Ish-trajneri i Barcelonës do të takohet me Abramovich, më pas do të vendosë për ofertën
Pas mbylljes së ciklit me katalanist, Pep Guardiola është gati të nisë një aventurë të re. Ish-tekniku i Barcelonës është takuar me përfaqësuesit e ekipit të Chelsea, të cilët janë përpjekur ta bindin të marrë drejtimin e “Bluve”.
Tekniku ka refuzuar ofertën për momentin, por ka lënë një mundësi të hapur.
Ai është shprehur se çdo vendim për të ardhmen e tij, do ta marr vetëm pas takimit me Roman Abramovich, presidentin e skuadrën britanike. Ndërkaq gazetat sportive kanë nxjerrë detaje të kontratës që i është ofruar Pep Gurdiolës.
Marrëveshja do të jetë shumëvjeçare dhe pa asnjë pretendim për marrje trofeu për 2 vitet e para. Ndërkohë që oferta paraprake ka qenë 13.5 milionë euro në sezon.
30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)