E ardhmja
E ardhmja e Alesandro Del Pieros nuk do të jetë në Itali. Ish-kapiteni i Juventusit do ta vazhdojë karrierën jashtë shtetit. Milani dhe Napoli kanë tentuar gjatë javëve të kaluara që të bëjnë disa sondazhe për Del Pieron, ashtu si dhe Padova, skuadra e tij e parë, por pa sukses. Përgjigjja ka qenë negative për të gjithë. Tashmë pretendentet janë të shumta: oferta kanë ardhur nga Dubai, Kina, Japonia, Zvicra (Sion), Spanja (Levante dhe Malaga), Amerika dhe Premier League (Arsenali, Totenhemi dhe QPR-ja).