BERISHA TË IMITOJË OSE MERKEL OSE… FATOS NANON

ANDREA STEFANI

Kandidati im është i paanshëm! – thërret Berisha. Po kush mund ta besojë një gjë të tillë veç fanatikëve të tij? Edhe sikur kandidatura të qe vërtet ashtu. Po përse? Faji është i vetë Berishës që nuk ka lënë gur pa lëvizur në këto 20 e kusur vjet politikë, që t’i bëjë të gjitha institucionet e pavarura të shndërrohen nga kufizuese dhe balancuese të pushtetit të kryeministrit, në vegla të tij. Pra ndërsa shihet qartë se Berisha nuk ka hequr dorë nga ky gjakim le të supozojmë, për një moment, se ai do të ofronte vërtet një kandidaturë të paanshme. Edhe në një rast të tillë, Berisha do qe i dënuar të pësojë fiaskon e njeriut të përrallës që kish abuzuar aq shumë me alarme të rreme për ujkun, sa kur bisha vërtet u hodh mbi bagëtinë, alarmin nuk e besoi askush. Kjo situatë mosbesimi në krijimin e së cilës është investuar vetë, mund të kapërcehet vetëm nëse Berisha pranon si konsensuale një kandidaturë të ofruar nga kampi opozitar. Të pranosh apo të kundërshtosh që oferta për presidentin duhet të origjinojë nga kampi opozitar, është të pranosh apo të mos pranosh një qeverisje me pushtete të ndara. Veprimi politik bëhet kështu lakmus i dedikimit të shpallur ndaj demokracisë liberale.

***

Për të arritur tek një president konsensual duhet që për herë të parë në historinë e tranzicionit, Berisha duhet të japë pëlqimin për një kandidaturë të ofruar nga kundërshtarët e tij. Mund të marrë shembullin e kryeministres gjermane, Angela Merkel, e cila pranoi që në postin e Presidentit të ngjitej një figurë opozitare. Berishës i kërkohet më pak. Që presidenti të jetë jo një politikan i majtë, por një kandidaturë e ofruar nga opozita. Berisha mund të marrë shembull edhe nga ish-kryeministri, Fatos Nano, që edhe pse i kishte mbi 84 vota në Parlament, edhe pse i kishte të gjitha kushtet të votonte kë të donte duke u justifikuar me faktin që një gjë të tillë ia lejonte edhe Kushtetuta, pranoi të bëhej president Alfred Moisiu, duke i hapur rrugë konsensusit. Mund të thonë se shumica e atëhershme ishte produkt i deformimeve që solli “dushku”. Ndoshta, por ndërkaq pyesim: Po mbi legjitimitetin e shumicës së sotme a nuk bien hijet e konkluzionit të Departamentit Amerikan të Shtetit se në Shqipëri ekziston dukuria e minimit të së drejtës së qytetarëve për të vendosur me votë fatet e tyre? Berisha nuk i ka thënë asnjëherë “po” një kandidature për president të ardhur nga kampi kundërshtar. Është koha që ta bëjë këtë dhe të mos fshihet pas propagandës qesharake me burra “seriozë”, me “integritet” apo “patriotë” që servir. Sepse këto janë vlerësime subjektive që çdo parti mund t’i formulojë edhe për kandidatin më të papërshtatshëm për president. Të mburrësh kandidatin tënd është si të mburrësh veten tënde. Dhe njerëzit nuk vlerësohen nga ato që thonë për veten. Përveç kësaj, sot shtrohet nevoja e një patriotizmi të veçantë që ka të bëjë me integrimin e Atdheut në Europë me anë të një qeverisjeje ku pushtetet janë të ndara. Siç është çdo qeverisje në Europë. Një lloj patriotizmi që vetë Sali Berishës i mungon. Pra procesi i zgjedhjes së presidentit duhet të bazohet jo në vlerësime subjektive, por duhet të jetë në funksion të emergjencave më objektive. Dhe një emergjencë themelore për integrimin është ndarja e pushteteve. Presidenca, gjyqësori, hetimi, zbulimi dhe kundërzbulimi e të tjera rrafshe dhe institucione duhet, sipas rastit, të bëhen të pavarura nga qeveria ose të mbeten të pavarura nga qeveria. Një shkallë pavarësie që do të diktohet shumë nga fakti nëse presidenti i ardhshëm do varet nga Kushtetuta apo nga Kryeministri. Kujtdo që shpreson se Berisha mund të ofrojë një kandidaturë që shkon kundër gjakimit të tij për t’i kontrolluar të gjitha pushtetet mund t’i thuhet: për ty flet përralla e ujkut me mëlçitë!

***

Jo vetëm këmbëngulja e pafjetur e Berishës për të kontrolluar gjithçka është arsyeja që kandidatura për një president konsensual duhet të dalë nga opozita. Është dhe gjendja reale e pushteteve ajo që dikton një gjë të tillë. Berisha ka ekzekutivin dhe shumicën e legjislativit. Në këto kushte, është më se normale që një figurë kyçe e baraspeshimit të pushteteve të propozohet nga kampi i opozitës. Një figurë që merr miratimin e opozitës së kërcënuar nga tirania e shumicës dhe autokratizmi i afishuar i kryeministrit, ka shumë më tepër shanse të jetë e pavarur nga kryeministri se një kandidaturë e propozuar nga kryeministri. Prandaj në vend se të nxitonte të propozonte një kandidaturë, Berisha duhet që të nxiste një ofertë nga opozita. Për një gjë të tillë duhet të këmbëngulte edhe Ilir Meta nëse vërtet e ka me sinqeritet që presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë e pranuar jo vetëm nga shumica qeverisëse, por edhe nga opozita. Një objektiv që ka mundësi të arrihet vetëm nëse kandidatura ofrohet nga kampi opozitar. Është e padrejtë që t’i kërkosh një opozite të ndodhur për 7 vjet rresht nën presionin tiranik të pushtetit ta injorojë këtë përvojë dhe të besojë pa paragjykim një kandidaturë të ofruar nga po ai pushtet. Në këto momente kur qartazi rreziku kryesor është përqendrimi i pushteteve në duart e kryeministrit, dhënia e konsensusit për një kandidaturë të dalë nga kampi opozitar është lëvizja e vetme politike që do t’i shmangte të gjithë paragjykimet. Një lëvizje që ngërthen brenda vetëm një kusht, atë që kryeministri Berisha të heqë dorë nga ambicia për të pasur president një kukull të tijën dhe jo një kufizues të pushtetit qeveritar, ashtu sikundër e kërkon Kushtetuta. Dhe nëse Berisha vazhdon në taktikën e imponimit të kandidaturave të ardhura nga shumica, që u dashkan pranuar nga pakica si të paanshme vetëm sepse Berisha dhe shumica thotë që janë të paanshme, ky do të jetë treguesi më i qartë se ai nuk ka hequr dorë nga dëshira për të pasur një president të pushtetit por jo të shtetit. Një president që do dhunojë frymën e Kushtetutës, parimin e ndarjes së pushteteve (pra edhe integrimin në Europë) edhe pse do të zgjidhet me vetëm 71 ose ca pak më shumë vota, sipas germës së Kushtetutës së deformuar në prill të vitit 2008.

Autor te 31 Maj 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Mentari

    Z.Andea
    po i kerkon shume doktorit te bllokut
    me lehte jep shpirtin se pushtetin kjo specie

  • astrit

    Bota e bytymte shqiptare,qe vazhdon te rrotullohet, rreth vrimes se zeze sali b,ndjehet me e izoluar nga bota e perparuar, si asnjehere tjeter, ne historine e saj.Ne keto kohe, kur gjithe bota, eshte bere me demokrate se kurre,Saliu, kjo qenie e moduluar  ne azine mesjetare dhe e komunizmit katundaresk,vazhdon ta terheq zvarre prej dy dekadash, Shqiperine dhe shqiptartin ne drejtim  e kundert: Ne erresirat kanibaleske njeri-ngrenese dhe etni vrasese.Me friken dhe interesin ne dore, ne pozicionin e pushtuesit, Saliu, tere keto vite, ka implantuar ne pjeset me vitale te ketij kombi sozite e veta, keto qeliza kanceroze, qe vazhdojne ta shperbejne ate ne menyre te integruar.Dhe ne ane tjeter, ai ka ekspozuar, qe jemi vec nje gjindje apo turme (jo race), me nje kundervenie zero, karshi kesaj fatkeqesie historike.Dhe ka vite, qe kjo shemti vetvrasese e perjetuar cdo ore dhe minut, trupezohet tek kryetari i opozites, qe me ambivalencen e tij te neveriteshme: Mendesi perendimore, qe masakrohet keq nga nje frike patologjike e tij.Dhe mbas kesaj logjika elementare, te thote ,qe eshte ky kryetar opozita shkaktari i kesaj gjendje absurde qe vazhdon, ne kete vend.Dhe vazhdon kjo sindrome dhe tek analistet apo gazetare opozitare,qe e katandisin opoziten e tyre, duke i u kundervene pasojave dhe asnjehere, per te treguar rrugen e vertete, qe Berisha te marre ate qe meriton.Bejne vetem zhurme te mbyllur ne nje kulle te fildishte, duke na prezantuar per me teper, keshtu  Berishen, qe lejon lirine e fjales.Po ashtu si kryetari i opozites, ata bejne zhurme te madhe mbas fekalit te rradhes qe con truri i Berishes dhe mbas kesaj, si Rama shkojne te marrin te qete rrogat apo honorarin e majme, kurse shqiptari i thjeshte vazhdon te perpelitet keq ne ekzistencen e tij fizike dhe shpirterore.

  • Artur_leka

    Eh Andrea sa ke folur ti per kete bishe qe mos te arrinte deri ketu. Tani sgjendet force per ta ndalur dhe opozita ngjan si e mbaruar para tij. Gjithsesi bravo per guximin i vetem ne lufte!

  • BEN-FA.

    Ju jeni çensore te fjales se lire,ashtu siq keni qene per 50 vjet.Nuk e di se pse ketu ka komentues qe jane ne sintoni te plote me ZERIN E POPULLIT dhe Edi Ramen.Deri dje ishte ndryshe.TURP!       TURP!            TURP! Per ju te gazetes,se te pakten ju i lexoni.

    • Griselda

      Po pse qenka turp te jesh ne sintoni me Edi Ramen dhe Zerin e Popullit dhe qenka nder te jesh ne sintoni me Sali Berishen dhe RD?!!!

  • m.h

    z.moderatore ,nese perdorimi i gjithe fjalorit te shqipes dhe dakortesia me autorin perben kusht qe te pranohen komentet, do me ndjeni por e respektoj veten dhe te drejten per folur i lire .

  • E verteta

    Pse po ankohen keta te berishes. U duket vetja ne minorance gje??? Po qytetaret dhe intelektualet shqiptare qe vuajne cdo dite kerbacin e tyre e spo i ndihet zeri edhe pse jane hedhur ne rruge apo dhe ne rrugen e kurbetit te detyruar nga mbijetesa??? Cfare qeniesh jeni??? Nuk jeni te kenaqur dhe kerkoni edhe me shume??? Nga druvare jeni bere drejtore dhe beni politikat alla sojseze e flisni dhe per fjalen e lire qe gjoja e beka Rama ne kete alla sojpashtet qe Berisha sundon me keq se Enveri. Mjere ne per ju!!!!!!

    • Bujar

      pikerisht per kete terbohen o E Verteta, tmerrohen se mund te vije nje dite qe te humbasin privilegjet e pamerituara te fituara me sherbime ndaj partise, me sulme ndaj gazetareve apo me pislleqe korrutpive.

  • Eduardi

    Edi Rama dhe opozita gabojne kur nuk paraqesin kandidatin e tyre siç sugjeron edhe Z Stefani sepse kjo i jep dore Berishes qe te zgjedhe president nje kandidature te veten duke u justifikuar se nuk kishte nje mundesi tjeter nga qe opozita nuk ofroi kandidat.

  • E.GRISEBACH

     E ç’fare pritet tjeter prej shokut Andrea.Ky njeri do pelcasi nga mllefi dhe inati qe ka per Berishen.Asnjehere nuk flet per parime.Eshte ashtu siq ka qene dhe formuar gjithmone,nje predikator dhe kapterr i Marksizmit e ngushellimin dhe frymezimin e gjen po te PARTIA DHE UDHEHEQESI I SAJ,SHOKU EDI RAMA.Dhe ka te drejte.Militantja e Beratit eshte shume me fisnike dhe e respektuar,kurs ky eshte nje buburrec i rendomte.

  • E verteta

    Po po militanti i Berishes. Ti po pelcet nga mllefi qe po kritikohet Ai qe te paguan. Prandaj dhe del me lloj lloj emrash sa here qe shkruan Andrea. Duket qarte qe e paske si detyre dhe perdorke vetem dy fjale kapter dhe marksizem. Ti smbron dot veten mor i zi dhe jo te sulmosh Andrean me argumente. Je askushi pas ferres dhe sulmon nje gazetar te njohur dhe te pelqyer nga shumica e shqiptareve. Ti je buburrec i pushtetit more GRISEBACH – KRISTI – ANNA MARIA dhe jo gazetari qe kritikon hapur pushtetin 

  • Arber

    Dhe ty po te le mendja.
    Po ku munnd ta beje ai kete? Ai dhe si tip nuk u afraoeht atyre.
    Merkelieshte nje gjermane teper nacionaliste, Berisha nje antishqiptar.

  • Bobichicago

    O palo gazetar, te kam thene edhe nje here shko e laj floket dhe bani nje shplarje trurit qe te jetosh realitetin dhe te mos shohesh me endrra me te madhin BERISHA.

    • Xhelil

      E shihni? Berishianet shajne, shajne dhe vetem shajne. Te paafte te kundershtojne te verteten e e kritikes shajne, shajne dhe vetem shajne. Hidhini poshte ato qe shkruan gazetari po mundet! Por nuk mundeni ndaj shani shani dhe vetem shani. Arma e juaj eshte urrjejtja dhe presioni mbi njerezit. Turp, turp, turp! 

    • ervin

      Ti rri mire n’Chikago perpara se te komentosh. Surratpalare!

  • WILLIEBARKER

    Fuck you stefani andrea.You are a ANIMAL KOMUNIST.

    • ervin

      Fuck you and Berisha too!

  • sadiku

    President i ndershem dhe i drejte mund te jene::  LISIJEN  BASHKURTI  ose  ARDIAN  CIVICI.Keta persona une i njoh nga ekrani i televizionit,ne cdo bisede ose debat jane njerzit me te arsyeshem,me te logjikshem  ne TELEVIZION. I drejte eshte edhe  AFRIM  KRASNIQI por nuk ben per President.

  • lumani

    Ne se ka njeri ne Shqiperi qe duhet t’i falet e te lutet çdo mengjes e çdo mbremje per Berishen, ky duhet te jete Andrea Stefani(ky mbemri te ve ne dyshime, mos eshte nga soji e Simon Stefanit), pasi Berisha i siguron buken e gojes. Ai çdo dite tregon mediokritetin e tij, se nuk di te bej nje shkrim si gazetar profesionist, por zgjedh temen me te lehte-akuzat dhe sharjet per kryeministrin. Dihet se gjeja me e lehte jane sharjet, me e veshtira gjykimet konstruktive e largpamese. Por une habitem me kryeredaktorin, i cili eshte nje gazetar me realist se gjithe gazetaret e gazetes Shqip, qe e lejon Stefanin te shkruaj çdo dite per te njejten teme. Kjo konsumon jo vetem Stefanin, per te cilin edhe te majtet realiste thone: oh, lere ate, me siguri shkruan per Berishen dhe i dime edhe fjalet qe thote, por po konsumon edhe vete gazeten dinjitoze.

    • ArtanH

      Po ti je vertet nje personazh komedie more djale! Ti ke merakun se i dalin te palarat Berishes apo se konsumohet Stefani? Je ne kontradikte me veten o lum lumani! Un do habitesha sikur Stefani te vazhdonte te shkruante per Berishen pasi Berisha te ish largu nga posti i kryeministrit. Por sa kohe qe ai vazhdon te jete ne krye te qeverise dhe aq me teper kur ben ato krime e pislleqe qe i di gjith bota, qe nje gazetar te vazhdoje te shkruaje per kryeministrin eshte mese normale. Anormale eshte qarja jote se perse Andrea Stefani vazhdon te shkruaje e kritikoje Berishen. Nese do qe kjo vuajtje e jotja te marre fund, shko e thuaji mikut tend Berisha te dale ne pension. Te jesh i sigurt se atehere Andrea nuk do shkruaje me per te. Edhe mbaje veten se je ne pushtet.

    • Kalorsi i Zi

      Lumjani, A Stefani ka kritikuar qeverine e Fatos Nanos kur ju ishit ne opozite dhe ardhja juaj perseri ne pushtet nuk ju ka ndryshuar bindjet. Ju jeni tradhtar te kombit prandaj nuk e kuptoni Z Stefani. Ju doni tradhtaret e kombit, ju doni pushtuesit. Mjere ju se dita po ju vjen kur historia e kombit do tju mbylli ne erresire.

  • Pena

    Z.Stefani,kini shume te drejte ne te gjitha sa thoni,por ju flisni sikur te kishim te benim me nje njeri normal.Etja per pushtet e ka verbuar bajraktarin malsor,aq sa cinizmi i tij ne keto vite,nuk njeh kufi.Une e kam humbur kaq shume besimin tek Saliu,sa qe edhe ne se rastis ndonjehere te perpiqet te duket si njeri normal,mua (dhe gjithe sa bisedojme me te tjere) me duket gjithenje si nje menxyre per kombin shqiptar.Eshte njeri qe kurre,e perseris,kuuuurrre nuk mund t`i zihet bese.Atij mund t`i mungojne shume gjera,por ato qe jam i sigurte qe s`i ka pasur kurre,jane besa dhe ndershmeria.Njeri teper hipokrit e primitiv.

  • E verteta

    More i punesuar i Berishes qe hiqesh si LUMANI, GRISEBASH, SHOPEN HAUER, ROSINI, BOBI CHICAGO ANNA MARIA, KRISTI, MIRA etj. Ky eshte nje forum i lire i gazetes dhe jo per te penuesuar si puna jote. Por vetem ti je o i shkrete edhe pse shkruan shume emra per te krijuar idene se e mbeshtesin shume Berishen. Je ne minorance o i shkrete e smund te manipulosh nje popull te tere qe Berisha ja ka sjelle ne fyt. Shko e bej ndonje pune me te ndershme sesa kjo se edhe Berishes po i vjen fundi e do ngelesh thate pastaj.

  • Ladi USA

    Vazhdoni te beni analiza boshe ju kompania e pioinereve revulocinare dhe PS te vere kushte si analiza e me siperme. Gjeni nje emer te pakten, beni transplant kryetarit nje pen…. Me dy te medhaja anash,dhe pastaj veni kushte.Tung doktor Berisha sulltani me harem Partine Socialiste.

    • Engjell

      Doktor maloku me haremin e Sulltan Sulejmanit thuaj. Aty e keni menjen. Po te pakten dilni hapur mos thoni se duam te shkojme ne Europe! Mashtrusa!

  • Demokrati

    Disa forumiste qe duket se jane mbeshtetes te qeverise akuzojne Andrean se po shan Berishen. Kur lexon artikullin nuk ka sharje por kritika qe i behen kryeministrit kapjen e te gjitha pushteteve. Shoh se fanatike te Berishes qe e akuzojne gazetarin per sharje jane ata vete qe shajne me lloj-lloj fjalesh te ndyra ne forum duke ju larguar edhe temes se diskutimit te shtruar ne artikull dhe duke u marre personalisht me artikullshkruesin. Kjo nuk me duket as civile, as e drejte dhe as demokratike.

    • Demokratiivertete

      Ore Demokrat, po a nuk merret ky palo analisti Stefani personalisht me Berishen ne shkrimet e tij? Atehere perse te tjeret nuk paskan te drejte te merren personalisht me te?

      • Demokrati

        pergjigja qe dhe tregon se sa pak e kupton demokracine o Demokrat i Vertete. Berisha eshte nje njeri me post publik dhe atij ka te drejte ti kerkoje llogari per sa ben e thote çdo gazetar per sa kohe qe eshte ne pushtet. Mjafton qe te mos e shaje dhe ofendoje. Kete po ben edhe Stefani qe ti e fynen duke e quajtur “palo analist”. Me kete tregon qe nuk e duroni fare kritiken ndaj qeverise dhe kjo eshte as me shume dhe as me pak por nje reagim aspak demokratik por shume i ngjashem me ate fashist apo komunist.

  • E verteta

    More nuk jane disa forumiste po vetem nje mashtrues qe vetem ketu ka emrin GRISEBACH, BOBI CHICAGO, WILLIEBARKER, LUMANI, LADI USA DEMOKRATI I VERTETE. Kaq shume te paska shperbly  Berisha saqe qeke i fiksu ketu more lumadh se na bere per te vjelle.  Here na del me fytyre intelektuali e here me fytyre rrugaci. Edhe sikur ta kesh nga nevoja prape ska asnje justifikim per ty.