Ndërsa gjithnjë e më shumë gazeta kanë reduktuar kapacitetet e tyre njerëzore dhe materiale në publikimet në letër për t’u përqendruar në faqet e tyre të internetit, një trend shqetësues është fshaqur në SHBA: shitjet e reklamave në internet nuk po rriten më, njofton Reuters në një analizë.


Gjatë tremujorit të parë, shitja e reklamave dixhitale për gazetat u rrit me vetëm 1 për qind në krahasim me një vit më parë, duke shënuar një tremujor tjetër negativ. Këto janë të dhënat e publikuara nga Shoqata Amerikane e Gazetave.


Hapësira për reklama e disponueshme në internet tejkalon shumë kërkesën, gjë që ka sjellë ulje të çmimeve ndërsa dobësitë në ekonominë amerikane kanë bërë që shumë reklamues të zvogëlojnë buxhetet.


Industria e gazetave është dëmtuar rëndë nga rënia drastike e të ardhurave nga reklamat në gazetat letër dhe rritja e të ardhurave nga reklamat në internet shikohet si çështje për jetë a vdekje. Gjatë dekadës së fundit, volumi i reklamave të shitura në internet pati njohur rritje dyshifrore, por kjo rritje ka një vit që është zhdukur tashmë.


Te kompania që boton gazetën Neë York Times, të ardhurat nga reklamat në internet qenë 48.5 milionë dollarë në tremujorin e parë, me rënie 2.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Te Ëashington Post, të ardhurat qenë 24.2 milionë me rënie 7 për qind.


“Të ardhurat nga interneti që gazetat po marrin janë më të pakta, megjithëse gazetat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të botës virtuale,” thotë një analist.


Interneti ka pakësuar ndjeshëm shitjet e gazetave letër dhe Neë Orleans pritet që këtë vit të bëhet qyteti i parë në SHBA pa në të përditshme letër. Gazeta kryesore e qytetit, Neë Orleans Times-Picayune, ka njoftuar se do të dalë vetëm tre herë në javë për të ulur koston e shpërndarjes dhe për t’u përqendruar në internet. 7 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)