Mjeshtëria për të fshehur qëllimet dhe për të dhënë goditje pas shpine

MUSTAFA NANO

Pardje, teksa isha i ftuar në programin “Top Story”, në një version paraditeje, moderatori Balla u lidh drejtpërdrejtë me Gazmend Oketën, i cili sapo kish dalë nga seanca parlamentare ku, siç e dimë tanimë, votimi i parë në procedurën presidenciale u shndërrua në një show të panevojshëm e të bezdisshëm (nuk u votua dhe kështu raundi i parë mund të quhet i dështuar me sukses të plotë). Oketës, në atë rast, iu bënë pyetje normale e konkrete, të llojit “si do të votoni ju në rrethanat e një kandidature PD-LSI?”, ose “si do të votoni ju në rrethanat kur do kërkohen 71 vota në raundin e katërt e të pestë?”, etj., etj.

Çfarë tha Oketa? Oketa është një politikan simpatik, i shtruar, i qetë, me edukatë, madje presidencial po të doni (meqenëse jemi në muhabete presidenciale), por në përgjigje të atyre pyetjeve të Ballës e të Zhejit tha … një hiç të madh. U erdhi vërdallë argumenteve, rrëshqiti mbi fraza të kalibruara e hermetike (të kalibruara për të qenë hermetike), e mbante mendimin në një fazë shtërzimi, por pa nxjerrë asnjë mesazh të kuptueshëm e të qartë. Dukej sikur sikletosej nga ndërhyrje gazetareske që synonin ta cytnin të shprehej ca më shumë, por edhe kur i bëheshin këto ndërhyrje, dinte t’u bënte bisht për të mbetur në rregull me misionin për t’mos thënë gjë prej gjëje.

Kemi të bëjmë me një nga karakteristikat e tipologjisë së politikanëve shqiptarë. Nuk është vetëm Oketa, i cili ka mësuar ta zotërojë në majë të gishtave këtë mjeshtëri; janë të shumtit, që kulmin e talentit të tyre politik konsiderojnë pikërisht këtë zhdërvjelltësi për të folur me minuta të tëra përpara kamerave e për të fshehur qëllimet, për t’mos nxjerrë në shesh opinione e qëndrime, për të formuluar fraza-rebus, e rëndom për t’mos thënë asgjë. Pse? Sepse kështu ua do puna, kështu janë në gjendje të fshehin plane e qëllime, kështu lënë shtigje të hapura për rreshtime të nesërme, kështu shtien në ngasje e në gabim kundërshtarët, e kështu synojnë që të tjerët të mos kenë kohë të mbrohen prej goditjeve të liga e planeve të pabesa. Të kuptohemi, nëse s’kanë asnjë interes për të mbrojtur, e asnjë qëllim për të fshehur, ata dinë të jenë dhe të troçtë, të prerë, të kuptueshëm. Por puna është se rëndom ata kanë gjëra për të fshehur.

Përpara Oketës ish dhe Ilir Meta. Por ky ish i tillë në fjalën që mbajti në Parlament. Ndenji rreth 10 minuta në foltore, dhe është për të vënë bast me këdo mbi “çfarë tha?”, duke qenë të sigurt se asnjëri s’është në gjendje të riprodhojë ndonjë mesazh të tijin. Ishte një fjalë e rrumbullakosur, rrondokope, që s’dije nga ta kapje. E përpara Metës ishte mjeshtri i madh, Berisha, i cili, në ndryshim nga gjithë të tjerët që i fshehin gjërat duke mos thënë asgjë, është në gjendje t’i fshehë gjërat edhe duke thënë plot gjëra.

Ka dhe një tipar të dytë të tipologjisë së politikanëve shqiptarë, që po manifestohet bujshëm këto ditë. Në të vërtetë, është një tipar që manifestohet gjithë kohën, por këto ditë gjëja ishte më spektakolare. Politikanët tanë e kanë mendjen veç te hilet, te rrengjet, te goditjet pas shpine, tek arritja e qëllimit prapa krahëve të të tjerëve, në shkelje të rregullave e ligjeve, por edhe me synimin për ta poshtëruar e turpëruar kundërshtarin. Ata nuk besojnë te sho-shoqi; te çdo hap e lëvizje e tjetrit, ata shohin një dinakëri; te çdo fjalë e dhënë, ata shohin një rrenë; dyshojnë se tjetri mund t’ua punojë, ngaqë janë vetë që mendojnë se si t’ia punojnë tjetrit; ata lidhin një pakt e në mendje kanë edhe një plan A për ta prishur paktin në një moment të caktuar e për një interes të caktuar, edhe një plan B për t’iu përgjigjur aleatëve në rastin kur këta të fundit nxitojnë ta prishin më përpara të njëjtin pakt.

Fjala vjen, aktualisht Meta është i frikësuar se mos Berisha është duke përgatitur në prapaskenë shumicën e re presidenciale prej 71 votash pa LSI-në, që do ta shtjerë në punë në raundin e katërt a të pestë dhe në të gjitha lëvizjet që bën (Meta) kërkon të garantohet së pari që 71 vota pa të nuk bëhen, e së dyti që të jetë pjesë e shumicës presidenciale në rast se Berisha ia del t’i bëjë ato 71 vota. Ndërsa Berisha ka frikë së pari që 71 vota nuk i bën dot pa Metën, së dyti që 71 vota, edhe pse mund t’i bëjë e mund t’i japin presidentin, kanë për t’i sjellë qeder në vend të qarit, së treti, që Meta mund të jetë duke rregulluar telat me Ramën në dëm të tij, së katërti …. etj. Marrëdhëniet mes Ramës e Metës nuk janë më të mira. Veç mosbesim ka mes tyre. Po sikur t’ma fusë Rama?, thotë Meta. Po sikur t’ma fusë Meta?, thotë Rama. Mund të merret me mend se çfarë vendimesh mund të merren nga një klasë politike, që funksionon me këtë logjikë. Mund të merret me mend, fjala vjen, se çfarë presidenti mund të zgjedhin këta njerëz.

Pse ndodh kjo? Ndodh prej një qasjeje konspirative që ne shqiptarët kemi në shpjegimin e gjërave që ndodhin (Bota e web-it – futuni në çdo gazetë online që dëshironi, ose në një rrjet social ku flitet për temën presidenciale – ka qenë e mbushur me komente të shumta të tipit “hohoho, ç’po ua fut Sala të gjithëve!”, “jo, në fakt është Meta që do t’ia fusë sa krahu Berishës, por prisni, se akoma s’ka ardhur momenti”, “Jo, jo, Meta po ia fut ngjalën Ramës, askujt tjetër”, “ky Rama s’di të bëjë gjë tjetër, veçse të bjerë në kurthe që i ngrenë të tjerët”, “Berisha ia bo tetëshin gjithmonë Ramës; ka për t’ia bo dhe këtë herë”, “nuk rrëzohet kollaj Sala, mor jo; ai e ka bërë gati kundërlëvizjen për çdo lëvizje të të tjerëve”, etj., etj.). Dhe kësaj qasjeje që buron prej ADN-së tonë, i shtohet dhe fakti që politikanët shqiptarë duan ‘të marrin gjithçka në shpërfillje të rregullave të lojës’. Të kërkosh të marrësh gjithçka duke injoruar një minimum rregullash loje sigurisht që sjell për pasojën më të parë këtë klimë dyshimi e mosbesimi.

Autor te 1 Qershor 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Dardan

    Ska asgje per tu çuditur pse ndodh keshtu me keta politikane, se ne fakt keta politikane nga ky lloj popull votues kane dale e prej po ketyre pelqehen e votohen perseri.  Prandaj ata bejne teatrin e rradhes per publikun e tyre te zellshem. Keta votues, (qe te mos pergjthsoj te gjithe popullin) jane mesuar te kene ne krye te vendit nje mashtrus= i zoti per tia fut te gjitheve, hajdut = i zoti me be pare, i forte = i zoti per me e pas frike gjykatesit, dinak = i zoti me iu duk te huajve si proamerikani e proevropiani me i madh, etj etj. Historine e nje vendi e bejne njerezit qe jetojne ne te. Ne jemi keta qe jemi me keta politikane qe zgjedhim e keshtu e kemi katandis dhe vendin tone. Nese duam te ndryshojme diçka per mire kjo fillon nga vete ne.

    • ar

      Bravo!

  • Zapbone

    Meta eshte nje Zhabe qe, ceshte e verteta donte te pinte ne koven e PS. Po Edi nuk e pranoje? (Autogol per Edin) Dhe Meta ra brenda ne koven e PD. Ra per te mbijetuar, ra dhe nga qe ishte i uritur. Po po re brenda ne kove nuk del dot. Duhet te luash kaq shume ne koven e qumeshtit gjersa qumeshti te kthehet ne tlyne, pastaj mund te dalesh nga kova. Ne qofte se Meta nuk e kthen qymeshtin e PD ne tlyne; mbytet vete brenda. Kaq e thesht eshte kjo pune.

    • Jeronim

      Zapbone, e ke gjetur tamam se cfare eshte Meta, ZHABE dhe vetem ZHABE

    • Amir

      Zhabe Meta apo Rama qe sla gje pa thene dhe per nje karrige i lepiu doren????? 

  • Arif Gjongjini

    ” …ne shqiptarët kemi një qasje konspirative…, prandaj ndodh fshehja e qëllimeve etj….”. Mos është edhe e kundërta? Kush e bëri tjetrën e para, veza pulën apo pula vezën. Kjo është çështja. Nuk mendoj se për ne shqiptarët është kaq përcaktues themelor i sjelljes i tipari gjenetik i konspirativit (nuk ndryshojmë aq shumë sa e bëjnë nga bota tjetër njerëzore), por mendoj se është lloji i atyre që përfaqësojnë pilitikisht shqiptarët, që na nxijnë faqen; të paktën në pilitikë kanë hyrë sharlatanë, njerëz të veseve, të interesave vetjake, ndër ta edhe antiatdhetarë, të cilët, domosdo, duke qenë të tillë do fshehin gjëra, do dyshojnë te kundërshtarët e tyre të të njëjtit lloj. Më duket se është bërë modë që çdo prapshti, çdo fëlliqësi, çdo hajni e poshtërsi që bëjnë politikanët e shtetarët të shpjegohet me fataltetin, me gjenin shqiptar, duke i nxjerrë kështu të larë nga faji e përgjegjësia të tërë ata që bëjnë poshtërsira në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve.

  • sadiku

    Per mendimin tim EDI RAMA beri gabim qe shkoi ne LALEZ dhe hengri ngjalat e METES. Ky ishte nji kurth per EDIN,mbasi META e ka frike SALEN ,mbasi AI i ka ne dore  30 dosje te METES dhe e kercenon sa here qe e shikon se  META i leviz keshtu qe META eshte ne sherbim te SALES.
    EBI RAMA DUHET TE JENE ME I VEMENDESHEM DHE TE KONSULTOHET MIRE ME SHOKET.

  • pisha flamur

    Mustafa Nano ka “zbuluar” thëmbrën e Akilit. Thua ne shqiptarët të jemi të pa besë që detyroji Lekë Dukagjinin te sintetizojë në kod mbajtjen e besës?. Si shpjegohet që historia jonë është kombinat tradhëtish. Sot më shumë se kurrë, OK?

  • Pavaresia

    Respekte z. Mustafa (sepse kam qef qe te mos e permend mbiemrin tend ,,koincidence”)! Si per here, jam i nje mendje me konstatimet tuaja edhe ne kete shkrim qe, ne sinteze permbane hilene dhe mungesen e besimit te ndersjelle mes politikaneve. Dhe ky realitet i pa deshiruar, nuk ka qene pa pasoja. C’eshte me e keqja, vazhdon e ,,perfeksionohet” me tej. Pa u zgjatur ne komentin qe meriton problemi qe trajton ti, desha te cek dy ceshtje konkrete qe lidhen me ‘te.  E para ka te beje me ,,cpikesin” e nje realiteti te tille (qe permbane brenda hilene dhe mungesen e besimit….). Babai i Hilese (jo vetem i hilese por edhe i krijesave te tjera-monstra) eshte Sali Berisha. Ai ashtu e ka filluar karieren e tij politike, me hile dhe ne vazhdimesi e ka perfeksionuar deri ne ekstrem, aq sa po i ben dukshem, hapur e ne sy te ,,gjithekujt”. Dhe hileve ,,primare” (nepermjet te cilave ai realizon qellimin kryesor), mjeshterisht, u bashkengjit dhe hilene ,,sekondare”: Ate qe une e gjej ne taktiken e njohur: ,,Kopilin ne dere te komshiut”! Atehere, cfar’ ka ndodhur pasi ,,babai” ,,polli” keto ,,krijesa”? Vetiu, qe ato jane infektive, qofte ne nivelin e imunitetit, qofte dhe per ti perdorur dhe te tjeret, qofshin ushtare te tij, qofshin kundershtare te tij. E dyta ka te beje me ate qe ti i fut ne nje kosh te gjithe politikanet. Te gjithe hileqare, te gjithe mos besues. Nuk besoj se eshte saktesisht keshtu. Argumentimi i me tejshem, besoj se eshte i tepert. 

    • Amir

      Z.Mustafa shkruan vetem kunder Sali Berishes dhe si per cudi gazeta dhe televizioni ku ai shpreh mendimet e tija eshte ne te njejten rruge qorre te partise ku aderon Shoku Mustafa apo Muçi si i therrasin.Keshtu perderisa ka nga keta pseudo analiste qe flasin lare e palare per nje rroge qe marrin nga gazetat apo televizionet qe i paguajne partite ne si popull me mire te shohim punet tona e ti leme politikanet ne pislliqet e tyre.

  • X. Vasili

    Lexova shkrimin e zotit M. Nano. Me pelqeu. Konkluzione te drejta. Zoti Nano flet per politikanet kryesor, por une do te thosha qe keto vese i kane edhe shume te tjere. Sigurisht qe keto vese te keqija shkaktojne deme shume te mbedha kur shfaqen te politikanet.
    Kam ndjekur mjaft emisione qe lidhen me zgjedhjen e presidentit. Te bje ne sy qe edhe analist apo gazetar te ndryshem ndahen ne kampe te ndryshme. Psh. Nuk flasin nje gjuhe per konsensusin, sikur kjo fjale shpreh kuptime te ndryshme. Bile dhe kryeministri deklaron qe presidenti do te zgjidhet nepermjet konsensusit me te gjere ne histori ndermjet PD dhe LSI. Hajde mere vesh?  Pra zoti Nano, jemi shume larg zgjidhjes se problemit aktual dhe problemeve qe na dalin per here. Une kam shume vrejtje edhe per ju gazetaret. Te gjithe gazetaret duhet te jene ne opozite me qeverine, sepse ato jane oponentet me te mire. Bile dhe gazetaret e shtypit partiak duhet te jene opozitare te partise qe perfaqesojne. Ne kete menyre ata do te ndihmojne pozitivisht partin e tyre.
            Dua dhe  te jap nje mendim per presidentin. Flitet per nje proces. Eshte percaktuar dhe nje emer te cilin une nuk e kam degjuar me pare. Si kandidati qe ka percaktuar maxhoranca mund te jet çdo pedagog apo gjykates, apo poloitiikan e tjera. Une mendoje se para se gjithash presidenti duhet te jete personalitet, i njohur nga te gjithe. Duhet te jete persqonalitet qe kushdo qoft tjeter, kryeminister, kryetar partie, deputet apo diplomat te perulen para personalitetit te presidentit. Cdo figure tjeter kur te duash behet vegel e pushtetit.
    Studentet e Shkodres dhane mendimin per I. Kadarene (I goditur), por ai nuk pranoj. Degjova ne nje studio Z Bashkshkurti qe deklareoi se nuk do te pranoja te zgjidhesha president me 71 vota. Mund te ishte nje figure e pershtateshme konsensuale per president.
     Levizja e fundit e Z. Fatos Nano e skualifikoi perfundimisht.
    Z. Meta te kujton njeriun qe hengri diku nje çorbe te prishur dhe ai do te vjelle vazhdimisht.
    Zoti i ruajt Shqiptaret.
     

  • Pavaresia

    Cfar’ populli je ti, more ,,Amir”? Tipa te tille si puna jote, jane sa naive aq dhe sharlatane! Mustafa Nano dhe analiste te tjere per te cilet aludon ti, nuk jane anetare te asnje partie. Madje, ndonje qe i ka ,,thirrur mendjes” dhe profesionalsht eshte kthyer ne brazden e te vertetes, ka qene, dikur, militant i Saliut. Sai perket T.V.-nit, per te cilin aludon perseri ti, ai eshte TOP CHANNEL qe e don dhe e sheh e gjithe ,,bota” shqipetare. Ti, ruaje veten se mund te pelcashis ndonje dite nga marazi! Struku me ndonje skute e mos u jep mend gazetareve se per ke te shkruajne e per ke jo. Eshte mire ta dishe ti  Amir (qe, me sa prezantohesh ti, nuk ke as gje te perbashket me miresine) dhe te gjithe mercenaret (pa agese) te Saliut se Shqiperia nuk ka pare bandit me te eger se Sali Berisha, gjate 100 vjeteve. Vazhdoni ti sherbeni atij se ju nuk mund ti sherbeni Shqiperise ! Kjo eshte puna e juaj. Mercenari i tille mbetet deri sa te japi frymen e fundit.