Muaji Europian
Për të shënuar mbylljen e Muajit të Europës 2012, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri do të organizojë një ndeshje futbolli me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ambasadave të shteteve anëtare të BE-së të akredituara në Shqipëri dhe futbollistë të Kombëtares, përfaqësues të medias, politikës, artit dhe shoqërisë civile. Ekipi i Bashkimit Europian do të drejtohet nga kapiteni Ettore Sequi dhe trajneri Astrit Hafizi, ndërsa ekipi i Shqipërisë do të udhëhiqet nga kapiteni Edmond Haxhinasto dhe trajneri Altin Rraklli. Ndeshja miqësore dhe simbolike do të zhvillohet sot, në orën 20:00, në Kompleksin “Dinamo”.