Jessica Simpson prezanton vogëlushen e saj në “People”

Ajo solli në jetën fëmijën e saj afërsisht një muaj më parë, por kishte refuzuar në mënyrë të vazhdueshme të ndante ndonjë foto të vajzës së saj të vogël me fansat e shumtë që e ndjekin. Por tani Jessica Simpson duket se është gati t’ia prezantojë gjithë botës krijesën e saj, teksa ka pozuar bashkë me vogëlushen Maxwell Dreë Johnson në kopertinën e revistës prestigjioze “People”.
Simpson është shprehur se jeta i ka ndryshuar tërësisht, që nga mënyra si fle dhe deri tek ajo çfarë mendon dhe më pas shtoi: “Ne nuk ia ndajmë sytë për asnjë moment vajzës sonë. Nuk ngopemi asnjë herë me të”.

Në kopertinë, Maxwell, e cila lindi në 1 maj, duket e mrekullueshme me një fustan të këndshëm me ngjyrë të bardhë dhe me një kordele në kokë.

Këngëtarja 31-vjeçare ka pohuar se i është përkushtuar me kohë të plotë përkujdesjes për vogëlushen e saj, pasi e merr malli në çdo moment për të.

Mendohet se revista ka paguar 800 mijë USD për foton e parë të vajzës së këngëtares Jessica Simpson, megjithatë shuma është e papërfillshme krahasuar me atë që kanë marrë yje të tjerë të showbizit për të njëjtin ‘shërbim’. Kështu Jennifer Lopez ka përfituar 6 milionë dollarë nga revista ‘People’ për foton ekskluzive të binjakëve të saj, Max dhe Emme, ndërsa çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë përfituar 11 milionë USD për fotot e para të binjakëve të tyre, Vivienne dhe Knox.

30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 30 Maj 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry