Dule: Nano, kandidatura e duhur

PBDNJ 

Vangjel Dule - PBDNJKreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, pas një takimi që ka zhvilluar dje me kreun e qeverisë, Sali Berisha në kuadër të negociatave për President, deklaroi se kandidatura më e duhur për President ishte ajo e ish-kryeministrit Fatos Nano. Ndonëse negociata 30 minutëshe me Berishën u duk se ishte një formalitet për të përmbushur takimet e Kryeministrit me drejtuesit e forcave politike parlamentare, Dule gjeti rastin të theksonte se Presidenti duhet të ishte një figurë politike dhe se vetëm Nano ishte një figurë që plotësonte të gjitha kriteret që kërkoheshin për kreun e shtetit. “Presidenti i ardhshëm duhet të vijë nga radhët e politikës. Kërkimi jashtë portave të politikës zhvlerëson rolin e politikanit në shoqëri, ekzistojnë të gjitha kushtet për një president konsensual, i cili mund të kalojë raundin e parë. Një proces serioz kërkon që opinioni të njihet në lidhje me kandidaturat përkatëse, emra konsensualë ka nga radhët e politikanëve. Në lidhje më këtë kandidaturë ka mundësi të arrijë konsensusin Fatos Nano”, theksoi prerazi Dule, duke lënë të kuptohej se kandidatura e Nanos ishte ende në lojë.

Autor te 30 Maj 2012. Politikë, Zgjedhja e Presidentit. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Arif Gjongjini

    I shkreti Dule! I ziu Dule! Ka marrë avdes në Greqi dhe vjen e hedh pështymën greke në “atdheun” e tij. Vdiq për Nanon. Po pse? Mos vallë sepse Nanoja u bën xhiro kazinove greke, buzuqeve, tavernave e tërë gjirizeve greke. Siç duket Dulja mendon se përzierja e plehut shqiptar me plehun grek i ushqen më mirë bimë e egra për këtë vend që, falë të hajnive të huaja, po shndërrohet në gropë djerrë. Edhe mund t’i eci, siç kanë nisur e po venë punët këtu në vendin tonë, ku komandojnë të huajt me qentë vendas që i ushqejnë vendçe, natyrisht, jo me lekët e tyre, po prapë me atë çka vjedhin këtu.