Papunësia dhe kriza ekonomike sjellin rënie me 10 për qind të konsumit.


Papunësia në Spanjë është aktualisht në nivelin më të lartë në dy dekada, gjë që po shkakton të ashtuquajturën “spirale për poshtë”, pasi mungesa e të ardhurave po sjell rënie të konsumit dhe rënia e konsumit po sjell pakësim të mëtejshëm të vendeve të punës.


Lajmi i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave tregon se muajin e kaluar, shitjet me pakicë ranë me 9.8 për qind, rënia më e madhe e shënuar që nga viti 2003, kur kjo statistikë filloi të mblidhet. Rënia e shënuar në prill, pason një rënie tjetër me 4 për qind në mars. Rënia e shitjeve solli edhe rënie të mëtejshme të punësimit, që për sektorin e shitjeve me pakicë u reduktua me 1.2 për qind.


Norma e papunësisë aktualisht ka arritur në 24 për qind të popullsisë së aftë për punë dhe ekonomia e Spanjës është rikthyer në recesion. 29 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)