Facebook do të vdes në vitin 2020?

Për analistin Eric Jackson rrjeti social do të zhduket brenda 8 viteve të ardhshëm

Për Eric Jackson, analist i “Ironfire Capital”, rrjeti social më i famshëm i momentit, Facebook, është thjesht  “një faqe interneti e madhe dhe e fryrë”, që nuk do të arrijë të përballojë konkurrencën në sektorin teknologjik, gjithmonë në zhvillim. Sipas tij, Facebook është i destinuar të zhduket brenda tetë viteve të ardhshëm.

E nëse nuk vërtetohet më parë profecia e fisit Maya, Facebook do të dal nga qarkullimi në vitin 2020. Parashikimi ka krijuar jo pak zhurmë dhe debate, por duke marrë parasysh faktin se është bërë nga një person, që ka për profesion analizimin e të gjitha lëvizjeve ekonomike-financiare në botë, duhet marrë në konsideratë.

Jackson ka qenë i ftuar në studiot e Cnbc dhe i pyetur për të ardhmen e Facebook ai është përgjigjur: “Brenda 5-8 vjetësh, Facebook do të zhduket, tamam siç ndodhi me Yahoo.

Bota lëviz gjithmonë e më shpejt dhe bëhet gjithmonë e më shumë konkurruese. Besoj se ata që dominojnë sot, do të kalojnë kohë të vështira në të ardhmen”, ka saktësuar Jackson.

Sipas analistit pas gjeneratës së portaleve të mëdha (si Yahoo) dhe asaj të rrjeteve sociale (si Facebook), do të vijë koha e web-company. Sipas tij gjithë të tjerat do të shkrihen, tamam siç ndodhi me Yahoo e MySpace. “Facebook mund të blejë edhe shumë shoqëri të telefonisë mobile, po mbetet ende një faqe interneti e fryrë dhe e madhe”, ka thënë Jackson.

6 qershor 2012 (gazeta-Shqip.Com)

Autor te 6 Qershor 2012. Teknologji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry