Aktorja me origjinë ukrainase, Mila Kunis duket se ka shtuar disa kile në peshë për rolin e saj më të fundit. Brunia bukuroshe humbi rreth 11 kg për filmin e saj të vlerësuar me “Oscar”, “Black Swan” (Mjellma e Zezë) ndaj iu desh të shtonte sërish në peshë, në mënyrë që t’i përshtatet rolit më të ri. 28-vjeçarja u dobësua në më pak se 50 kilogramë për të luajtur rolin e balerinës përkrah aktores Natalie Portman.



Megjithatë, ndërsa është duke xhiruar filmin e saj më të ri, “Blood Ties”, përkrah aktorëve Clive Owen dhe James Caan, bukuroshja ukrainase paraqitet më e bëshme. Bukuroshja është shprehur se humbja e menjëhershme e peshës për t’ju përshtatur rolit të balerinës në filmin “Black Swan” kishte një impakt të çuditshëm në trupin e saj.


“Unë jam një llupëse e madhe, megjithatë me shumë vullnet, për t’iu përshtatur rolit të ri, pësova një rënie shumë të madhe në peshë. Trupi juaj mund të bëjë gjithçka, në çdo kohë, mjafton që ju ta dëshironi”, – tha Kuis.


Filmi më i ri, “Blood Ties”, është një dramë familjare që i vendos ngjarjet në vitet ‘70 dhe rrëfen historinë e karaktereve të luajtura nga Mila Kuis dhe Clive Owen, të cilët punojnë në një dyqan për riparimin e makinave.



1 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)