Nano presion Ramës: Më mbështesni për president, përndryshe do krijoj parti të re

Fatos Nano nis fushatën, sot takime me ish-deputetë të PS-së dhe intelektualë

Kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano i ka kërkuar sot kryesocialistit Edi Rama të mbështesë kandidaturën e tij, pasi në rast të kundërt do të nisë një lëvizje të re brenda së majtës. Një ditë para takimit Berisha-Rama dhe vetëm 48 orë nga raundi i dytë i votimit në parlament për kreun e ri të shtetit, Nano ka ashpërsuar tonet duke kërkuar mbështetjen nga deputetët socialistë.

Burime pranë ish-liderit socialist bëjnë me dije se mëngjesin e shtunës pranë zyrave të tij tek “Dy Kullat”, Nano ka takuar intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ish-deputetë e drejtues lokal të Partisë Socialiste.

Në këto takime është folur për ngurrimin e gjatë të pakuptueshëm sipas Nanos,të kreut PS-së Edi Rama, për ta mbështetur politikisht dhe me firma kandidimin e tij për President. Ndërkohë mësohet se Nano ka deklaruar në këto takime, se nëse nuk do të jetë kandidat për president, do të shkaktojë një Katarsisi të dytë në PS.

“Nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për President, atëherë në këto takime u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për një lëvizjeje të re politike përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan t’i dalin për zot fateve të Shqipërisë dhe që e duan Shqipërinë Europiane”, thuhet në deklaratën zyrtare të koordinatorit të fushatës së Nanos, Arian Galdini, ku më tej sqarohet se është caktuar edhe një grup pune që do të koordinojë përgatitjet e kësaj lëvizjeje, e cila mund të fillojë që javën e ardhshme.

2 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 2 Qershor 2012. Lajmet kryesore, Politikë, Zgjedhja e Presidentit. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Labi Vlore

    Per te gjithe ata qe duan te i dalin zot Shqiperise?????Partia e re do quhet “Partia e Bashkuar rreth Bixhozit”.Ose me nje emer tjeter.”Partia e gjelles se vjeter”

  • Arif

    Ç’pati mister Nano që u nxeh! Ai deri tani hiqej si i moderuar, si i sjellshëm,  si normal. Tani bën edhe presion! Presioni tregon natyrën e tij prej huligani e garipi. Si mund të pretendojë tjetri ta zgjedhin me pahir, kur ai është shprehur se kandidon thjesht për të kontribuar për vendin. Pra nuk e paska për vendin po për vete. Fytyra të tilla duhet t’i hiqen qafe atdheut. Ai ka qenë në drejtim të vendit e ia ka bërë menderin më të katër anët, tani do që ta pëgëjë edhe njëherë vënçe nga pozicioni i presidentit. Le të krijojë jo një po njëqind parti, vetëm të qërohet kësaj radhe nga pretendimi absurd e i paskrupullt.

  • Pavaresia

    Jo! Partia e ,,re” e  Fatosit do te quhet: ,,Bashkimi i Kazinove Shqipetaro-Helenike”.  Me miniser te financave (ne perspektive te afert per te marre pushtetin), z.Arben Malaj, i cili do te shpetoje jo vetem Shqiperine nga borxhet por dhe Greqine nga falimentimi financiar. Zv. k/minister dhe keshilltar i dallavereve do te jete Kac Islami. Pastaj te tjeret me radhe qe do ti kete ne stanin e tij. Por popullin e thjeshte nuk do ta keshe me vete, o Tos Batakciu. Po, ti do te thuash, kush e pj…dh popullin….? Jo, jo ! Nuk eshte tamam keshtu. Ti nuk mund te matesh, aktualisht, jo me z. Bamir Topin qe dote jete lider i F.R.D.-ike, por as me Kreshnik Spahine qe, deri tani ka mbledh rreth vetes mbi 500 mije fansa. Ne rast se ti, o Fatos Nano, i ke vene detyre vetes te jeshe ndihmes nr 2  i Saliut (se nr, 1 eshte Ilir M.), sa do mire ta besh kete pune te lige, perseri i humbur do te jeshe. Mrecenaret, te ,,medhej” apo te ,,vegjel” qofshin, ne koshin e mbeturinave kane perfunduar. 

    • Mysafir

      bravo te mbeshtes ne mendimet e tua nuk ka cfar i duhet popullit nje njeri i tille.duket se ka gjetur ndonje truall per ta shitur.

  • ben

    Eshte shume palaco.Me kercenime kerkon te zgjidhet president. Ne fakt kjo eshte politika shqiptare,ma jep ta jap,nuk te fus ne burg por do sillesh keshtu,shantazhe,blerje vote,korrupsion etj.tosi eshte sinonimi i gjithe politikes shqiptare,hajdut,bixhozxhi,i pa pergjegjshem,intrigant,mafioz,llafollog, i zgjuar,bleres,shites por asnjehere shtetar per kete shtet asgje per kete popull.

  • http://www.facebook.com/people/Marian-Shpati/100003079096481 Marian Shpati

    ik more i  poshter

  • http://www.facebook.com/people/Marian-Shpati/100003079096481 Marian Shpati

    Kjo kaprico e re e nanos me con vite pas ne 1997 kur nje popull i tere kerkonte ate qe i ishte grabitur aq paturpesisht nga kacaku (me falni per shprehjen) sali berisha.Mbaj mend se nje pjese e madhe e njerezve thoshin le te mos i marrim leket vetem te shporret ky monster nga pushteti.Si alternative te besuar kishin bukeshkalen Nano(vini re jo PS).Nano!doktorit nuk i kam besuar kurre,ti pa me je i urryer, i neveritshem sepse me vrave shpresen,me shkaterrove besimin.Me vjen tani ne mend i madhi KADARE.E meriton plotesisht te jete president,i lutet nje pjese e madhe e popullit te pranoje te behet president dhe nuk pranoi.Sigurisht qe nuk pranoi.Nuk kishte si te lejonte matrapazet e rangut tend te benin pazarlleqe me emrin e tij te nderuar.Zvarraniku Nano nuk e koncepton dot fisnikerine e ketij BURRI(i nderuar zoti KADARE te me falni qe jam i detyruar tju krahasoj me te tille palaco).Ne llumin ku eshte zhytur ben pazare te paskrupullta me kedo ,edhe me vete djallin po te nevoitet.Nano! Une nuk e di me cfare te ka ne dore saliu qe vazhdon te jesh gur shahu i tij, nje gje pa di mire:dikur ky popull te dha me dashuri dhe bujari pushtetin te cilin ti juderisht ja bere dhurate armikut te ketij vendi,sali berishes.Tani nuk ke as nje te drejte te besdisesh nje shoqeri te tere me manovrat prej rrugaci qqe perdor.Kthehu atje ku e ke vendin:ne batakun e korrupsionit ku te ka rrasur me dinakeri doktori.Mallkuar qofsh ne jete te jeteve jude i pabese!Je armiku me i felliqur i ketij kombi.

  • Tajar Sheshi

     Cme kujtove nje nje ngjarje,oFtos Nano. Ne nje fshat,djali pasi u kthye nga ushtria,filloi te mendoi edhe per nuse.   Iu ngulit  ne koke qe te merte per grua Marien e  Kristaqit. E  shtroi per diskutim edhe ne familjen e tij,por i jati dhe e motra nuk donin.  Djali u nxeh dhe u tha se po nuk mori  Marien e Kristaqit do digjte mullaret e barit dhe do mbytej ne pus. Per tu mbytur ne pus ,bej si te duash,po mullaret nuk i djeg dot se ste lem ne ,se me te ushqejme bagetite- i tha i jati. Kjo histori  te   pershtatet  shume  ty,o Fatos. Si more , po nuk te  mbeshteten te PS  per president do percash partine,duke krijuar parti te  re. Do na marke ne dore fatet e kombit? Po ti i pate e sdite ti mbaje se te vuri Sala perpara e nuk dije ku te futeshe.Ti  nuk meriton te quhesh president,por PERCARES

  • Vlera2012

    Ore po do te dale dikush nga keta politikane qe te punoj per vendin apo keshtu do vazhdojme pergjithmone.

  • Vlera2012

    Keta politikanet jane te destinuar ta shkaterrojne Shqiperine e mrekullueshme. Nuk e kuptoj pse nuk zgjidhet Presidenti i Republikes nga populli  sic ben gjithe Europa ku ne synojme te behemi pjese e saj me zor? Pse duhen gjithe keto dhimbje koke e situata te pakendeshme? Fare lehte zgjidhe nga populli dhe mbaroi kjo pune!

  • sinan hibro

    Kam nje propozim per A.Galdinin zedhenesin e post fushates se Nanos. A ka kandidati Nano ndonje faqe ne facebok apo twitter qe te pres mesazhet e qytetarve ?