KRITIKA E KRITIKËS DHE PATOLOGJIA E PUSHTETIT PA MBARIM

ANDREA STEFANI

Gazeta e qeverisë “RD” ka lëshuar një tjetër sulm kundër gazetarëve kritikë ndaj qeverisë duke thelluar brazdën e zhanrit të kritikës së kritikës, tipik për pushtetet antiliri. E keqja është se artikullshkruesi, një gazetar, i shërben pushtetit duke akuzuar kolegët e tij kritikë të qeverisë se i shërbejnë opozitës. Por ai ka denoncuar diçka që është evidente dhe pra, që s’ka nevojë të denoncohet. Sepse që kritika e një gazetari ndaj qeverisë çon ujë në mullirin e opozitës nuk kërkon kalem. Por puna ndryshon kur një gramafon i pushtetit nis e akuzon gazetarët kritikë për qeverinë (kritikë në të dy kuptimet) pikërisht si grafomanë të paguar nga lidershpi i PS pra, i akuzon ata se mbajnë me lidershipin opozitar të njëjtin raport që ai mban me pushtetin!

***

Akuza e parë që u bëhet gazetarëve është se nxijnë realitetin. Tipikisht boshti i luftës së klasave dhe tipikisht akuza që i bëhej çdo kulaku apo armiku klase nën diktaturë. Sipas këtij kalemxhiu të rëndomtë, këta gazetarë nuk gabojnë që e kritikojnë qeverinë për varfërinë, sepse “vetë Kryeministri e pranon se ka edhe varfëri”. Po ku e kanë gabimin? Në faktin që standardi i jetesës së familjes shqiptare është qindfishuar në krahasim me ‘90”! Vërtet, sa smirëzinj këta gazetarët kritikë të qeverisë që nuk shikojnë këtë arritje madhështore të saj që na shfaqet nga krahasimi me vitin 1990. Pa le po të krahasohemi me vitin 1938, pikën e referimit të fitoreve të PPSH. E megjithatë, demokratët kanë pikë referimi vitin ’90. Po në raport me Europën si jemi? Po të ishte i aftë për disa llogaritje të thjeshta, artikullshkruesi, qartas i etur për të lexuar ngado “fitorje”, do zbulonte se jo pak shtresa sot në Shqipëri jetojnë më keq krahasuar me vitin ’90.

Po lidhur me papunësinë? Edhe për këtë plagë nuk u dashka kritikuar, sepse ekzistencën e varfërisë e ka pranuar edhe Kryeministri. Por ç’duhet bërë? Duhet theksuar se ata që punojnë (duke mos harruar edhe emigrantët që si paguan qeveria!) paguhen dhjetëra herë më shumë se në ’90-n. A nuk duhet të themi se Kryeministrit ka premtuar 160 mijë vende pune dhe nuk ka bërë asgjë për të mbajtur këtë premtim? Jo sepse është nxirje e realitetit. Sepse në fund të fundit efektet e krizës globale ndihen edhe te ne. Vërtet?! Po a nuk ishte Kryeministri i dashur që këndonte refrenin se kriza nuk e ka prekur Shqipërinë në sajë të politikave të shkathëta të qeverisë? Si të pranojmë se kriza na ka prekur, pa mohuar edhe mrekullinë qeveritare? Por edhe këtu shkarrashkruesi i qeverisë na e mbyll gojën. Nëse varfëria dhe papunësia qenkan kaq kritike, përse nuk ankohen as të varfrit dhe as të papunët?! Në fakt, ata ankohen, por nuk i dëgjon kush. As shkarrashkruesi. Aq më pak qeveria. Sepse janë të paorganizuar. Po pse janë të paorganizuar? Kjo shpjegohet me fitoren e parë të Sali Berishës, shkatërrimin e sindikatave të cilat i ktheu në “të pavarura” sipas modelit leninist të rripave të transmisionit.

***

Sipas artikullshkruesit të gazetës së pushtetit për varfërinë dhe papunësinë ankohen vetëm ata që lahen në “banja floriri”. Këtë akuzë të fundit e ka marrë nga Berisha. E si mund të bëjë gabim politik një militant duke harruar të hedhë në picën e kritikës së kritikës pak piper nga ai i udhëheqësit të madh? Madje edhe artikulli në organin e pushtetit është nxitur nga shqetësimi që disa gazetarë guxojnë të kritikojnë pa mbarim udhëheqësin e madh duke bërë edhe sakrilegjin të shprehen për domosdoshmërinë e largimit të tij nga pushteti pa mbarim. “Midis tyre, shquhej si gjithnjë Andrea Stefani, i cili nuk ka objeksion tjetër veç Berishës dhe berishizmit (me sa duket nxjerr bukën e fëmijëve), bënte paralelizma edhe më të fantaksura se zoti Nano (Mustafa), duke na sjellë në faqet e shtypit Hitlerin dhe Stalinin”. Kështu shkruhet në artikull. Më në fund thanë një të vërtetë! Unë e nxjerr bukën e kalamajve të mi me profesionin e gazetarit. Dhe me disa kolegë të tjerë, kemi zgjedhur të nxjerrim bukën duke kritikuar pushtetet. Sepse besojmë që qeveria është gjithnjë problemi. Kjo na dallon nga disa kolegë të tjerë gazetarë që kanë zgjedhur të nxjerrin pak më shumë se bukën e gojës, duke i shërbyer pushtetit dhe që për këtë shkak, problemi për ta është përherë opozita dhe gazetarët që i volisin opozitës. Dhe opozita si dukuri e urryer, ka qenë tipar i politikës së një farë Hitleri që e nisi me shantazhe e sharje ndaj opozitës dhe e përfundoi me burgosjen e saj. Edhe gazetaria në favor të pushtetit ka qenë tipike për një farë zotërie me emrin Gebels. Ky i fundit arriti “… që ngjizja e brumit mediatik (të) bëhet me maja politike, duke perversionuar zakonet gazatareske”. Ata demonë nuk i përkasin vetëm së kaluarës, por janë ende mes nesh. Presin vetëm çastin. Po kush ra nën pushtetin e demonit dhe nuk e perceptoi si engjëll? Kjo na bën që t’i shohim kolegët tanë që na sulmojnë si viktima të pushtetit. Artikulli tendos harkun drejt gazetarëve kritikë të pushtetit për tendenca të tepruara të protagonizmit politik “me pasoja katastrofike për pushtetin e katërt”. Por shigjeton vetveten. Sepse është absurde të fajësohen për protagonizëm politik gazetarë që kritikojnë një qeveri dhe të mburren si profesionistë, mburrësit dhe servilët e pushtetit. Aq më tepër kur disa nga këta gazetarë që kritikojnë Berishën sot, kanë kritikuar edhe Fatos Nanon kur ishte në pushtet, edhe Ilir Metën kur ishte dhe sot kur është në pushtet madje, edhe Edi Ramën për gabimet që ka bërë në opozitë. Dhe përherë ka patur puthadorë pushtetesh që i kanë sulmuar. Kur kritikonin Fatos Nanon i akuzonin se u shitën te Berisha. Kur kritikonin Edi Ramën, i akuzonin si të shitur tek Ilir Meta. Kur kritikojnë Ilir Metën dhe Berishën, i akuzojnë si të shitur te Edi Rama. Por kritika e kritikës harron dy gjëra: 1) Ata që janë shitur nuk kritikojnë dot ata që i kanë blerë dhe 2) Ata që janë shitur nuk nxjerrin bukën e gojës, por lahen në vaska floriri. Zgjidhni e merrni.

***

Kritika e kritikës, ndërsa mbron me pasion Berishën duke sulmuar kolegët gazetarë, të dëshmojnë një herë të vetme kur ka shkruar një bashkëtingëllore kundër Berishës. Mbi bazën e kësaj logjike dhe të këtyre fakteve, gjykohet se kush mban raporte prej skllavi me padronin e tij politik, gazetarët që kanë treguar se kanë kurajën të kritikojnë këdo lider në pushtet, apo ata që sulmojnë këdo që kritikon liderin e pushtetit? Gazetarët që kanë kritikuar të gjitha qeveritë e derisotme, të gjitha kokat e politikës së sotme, do ta kritikojnë edhe pushtetin e nesërm edhe sikur ai të mos jetë i Berishës. Sepse ata rrojnë me kritikën, si vetë gazetaria. E në qoftë se pushteti do jetë përsëri i Berishës, ata përsëri do ta kritikojnë. Edhe pse një gjë e tillë nuk është pa kosto. Sepse ndryshe nga sa propagandon artikullshkruesi, në Shqipëri ka dhunim të fjalës së lirë. Presionet e kohëpaskohshme mbi mediat të ndryshme e faktojnë këtë dhunë. Mbyllja e gazetës “Tema” është provë e turpshme e kësaj dhune që sofistikohet deri në luftën e pazëshme që u bëhet gazetarëve në jetët e tyre private. Një kosto që mund të bëhet edhe më e rëndë nëse pushteti nuk pëson rotacion sa më shpejt të jetë e mundur. Por gazetarët kritikë me qeveritë, do ta kritikojnë Berishën edhe sikur ai të jetë në pushtet edhe pas vitit 2017, sikundër kërcënon. Dhe shkarrashkruesit e pushtetit do t’i kritikojnë këta gazetarë, do qahen se përse merren përherë me Berishën. Duan ta paraqesin këmbënguljen për të kritikuar një pushtet të përjetshëm si patologji, në një kohë që e vetmja gazetari e shëndetshme që i duhet sot Shqipërisë, është ajo kundër patologjisë së pushtetit të përjetshëm. Nuk ka asgjë personale. Raporti është objektiv. Pushteti i përjetshëm – kritikë e përjetshme. Ose deri kur liria e kritikës të triumfojë, ose derisa të ketë mbetur edhe një grimë lirie për fjalën.

 

Autor te 5 Qershor 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • d.p.

    Shoku Stefan! Mos kujto se fyen inteligjencien e shqiptareve,jo vetem ti por edhe ai gazetri i qeverise.Nuk duhet te jesh as psikanalist as shume largpames per te kuptuar se kush je ti,Mustafe Nano,Frrok Çupi,Artan Hoxha apo Lorenc Vangjeli.Jeni sherbetore te rendomte te maskarenjev dhe ne kete rast ju jeni supermaskarenje.Na kujton se ke bere gjoja se ke share Fatos Nanon apo Edi Ramen!?Pallavra.Siq te thashe me lart je nje sherbetor voulgaire ne sherbim te tyre.Te afron edhe ideologjia me shume me to.Thone se ke qene predikator i marksizmit ne Shkollen e Bashkume.E pra si ti,si gazetari i qeverise,si Froku si Lorenc,keshilltarii i PARTISE,njeherazi analist i pavarur,nga PD-ja sigurisht) te gjithe njelloj jen.i

    • Xhezap Zagarnjoni

      O d.p. ne ça kulle ngujimi e ke mesu shqipen ti? Ik bej ndonje dite shkolle dite me mesu shqip pastaj  shkruj neper blogje. Apo e ke marre shkollen duke ngrejt 2 gishtat perpjete neper mitingjet e Sales. Ky gazetari qe shkrun ka shkolle me shume se sa i ke vite ti o paramilitar i Sales.

    • Per dp ose pd

      Nuk dua te debatoj per shkrimin e Z Stefani sepse i ka thene te gjitha dhe cdokush e kupton. Por dua te jap pergjigje per Shkollen e bashkuar; Te gjithe djemte shqiptare qe kane bere ate shkolle ne ate kohe meritojne respektin jo vetem te shqiptareve por dhe ju te kosoves. Ata djem kalonin momentet me te veshtira te jetes se tyre neper malet e veriut aq here sa kishte probleme ne kosove, ata djem ishin krenaria e kombit sepse ishin te gatshem per cdo moment te mbronin trojet e atdheut, ata djem ishin patrijote dhe ne ate kohe asnje serb ose grek  nuk na bente pordhe ne kufi sepse kur ju flinit gjume matane kufirit keta djem ishin zgjuar dhe mbronin atdheun. Pra nqse te studiosh Marksin dhe te duash atdheun qenka turp, si mendon ti, te duash kapitalizmin dhe te shesesh atdheun qenka nder !!!!! Turp per ju

      • Learti

        Fajkojte e Berishes ne forum duan te hedhin balte mbi gazetare te ndershem dhe te paperlyer. Sa per Shkollen e Bashkuar le te pyesin ministrin e brendeshem Bujar Nishanin qe ka mbaruar ate shkolle. Budallenj te verbuar nga urrejtja!

    • Shpetimi

      Artan Hoxha dhe Frrok Cupi dy felliqsira qe kane mbi kurriz turpin e genjeshtres dhe helmit qe vjellin per mbare popullin shqiptar. Ata gjithmone i jane ngjitur pushtetit si tartabiqe dhe e kane dredhur gjuhen sipas interesit. ANDREA STEFANI dhe MUSTAFA NANO DY GAZETARET ME TE NDERUAR PER MBARE POPULLIN SHQIPTAR per te vertetat qe i thone gjithmone. Ata jane si dy drita qe ndricojne fort para erresires qe krijon HoxhaCuperirat.
      Stefani dhe Nano kane qene gjithmone ne opozite me pushtetet gje qe fakton qendrimin e tyre pa interesa. Dhe qendrimi ne opozite me pushtetin eshte rruga me e veshtire per tu ndjekur barre te cilen per mbi 20 vjet ata e kane mbajtur. Per kete shqiptaret i nderojne dhe i respektojne dhe sdo lejojne kurre anonime si puna juaj dp ti denigroni.  

      • Drita

        Shpetim , keta llumrat e Bwerishes qe dalin keti ne forum duan ti futin te gjithe gazetaret ne nje thes qe pastaj te shpallin nje kryqezate kunder fjales se lire dhe tja mbyllin gojen te gjitheve. Jam dakort me ty ANDREA STEFANI DHE MUSTAFA NANO jane dy shembuj qe duhen ndjekur nga shume te tjere. Se dundi me kete konstelacion, pas nje reflektimi shte bashkuar edhe MERO BAZE.

  • albi

    Andea Stafani eshte shembull shume i vecante dhe i paperseritshem i njeriut qe ka arritur te shkruaje 10 vjet artikuj ne gazeta vetem duke nderruar pozicionin e fjalive ne te njejtit tekst

    • Shkelqimi

      Albi duke shkrujt keshtu kunder Stefanit kujton se e ul? Mos harro se edhe Paganini ishte i afte te luante melodi te ndryshme me nje tel te vetem. Duke kujtuar se e shan ti ne fakt e quan virtuoz. Megjithate ajo qe ti shkruan trego nse sa pak e kupton Andrea Stefanin. 

      • albi

        Nese krahason me Andrean me Paganinin them qe i ke pak te ulta kriteret e cilesise ne gazetari. Me kujton miun qe pa nje lakuriq nate dhe kujtoi se ishte engjell.

        Gjithesesi une nuk bera asnje koment politik (madje jam ne krahun e Andreas per sa i perket qendrimit ndaj kesaj qeverie).

        • Luli

          Po ik o Albi po ben dhe ti kritikun e kritekes se kritikes. Bej kete komentin ne faqe po skane ngel kriteret e gazetareve ne doren tende. Edhe thua qe jam me Andrean kunder Saliut. Po te qe ashtu nuk merreshe me stilin qe flet e shkruan hapur kurse ti edhe nga Interneti hedh gurin e fsheh doren. Ketu ke avantazhin ta hedhesh gurin e mos ta fshehesh doren se nuk tsheh askush. Merre me mend si do shkruje ti hapur si Andrea. Lule do hidhje per qeverine dhe lulerat e sales.  

        • Kalorsi i Zi

          Albi, nuk eshte faji i Andreas qe kemi te njejtit pushtetare prej 20- vitesh, sigurisht qe do kemi gjera te sterthena por ka 20- vjet qe po i thote dhe po ta kishim degjuar me shume do kuptonim qe ka pasur te drejte. Sot realiteti i jep plotesisht te drejte dhe besoj qe meriton respektin per detyren e tij si intelektual qe lufton per vlerat e shqiperise. E VERTETA eshte ‘nje rruge e drejte’ qe mund te na duket monotone, por vetem ata qe jane te drejte mund ta ndjekin, dredharaket vijne verdalle dhe humbin kohe duke kritikuar te drejtin. Per mua eshte me teper nje shperthim xhelozie sesa nje argument intelektual te cilen e verteton vetem rezultati. Shiko rezultatin ne vend dhe bindu kush eshte i drejte dhe kush eshte i vertet.

    • Trifon

      Thuaj ati shpellarit te iki se po lindim e po vdesim te. Pastaj ik laj gojen 1 milon here dhe hic pastaj se ske nivel ti u marr me analizen e Stefanit.

  • astrit

    Analiste si Stefani,Lubonja eh,Nano etj, ne personalitetin e tyre cfaqin shenja te ambivalences: Nga nje ane i kundervihen ne menyre cilesore rregjimit atavik te Berishes dhe ana tjeter e lene me kaq,duke mos na thene asgje dhe pa dhene asnje menyre praktike si do shporret ai dhe banda e tij.Keshtu qe eshte e natyreshme pa kontribuar ne menyre praktike ne shporrjen e  kesaj bande  qe do marrin zvarre me vete dhe karashkruesit e tyre.Duke mos bere kete jeni shndrruar ne shkrues brenda kulles se fildishte, qe i lejon Saliut dhe karashkruesve te tij te defrejne mbi kete vend dhe kete popull dhe ju vazhdoni te qete te merrni honorarin.

    • Albert

      Nuk e di ku i zbulon ky Astriti shenjat e ambivalences apo te vetizolimit. Gazetaret kane detyre paresore te shkruajne ate qe mendojne per zhvillimet ne nje vend. Dhe kete me duket se po e bejne mjaft mire. Nuk kane thene asgje si shporret rregjimi atavik i Berishes? Ky eshte thelbi i gjithe shkrimeve te tyre ku theksohet sa e sa here se qe te ndewrrohet pushteti duhen institucione te pavarura, KQZ e pavarur, Kolegj Zgjedhor i pavaerur dhe pastaj keto institucione do benin te mundur zgjedhjet te ndershme ku Saliu nuk do te mund ta vidhte votat qe i mundesojne te qendroje ne pushtet. Kjo eshte rruga demokratike dhe ajo del shume qarte ne shume shkrime te Stefanit, Nanos ,Lubonjes, Bazes etj. Edhe per vetizolimin nuk jame dakort sepse Andrea Stefani apo Fatos Nano kane dale ne kaq e kaq protesta te shoqerise civile. Po mduket si Astriti kerkon qe analistet dhe gazetaret te behen edhe politikane. Kjo eshte nje kerkese absurde!!!

    • Veshtrim

      Detyra e gazetareve eshte ti tregoje shqiptareve te verteten. Kjo eshte nje e detyre qe ata qe ti cileson e kane bere me ndershmeri dhe nuk e kuptoj se cfare pret ti Astrit qe gazetaret te marrin pushken e ti bien Saliut. Eshte detyra e popullit shqiptar qe ta beje ate qe kerkon ti. A nuk te duket se jemi te fjetur dhe vetem dy tre njerez po flasin e jane zgjuar dhe ata ti i godet?? Po miliardat pa merite qe perfitojne pushtetaret sti zene syte por te bejne pershtypje honoraret e gazetareve qe fitohen me pune te ndershme dhe ne fund te fundit eshte normale qe paguhen sepse eshte zanati i tyre. A ste duket vetja qe je edhe ti ne gjendje gjumi Astrit e sdi se nga te vjen???  

    • ervin

      Perpara se kritikosh Stefanin qe “ngeli vetem duke shkruajtur e nuk ben dot gje kunder qeverise” shiko veten tate qe shkon te votoje megjithese e di qe po voton per mbeturinat. Tipike shqiptare! Ne presim gjithmone te na i zgjidhin problemet tona te tjeret, te huajt, Zoti apo magjite.

  • E verteta

    Andrea Stefani! Duket qe pena juaj vazhdon ti djege pushtetit prandaj dhe kamikaze servile kerkojne tju fusin ne hullirat e llumit ku bejne pjese. Por pena juaj eshte pena e se vertetes prandaj qendron mjaft lart dhe godet fuqishem. BRAVO!!!!!

  • Trifon

    Nuk merret me punet e qeverise shpellari nga Vucidoli qe i shkojne keq e me keq. Por do me i mbyll gojen dhe pak njerezve te lire qe kane mbet.

  • Owl

    Ata te RD per vete e kane realitetin e bardhe dhe nuk e shohin realitetin e zi te te tjereve.Keshtu ata jane ne regull se shohin vetem veten e tyre ,kush can koken se si jane te tjeret.

  • Arif

    Kritiku i kitikës paska thënë se pse nuk dalin apo nuk ankohen, apo nuk ngrihen vetë të varfërit!… Kjo është tepër cinike. A nuk i ngritën dhe a nuk i vrau ai që i varfëroi e po i varfëron përditë? Besoj se kuptohet që, kur themi i varfëron (edhe i vret) nuk është fjala për ata që pasurohen, sepse është e vërtetë që ca po pasurohen me shpejtësinë e dritës, gjë që ndodh në kurriz të atyre që varfërohen përherë e më shumë, qoftë përmes rrënimit të ekonomisë (papunësi etj), qoftë përmes trafiqeve (të varfërit i mbajnë gjallë trafikantët, sepse ata janë në hall për të rënë në kthetrat e tyre, ata janë lënda e parë e tyre), qoftë përmes monopoleve e oligopoleve (rrjepje me anë të çmimeve monopol), qoftë me vjedhjen e paskrupullt të pasurive të vendit apo edhe të të ardhurave publike, etj., etj., ku kanë fund mënyrat, metodat e rrugët e mjetet e atyre që kanë pushtet apo që rrinë pranë pushtetit për të vjedhur e varfëruar shumicën dërmuese të popullsisë. Andrea Stefani ka të drejtë, ashtu siç ka patur edhe të shumtën e herëve që ka kritikuar pushtetin apo ata që nuk bëjnë gjë apo që bëjnë të kundërtën e asaj që e kanë marrë përsipër si detyrë. Sikur të mos ishin kritikët e guximshëm të pushtetit, atëherë gazetari që bën kritikën e kritikëve nuk do ishte në vaskën e florinjtë thjesht një gazetar që i bën fresk padronit, po do ishte një ndër padronët e mirëfilltë (në mos është edhe tani).

  • sadiku

    Pushteti gjithmone ka pasur servilet e vet qe i sherbejne me shume zell.Mua me habit REKTORI i nji universiteti i quajtur  HENRI  QILI qe ne cdo ekran cdo nate te del para sysh.per qudi e vlersojne ,por AI ben vetem zhurmusin dhe TE LEN PERSHTYPJEN E NJI GRUJE TE KEQE LLAFAZANE.

  • lumani

          Bejme nje marveshje ne komentaret: para se te fillojme komentin, te tregojme se ne ç’parti bejme pjese, me teser apo pa teser. Me sa kuptoj sot 90% e komentuesve jane me PS, me ate qe jane dhe Andrea Stefani e Mustafa Nano. Persa na thoni ju se keta jane gazetaret model e te pavarur, ate s’jua beson kush, se po te ishin te pavarur nuk merrnin shtepi falas ne Kodrat e Diellit. Ne lexuesit i njohim mire gjerat. Gazeta RD ka profilin e saj dhe me sa di shume shkrime nuk i paguan fare. Po pse s’na komentoni nje here ato shkrimet e Zerit te Popullit, ju miq te nderuar komentues?…

    • Lul Lumadhi

      Kodren e detit, kodren e malit, kodren e henes, kodren e diellit dhe te gjitha te tjerat i ka ble Saliu. Eshte e pamundur qe tja kete fale Andreas se se ka te varur e servil e bythelepires si ata te RD.  Shiko se mos ja ka dhene atyre te RD qe thua se si paguan por besoj se i paguan ne natyr.

  • Bashkim

    Zoti,bir shoku Andrea!Qe qeveria duhet mbajtur nen kritike te vazhdueshme kjo qendron,por ti ke dicka mllef ne kritiken tende aq sa duket qarte me vite se ti jo s’ke ndermend te thuash dicka pozitive per qeverine te quajme  te qendres se nuk eshte e djathte,por ndjehesh i tmeruar nga cdo qe e mire qe mund te jete bere nen kete qeveri.Te them te drejten je pene me te vertet e fort,por me  e fort mund te behesh ne heq dore te jesh i shfrytezuar nga e majta.Se sherbetori gjithmone ngelet sherbetor.

    • Kalorsi i Zi

      Bashkim, emer domethenes. Andrea ka kritikuar qeverine e Nanos, Meten, Edi Ramen dhe Berishen. Ka qene gjitmone i sulmuar nga ‘sherbetoret’ e pushtetit me argumenta te ndryshme por vete fakti qe Ai vazhdon te jete gjithmon kritik tregon qe fjala e tij ka popullaritet dhe ploteson nje kerkese popullore qe eshte kritike kundrejt qeverise.  Ju thoni ; Perse nuk permendni dicka pozitive per qeverine ? E para, roli i gazetarit kritik nuk eshte te bej elozhe sepse qeveria ka persona te paguar nga taksapaguesit per  ta bere ate pune. E dyta, nuk dua te permend katastrofat e kesaj qeverie sepse te gjesh dicka pozitive duhet kerkuar me lupe, rezultati flet vete. Shiko KM dhe me 1 qershor kur takon femijet eshte i rrethuar me bodygarde ¨!!! Nga kush ka frike ky njeri ? Une mendoj qe kritika e Z Stefani eshte nje kupe shampanje ne krahasim me ”kritiken” popullore kundrejt kesaj qeverie. 

  • Mustafa_d

    Bravo Andrea! Qente le te lehin, e verteta jote u vret syte atyre bishave te egra qe po e shqyejne kete vend. Po si su ngopen slane gje pa vjedhur, plackitur e shkaterruar me keq se ne lufte. Shpesh me duket sikur jemi pushtuar nga nje pushtues apo flame e keqe qe spo e heqim dot e spo clirohemi nga keta horra. Kjo eshte nje e keqe e madhe qe hiqet si gjoja dhe patriote por seshte gje tjeter vecse NJE PUSHTUES I KETIJ VENDI.   

  • Inashahu

    O zoti Stefani,po suk pushove nje dite se shkruari ne kete gazete a derezi?Pusho nje dite bre burre se te doli shpirti.Aq shume qejf i ke parate,xhanem?