhe Liami kanë përfituar nga unë. Ermali ka mundur të nxjerrë në pah bagazhin që ka duke biseduar me mua, sepse s’mund ta bënte me asnjë tjetër.

Çfarë do bësh me lekët e fituara?

Nuk i kam unë lekët, i kanë prindërit e mi. Ata e dinë se çfarë do t’i bëjnë. Unë hyra në “Big Brother” vetëm për ta dhe kjo më ka shtyrë të luftoj me mish e me shpirt.

Ti dhe Liami keni bërë premtime për dhurata nëse fitonit çmimin e madh. Çfarë do t’i dhurosh Liamit?

Liami krijoi një vetëbesim të madh se do të fitonte. Unë ia kam thënë edhe në sy që nuk më ka vlerësuar si lojtar dhe ka qenë më se i sigurt që do të fitonte ai, por nuk i ka bërë llogaritjet mirë. Ai nuk pranoi që të ndanim çmimin që brenda shtëpisë nëse fitonim, kështu që jemi zero-zero.

Do shkosh të festosh në Kosovë?

Sigurisht, Kosova është krenare me mua dhe gjithë shqiptarët që më kanë votuar. Miqtë e mi më kanë treguar se ka qenë “Big Brother” më i shikuar në Kosovë dhe çdo moment e kanë ndarë me mua.

Brenda në shtëpi ke shprehur pëlqim për Gertën. Ishte vetëm për lojë?

Vetë fakti që unë kam qenë i vërtetë brenda asaj loje, i jep kuptim edhe raporteve me Gerin. Unë nuk dua të bëj plane, do të shohim çfarë do bëhet në raport me Gerin.

Pse ke pasur një përballje të vazhdueshme me Gentën?

Genta është si një bletë që shkon lule më lule. Genta ka qenë banorja që ka kërkuar vota për mëshirë, por jo për vlera. Ajo e ka luajtur shumë bukur lojën me viktimizimet e veta. Unë nuk i dua këta persona, dua ata që janë të qëndrueshëm dhe kanë pozicionin e vet.

Cilët nga banorët mendon se do i kesh miq të mirë edhe jashtë?

Kam njohur persona shumë të mirë. Dikë më pak dhe dikë më shumë, do t’i kem miq. Falënderoj “Big Brother” që më dha mundësi t’i njoh këta persona, duke lënë mënjanë lojën që ka efektet e veta. Do t’i kthehesh punës tënde?

Po, do të aplikoj edhe në kompani të ndryshme. Shpresoj të më hapen rrugë të reja.

Autor te 28 Maj 2012. Big Brother. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Sofokliu

    Bravo Arber ke qene me origjinali dhe e meriton fitoren

    • Petri

      Nuk quhet origjinal ai qe kopjon nje banor tjeter dhe ne fund ja ngul thiken pas shpine.

  • tonni

    Bravo Arber, pavaresisht nga ajo qka mund te flitet tash, ti je fitues me merite i ketij edicioni, te kam percjell kur kam pas kohe mirepo ti ishe aktiv ne çdo moment te dites edhe pas dreke ateher ku shume prej banoreve pushonin ti ishe ne levizje ti e deshe me se shumti fitoren prandaj dhe fitove, ska rendesi nese arbri eshte nga  Peja, Shkodra, Tetova ai e perfaqesoj veten me menyren me te mire te mundshme dhe luftoj per te fituar. BRAVO.

    • Petri

       Aktiv nuk do te thote te flasesh kot me kot, por te thuash gjera me vlere dhe Arbri se ka bere kete.

  • Kodra e Diellit-PR

    Jam Kosovar por mendoj se kesaj rradhe RTK dhe shume media tjera ne KS e kane tepruar duke bere tifo per Arbrin. Mendoj se BB nuk perben ndonje lajm, gjegjesisht ndonje ngjarje per te cilen vlen te humbet koha ne edicionet e lajmeve te nje televizioni publik sic eshte RTK. Propagande masive e mediave Kosovare, por per cfare??? Thene te verteten nuk e kam percjelle BB5, gjate krejt ketij edicioni e kam pare vetem 20 min, por jam habitur (mahnitur) kur ne RTK, ne Lajmet e RTK-se, eshte shfaqur lajmi per te vetmin kosovare ne finale dhe se si duhet te votohet per te pasi qe ka ardhur koha qe edhe nje Kosovar te fitoj ne BB, etj etj….se paku 5 min kohe ne RTK per reklamimin e nje personi, pa ndonje merite…jam cuditur. Imagjinoni sikur BBC te bente tifo per ndonje pjesemarres ne BB-ne Britanike. E PAMUNDUR! Keto gjera ndodhin vetem ne KS, as ne SHQPR keto nuk ndodhin. Te mos keqekuptohem, nuk kam asgje kunder Arbrit, dhe as qe e njoh, por nese Arbri paska fituar, le te fitoje, por cka do te thote kjo per mua, per Prishtinen time, apo per problemet e Kosoves???  ASGJE. E per cfare arsye duhet RTK, mos harroni Televizion Publik, te flase per garen ne BB5 dhe per cfare arsye duhet te thirren njerezit per te votuar dike….Nuk e kuptoj kete gje. Di vetem nje gje, qe RTK paguhet edhe nga parat e mia, nga taksat e mia.

  • mira

    mori kot ky spo dine cfar flet njehere keshtu e njehere ashtu ne cdo interviste ka versione te ndryshme sic beri dhe brenda ne bb lere po ku thote qe qe ishte me i forti amon se na shkrive sa kot

  • Petri

    Shkodranet kur dun me te mallku te thone te hipte vetja ne qef.  Arbrit i ka ndodh kjo dhe ca si shume. FLUTURO ARBER FLUTURO PO KUJDES KUR TE BIESH SE DO THYESH TURINJTE.