Lëkundje tërmeti në Tiranë

Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti u ndjenë në qytetin dhe rrethinat e Tiranës rreth orës 12:50. Lëkundja e parë ka qenë me një magnitudë të ulët, ndërsa e dyta, që është ndjerë më shumë, ka qenë me magnitudë 2.9. Epiqendra e tërmetit regjistrohet 5 kilometra në veri-lindje të Tiranës dhe 8 kilometra në thellësi.

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në kryeqytet, sidomos në ndërtesat shumëkatëshe. Fatmirësisht nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale. Ndërkohë, Institutit Sizmologjik shqiptar regjistroi në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër tërmet, pranë qytetit të Peshkopisë, me magnitudë 1.9.

Zona mesdhetare njihet si një ndër zonat me aktivitet të dendur sizmologjik. I fundit tërmet tragjik nga ky aktivitet është ai i regjistruar në veriun e Italisë, ku 16 persona humbën jetën, qindra u plagosën dhe mijëra mbetën të pastrehë.
30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 30 Maj 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • raimondi

    Ky termet tregon merzitjen e Zotit me Salen , ndaj edhe e dha ate goditje ne Tirnae –Ti thote Sales : o Sale zgjidhe presidentin o koqe se na lodhe ..lol
    Po Sala nuk pjerdh nga ai vesh–Jo i thote Sala ,. duhet me e zgjedh nga maxhoranca lol