Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka dhënë 50 vjet burg për ish-presidentin e Liberisë, Charles Taylor, pasi është gjetur fajtor për krime lufte gjatë konfliktit në Siera Leone.


 Taylor ngarkohej me 11 akuza për ndihmë dhe nxitje të rebelëve në konfliktin e përgjakshëm në vendin fqinj, i cili zgjati dhjetë vjet dhe përfundoi në vitin 2002, me më shumë se 50.000 të vrarë.


Gjykatësi Richard Lusik tha se krimet e kryera nga ish-presidenti Taylor ishin ndër më makabret të kryera ndonjëherë në historinë e njerëzimit, por ish-presidenti i Liberisë asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe pritet ta apelojë vendimin më të fundit. Ai është ish-presidenti i parë i një shteti që dënohet nga një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte që nga Lufta e Dytë Botërore.


30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)