Krimi brenda familjes ka goditur sërish. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e  Sarandë, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Burime të policisë lokale informojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh, rreth 2 km larg Sarandës, ku 65-vjeçari Ismail Leli ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Thëllëza Leli, 57 vjeçe, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.


Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë, ndërsa trupat e pajetë të dy bashkëshortëve janë dërguar në morgun e Sarandës për t`iu nënshtruar edhe ekspertizës përkatëse.

Policia, ndërkohë, ka shkuar menjëherë në vendin ku ka ndodhur krimi për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë e cila i shtohet serisë së gjatë të vrasjeve brenda familjes, që kanë tronditur gjithnjë e më shpesh realitetin shqiptar.


31 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)