”Nëse vendoset që për të mirën e futbollit, Kombëtarja të mos marrë pjesë në Euro 2012, nuk do të jetë problem”. Deklarata e fortë është bërë sot nga trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Cesare Prandelli. Pas lajmit për nxjerrjen e urdhëresës së Guardia di Finanza për lëvizjet bankare të portierit të ekipit, Buffon.
“Unë jam kundër kryqëzatave. Ka gjëra që mendoj se janë më të rëndësishme. Nuk më pëlqejnë kryqëzatat, më pëlqejnë përballjet dhe as zëvendësimet, pa menduar më parë pasojat. Dua të flas vetëm për futbollin, por ajo që po ndodh na imponon diçka tjetër. Për sa i përket lojtarëve, mund të them vetëm se ata që janë përfshirë në hetime, nuk do të marrin pjesë në Euro 2012”, ka thënë Prandelli për Rai Sport.
I pyetur rreth reagimit të Bufon, trajneri është përgjigjur: “Humori i Buffon? Ai është shumë i fortë, ka personalitet të fortë, por pavarësisht këtyre, edhe një person si ai, mund të ndihet keq në një moment të vështirë si ky”, ka përfunduar Prandelli. 1 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)