Konkursi
Janë përzgjedhur 32 vajzat nga e gjithë Shqipëria që do të garojnë këtë fund qershori për titullin e ‘Miss Shqipëria 2012”. Nga 250 kandidate, janë përzgjedhur më të mirat, starti i të cilave nis me çeljen e sezonit turistik në Radhimë. Përgjatë tre ditëve, më 28, 29 dhe 30 maj, grupi organizator i “Deliart Association” ka kryer seleksionimin, pranë ambienteve të TVSH-së. Siç është bërë traditë, edhe në këtë edicion, deri në mbrëmjen finale vajzat konkurrente të këtij viti do të shijojnë rrugëtimin nëpër trevat historike dhe turistike të vendit tonë. Nata finale do të zhvillohet në kalanë e Bashtovës në Kavajë ku mbrëmjen e 29 qershorit, juria e përzgjedhur e spektaklit do të votojë për fituesen e këtij edicioni.