Sajmir Tahiri: “Tryeza e kryetarëve duhet ti japë zgjidhje të katër kërkesave”
Kreu i Partisë Socialiste i ka cilësuar pjesë të një teatri absurd deklaratat e sotme të kryeministrit Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Menjëherë pas fjalës së kryeministrit Berisha, kryesocialisti Rama ka reaguar në rrjetin social Tëitter, ku i ka cilësuar deklaratat e Berishës si një teatër absurd, ndërsa shtoi se PS është në kërkim të dialogut, për të mos lejuar që Shqipërisë t’i digjet aplikimi për në BE.
“KM vijon teatrin absurd, ne vijojmë të kërkojmë dialog një orë e më parë, për të mos djegur aplikimin e Shqipërisë në BE, vjeshtën e ardhshme”, shkruan Rama në Twitter.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, njëkohësisht, njëri prej anëtarëve të grupit negociator socialist për bisedimet për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka deklaruar se katër kushtet e opozitës janë të zgjidhshme dhe do të ndihmojnë vendin të fitojë kohën e humbur sa i takon marrjes së statusit kandidat.
“Katër pikat e paraqitura: qoftë finalizimi i reformës zgjedhore, qoftë finalizimi i reformës parlamentare, çështja e imunitetit dhe zgjedhjes së dakortësisë së presidentit të Republikës janë 4 zgjedhje madhore që kërkojnë zgjidhje konsensuale për të gjitha partitë polikë, për të marrë statusin kandidat. Nuk jemi para kushteve dhe ultimatumeve. Tryeza e kryetarëve të partive duhet ti japë zgjidhje të katërtave. Janë çështje që mund të gjejnë zgjidhje”,- deklaroi Tahiri gjatë një prononcimi për mediat nga selia rozë.
28 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)