Charlize Theron është shquar gjithmonë për thjeshtësinë dhe pamjen e saj tërësisht natyrale. E tillë ka qenë edhe në performancën e radhës teksa ka marrë pjesë në premierën e filmit më të fundit të saj ‘Prometheus’, në Londër. Aktorja afrikane-jugore ishte me plot gojë, ylli i vërtetë i mbrëmjes teksa mbante të veshur një fustan rrëzëllitës ngjyrë blu nga ‘Dior’.
Me fustanin që i tregonte forma perfekte trupore 36-vjeçarja dukej shumë e ëmbël dhe në kontrast të plotë me paraqitjen e saj në premierën e filmit tjetër ‘Snow White and the Huntsman’, ku aktorja kishte veshur një fustan tërësisht të zi dhe kishte vendosur një makijazh po kaq të errët, për t’ju përshtatur në një farë mënyre rolit të saj në film (shtriga e Borëbardhës).
Filmi ‘Prometheus’ i ka vendosur ngjarjet në fund të shekullit të 21-të ku ekuipazhi i anijes kozmike ‘Prometeu’ është dërguar në një ekspeditë shkencore për të ndjekur një yll i cili mund t’i çojë ata në origjinën e njerëzimit. Por duke qenë se ata të fillojnë të eksplorojnë civilizimin e avancuar të një race jashtëtokësore, shpejt do të përballen me një kërcënim për ekzistencën e njerëzimit.

1 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)