Fier


Ylli Bushi i zhdukuri ne Radostine te Fierit

Ylli Bushi i zhdukur ne Radostine te Fierit


Zhduket në rrethana misterioze një 45-vjeçar nga fshati Radostinë i Fierit. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime të policisë, që sqaruan se familjarët e Ylli Bushit, 45 vjeç, kanë bërë tri ditë më parë denoncim për largim nga banesa. Sipas burimeve, babai i katër fëmijëve, i cili administron një lokal në fshatin e tij, është larguar mëngjesin e së enjtes për të bërë pazarin dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Meqenëse telefoni i tij ka qenë i fikur edhe gjatë gjithë ditës së enjte, familjarët kanë kryer dje kallëzim për zhdukjen e tij. Ndërkaq, burimet e policisë pohojnë se nuk kanë asnjë pistë hetimi, pasi familjarët e Ylli Bushit kanë deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë konflikt. Ata kanë shtuar se 45-vjeçari gëzonte shëndet të plotë fizik dhe mendor. Për të ndihmuar në gjetjen e tij, policia shpërndau dje një foto dhe sqaroi se Ylli Bushi kishte veshur këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.


e.h.