Vizita
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, dhe në krye të delegacionit ku marrin pjesë zyrtarë të lartë dhe sipërmarrës të rëndësishëm shqiptarë, u nis sot paradite për një vizitë shtetërore në shtetin e Kuvajtit, me ftesë të Emirit të Kuvajtit, Sheikut Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. Kreu i shtetit shqiptar u prit dje me ceremoni zyrtare nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sheiku Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, si dhe nga autoritete të tjera të larta të monarkisë kushtetuese të shtetit të Kuvajtit. Gjatë qëndrimit në shtetin e Kuvajtit, Presidenti Topi zhvilloi një takim të veçantë me Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikun Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, me Kryeministrin kuvajtian, Sheikun Jaber Al-Mubarak Al-Hamed Al-Sabah, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Ahmed Abdulaziz Al-Saadun. Gjatë të cilëve do të diskutohet për çështje të rëndësishme dhe me interes të ndërsjellë për të dyja vendet tona, për forcimin e marrëdhënieve politike dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për mundësitë e shtimit të investimeve të shtetit të Kuvajtit në Shqipëri me synim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit të vazhdueshëm që ekzistojnë midis dy vendeve e popujve tanë. Agjencia e lajmeve KUNA, marrëdhëniet mes dy vendeve shihen si historike dhe se vlerësohet roli i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit, për stabilitetit e tij. Fondi kuvajtian sipas kësaj agjencie, gjatë këtyre viteve i ka dhënë Shqipërisë 6 kredi një fond që shkon që 75 milionë USD për investime në infrastrukturë, transport etj. Agjencia e lajmeve KUNA bën të ditur se Presidenti Topi e ka dekoruar Emirin e Kuvajtit me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Ndërsa vetë Emiri e ka dekoruar kreun e shtetit shqiptar me medaljen “Mubarak Al-Kabeer”. Emiri i Kuvajtit shtroi një darkë të posaçme për nder të Presidentit Topi dhe delegacionit që e shoqëronte.
