Zv/ministri i jashtëm rus, Ghennadi Gatilov, ka deklaruar se janë kundër çdo forme presioni që do ndërmerret nga Këshilli i Sigurisë së OKB
Rusia do të vendosë veton kundër çdo iniciative për ndërhyrje ushtarake në Siri nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së, madje e konsideron si të parakohshme çdo lloj mase presioni. Kështu ka deklaruar zëvendës/ministri i jashtëm rus, Ghennadi Gatilov, i cili është cituar nga agjencia lajmeve Interfax. Ndërkohë edhe Kina ka përsëritur sot qëndrimin e saj kundër ndërhyrjes në Siti. Nga ana tjetër, si administrata Obama ashtu edhe presidenti francez Francois Hollande nuk kanë përjashtuar opsionin ushtarak për ti dhënë fund krizës siriane, pas masakrës së Hulës. Dje, presidenti francez Francois Hollande është shprehur se nuk përjashtohet një ndërhyrje ushtarake, ndër zgjidhjet që do të shqyrtojë OKB, ndërkohë që edhe ministri i jashtëm gjerman ka thënë se vendi i tij do të nxisë për “një impenjim të ri” nga ana e Këshillit të OKB-së për situatën në Siri.
30 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)