Lamtumirë “Shtëpiake të Dëshpëruara”, ikona të një epoke televizive

Përfundimi i serialit shumë të dashur dhe popullor “Shtëpiaket e dëshpëruara”, i cili vazhdoi për tetë sezone me radhë, mbyll gjithashtu edhe një epokë të vërtetë televizive. Tregimet, intrigat dhe miqësitë e banorëve të një qyteti të paqtë të Amerikës (njëkohësisht të shpikur si Wisteria Lane), të mishëruara në protagonistet Susan (Teri Hatcher), Lynette (Felicity Huffman), Bree (Marcia Cross) dhe Gabrielle (Eva Longoria), kanë mahnitur miliona shikues në të gjithë botën botë.

Ai është shndërruar në një fenomen që shkon edhe përtej televizionit, ku protagonistet, si katërshja e vajzave në ‘Sex and the City’, janë kthyer në ikona të vërteta të modës dhe bukurisë.

Aventura e jashtëzakonshme, e lindur nga mendja e producentit Marc Cherry dhe e prodhuar nga ‘ABC Studios’, ishte edhe një frymëzim për të krijuar një fill lidhjeje me realitetin, duke përshkruar edhe jetën e shtëpiakeve të vërteta në New York apo Los Angeles.

Seria që mbylli sezonin e tetë dhe të fundit më 14 maj të këtij viti të filmit të dashur, veçanërisht nga gratë në mbarë botën, në të vërtetë u shenjua nga vdekja në jetën reale të njërës prej personazheve të dashura të serialit, aktores Kathryn Joosten (interpretonte rolin e fqinjës së protagonisteve të serialit, Karen McKluskey), e cila ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 72-vjeçare nga e njëjta sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar edhe personazhi i saj në “Shtëpiake të dëshpëruara”.

Me këtë episod të fundit, të dashur nga kritikët dhe nga publiku amerikan, seriali popullor thotë lamtumirë me një finalen e madhe, e cila u ka rezervuar protagonistëve, por dhe spektatorëve intriga dhe skena mbresëlënëse.
6 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 6 Qershor 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry