KONSENSUAL? BERISHA TË ZGJEDHË NGA LISTA E OPOZITËS

ANDREA STEFANI

Që Kryeministri të caktojë emrin e kandidatit për president dhe opozita ta votojë nuk është ofertë konsensusi, por një tallje, është një veshje e arrogancës së shumicës me “konsensus”. Në fakt, këto ditë është dëshmuar se jo vetëm klasa politike shqiptare, por edhe disa përfaqësues të ndërkombëtarëve nuk kanë një kuptim të qartë për konsensusin. Konsensusi nuk është diçka që lind nga hiçi, ai nuk krijohet si me magji në tavolina bisedash apo pazaresh politike. Konsensusi është bashkëndierje, thotë Xhovani Sartori. Prandaj bisedimet politike zbulojnë nëse konsensusi ekziston apo jo. Në radhë të parë në kokat e liderëve. Në rastin konkret, që të bien dakord lideri i opozitës dhe ai i pushtetit për presidentin duhet që ata të kenë të përbashkët një ide për shtetin. Duan një shtet me pushtete të ndara apo një shtet me pushtete të përqendruara në të njëjtën dorë? Pikërisht se Rama dhe Berisha ndahen në këtë ide, nuk ka edhe konsensus. Por konsensusi për presidentin është shumë i rëndësishëm që Shqipëria të mos refuzohet për të tretën herë në marrjen e statusit të kandidatit. Si i bëhet? Pengesa kryesore për një president konsensual, që është mospërputhja e idesë për shtetin në kokat e Berishës dhe Ramës, duhet të kapërcehet me ndihmën e ndërkombëtarëve. Ashtu siç ndodhi në vitin 2002.

***

Mbështetësit e Berishës këmbëngulin se nëse Rama nuk do t’i kish humbur zgjedhjet e vitit 2009, sot ai do ta zgjidhte presidentin me 71 vetë. Ndoshta! Por një e keqe, dikur potenciale, por që sot nuk ka më gjasa të ndodhë, nuk mund të shërbejë për të justifikuar një të keqe si kjo që po ndodh pra, që Berisha të zgjedhë një president me 71 vetë duke rrënuar shansin e tretë të integrimit për Shqipërinë. Dhe nëse supozohet se “bllokmeni” Rama do të tregohej autokrat, i bie që demokrati Berisha të mos vuajë nga të tilla gjakime. Por faktet flasin për krejt të kundërtën. Ndërsa Rama e ka pranuar publikisht gabimin e ndryshimeve të Kushtetutës, “demokrati” Berisha po këmbëngul ta shfrytëzojë atë gabim fatal për të zgjedhur president një kukull të vetën qoftë edhe me 71 vota në Kuvend me justifikimin: e lejon edhe Kushtetuta! Por Berisha ka në dorë ekzekutivin, si dhe shumicën e legjislativit. Nëse merr edhe presidentin, do të thotë të përforcojë ndikimin e tij jo vetëm në pushtetin e tretë (drejtësinë), por edhe në një numër institucionesh të tjera. Shqipëria do të shndërrohej pashmangshëm në një republikë putiniste, ku thuajse gjithçka thelbësore për shtetin varet nga një njeri i vetëm që qëndron në majë të pushtetit. Si në Rusi. Bashkë me ndarjen reale të pushteteve do të shuhen edhe shanset për luftë reale ndaj krimit e korrupsionit galopant, shanset për integrim me botën perëndimore, me Europën.

***

Sugjerimet e ndërkombëtarëve për një president konsensual është rrjedhojë e këtij kuptimi. E megjithatë duhet thënë se ato nuk janë ngritur në nivel presioni mbi Kryeministrin për ta bërë të heqë dorë nga ambicia e tij për kapjen dhe të postit të presidentit. Në këtë rrafsh ka fajësi edhe opozita, që nuk ka ditur të shndërrojë në një ofertë konkrete synimin e saj. Dhe Shqipëria ka një përvojë jo të keqe në zgjidhjen e nyjës gordiane të presidentit. Është fjala për vitin 2002, kur edhe pse i kishte mbi 84 vota, qeveria socialiste e asaj kohe pranoi të zgjidhte një president nga një listë e ofruar prej opozitës së drejtuar nga Berisha. Një zgjidhje që u arrit edhe me anë të presionit ndërkombëtar mbi qeverinë, presion i justifikuar me faktin se rezultati i zgjedhjeve ish deformuar aq shumë nga formula e “Dushkut” sa shumica nuk kish legjitimitet të zgjidhte presidentin. Berisha e aprovoi në atë kohë këtë zgjidhje. Shumica e majtë i lëshoi pe opozitës, edhe pse kishte me vete gjithë të drejtën që i jepte Kushtetuta. Sot Berisha sillet krejt ndryshe, duke shenjtëruar “të drejtat kushtetuese të shumicës”. Sjellje që ka vetëm një shpjegim: Epsh për të kapur të gjitha pushtetet. Ajo që nuk kuptohet ende qartë është se përse ndërkombëtarët, nuk po ushtrojnë të njëjtin presion, si në vitin 2002, edhe mbi shumicën e sotme që nuk ka ndonjë legjitimet më absolut se shumica e vitit 2002 për zgjedhjen e presidentit. Sepse rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri janë të deformuar në vazhdimësi aq rëndë, sa e bënë edhe Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) të deklarojë, së fundi, se në Shqipëri është minuar e drejta e qytetarëve për të ndërruar me votë qeverinë. Ndërkombëtarët duhet ta detyrojnë Berishën siç detyruan Fatos Nanon të pranojë një listë kandidatësh nga opozita, ku të vërë gishtin mbi presidentin konsensual. Ndryshe nuk ka për të pasur konsensus dhe votimi do të shkojë drejt 71-shit. Sa për të pavarur si “zaganjorët” dhe “ristanët” që s’kanë qenë në PD, Berisha ka sa të duash. Një nga thelbet e berishizmit është mbytja e demokracisë me “demokraci” dhe kapja e institucioneve të pavarura me “të pavarur”. Kush nuk ka kuptuar këtë, shqiptar ose jo, nuk ka kuptuar asgjë nga politika e sotme në Shqipëri. Ose nuk do ta kuptojë.

Autor te 7 Qershor 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • luli

    MUND te gjeje z Stefani ndonje te pavarur ne shqiperi. 

    • Kalorsi i Zi

      Luli, nuk eshte roli i z Stefani te gjej ndonje te pavarur. Ai mjafton qe na ndricon me mendimet e tij qe jane krejtesisht perendimore.  Une kam 22-vjet qe jetoj ne perendim dhe kur lexoj shkrimet e z Stefani them, qenka e mundur te jetosh ne Shqiperine e mbytur nga korrupsioni dhe te jesh kaq parimor. Habitem sepse shume intelektuale shqiptare jane larguar nga shqiperia per nje jete me te mire per familjet e tyre. Jam i bindur qe Stefani i ka te gjitha mundesite ti ofronte familjes tij nje jete me te qete por zgjedhja qe ka bere e larteson me shume. Jeta na ka mesuar se ‘ dhimbja’ eshte ne propocion me intelektin. Vetem nje shtet qe drejtohet nga intelektuale gjen drejtesine, e kunderta ndodh si ne shqiperi.
      Pra shqiperia duhet te investoje tek intelektuale patrijote dhe te pavarur.

      • albi

        E ke megjithemend kur thua qe Andrea “na ndricon me mendimet e tij”?!!! Ndoshta nga qe paske 22 vjet qe jeton ne perendim te diellit nuk ke si ta dish qe ato qe Andrea shkruan jane llafe pazaresh e kafeneshe ketu ne Tirane qe Andrea i mbledh lart e poshte dhe i perdor per te nakatosur ndonje opinion ne gazete

        • Kalorsi i zi

          Ah sa mire do te ishte shqiperia Albi po te kishte pazaret dhe kafenete me shqiptare ne nivelin e Andreas. Por fakti qe ti e shpreh kete ja heq endren deshires. Si ka mundesi qe u fute ne koment pa lexuar shkrimin e Andreas dhe na jep pergjigje kaq inteligjente ? Sigurisht tek ty Albi inteligjenca duket nga larg, jo nga drita qe leshon por nga erresira qe deshiron te mbjellesh. Ik se e lexoi Saliu komentin tend dhe e fitove kocken per sot. 

      • albi

        Mos ma merr per keq po sinqerisht nuk e kuptoj ca te duket me kaq nivel ne kete shkrim?! Paragrafi 2 dhe 3 jane gjera te thena dhe sterthena prej nje viti ne cdo edicion lajmesh, ne cdo debat televiziv (nga Sokol Balla te Cim Peka duke kalur nga Alban Dudushi). Absolutisht asgje e re! Paragrafi pare eshte nje perpjekje per te tregur erudicion po ne fakt tregon vetem varferi intelektuale sepse nuk ka nevoje te citosh Sartorin per te treguar etimologjine e fjales consensus (qe vjen nga latinishtja dhe fjale per fjale do te thote te ndjesh bashke dicka ose te bashkendjeshe).

        Dhe sinqerisht mos u ulni nivelin duke me vene etiketa dhe politizuar ne menyre banale cdo mendim qe nuk ju pelqen sepse eshte pa vlere dhe e padrejte. Kritika ime ndaj shkrimit eshte kritika ndaj mediokritetit qe mbyt kete vend. Nuk ka fare lidhje me bindjet e mija ne lidhje me politiken shqiptare.

        • Albina

          Albi me vjen keq qe ta them por ne prononcimet e tua ka dukshem nje pretenciozitet mediokri te lig. Andrea ka cituar Sartorin jo per show euridicioni por te treguar se sa larg jane politikanet nga konsensusi qe nuk mund te krijohet nese palet nuk kane ndjesi te perbashketa per diçka. Eshte nje qasje qe kap rrenjet e problemit dhe tregon sesa e gabuar dhe e kote eshte perpjekja per ta krijuar konsensusin ne tavolina politike qe prej 20 vjetesh prodhojne vetem konflikt. Eshte shume e qarte se misioni yt, kushdoqofsh, eshte te mbrosh medikoritetin e kesaj politike qe rrezikohet nga zera si Stefani qe ti kerkon t’i damkosesh si medioker me nje pordhe qe leshon nepr forume. Vertet mendon se mund t’ja arrish? Nuk po perpiqet askush ti politizoje mendimet e tua sepse nuk mund te politizohet ajo qe nuk ekziston. Ti nuk ofron mendime per problemin por vetem kualifikime personale, pra teper subjektive, per auitorin e nje artikulli.

        • Kalorsi i zi

          Albi, tani mund te flasim me mire se e more mundimin te lexosh artikullin. Tani duhet te kuptosh cfare ke lexuar dhe mund te ndihmoj sepse me dukesh djale i zellshem.
          -Paragrafi  i pare ; Konsensusi është bashkëndierje, thotë Xhovani Sartori. Ju keni kuptuar vetem fjalen ” bashkendierje” . Intelektuali eshte si ai notari qe futet thelle ne det dhe te sjell te verteten, kurse shume si ju Albi nuk kane nevoje te futen thelle se e dini cfare ka poshte te padukshmes.!!! Vetem ne shqiperi egziston kjo rrace qe lindin profesora pa lexuar asgje. Ja cfare thote z Stefani me kete  krahasim ; Nuk ka bashkenierje por nuk pati nje qellim te perbashket, ose me shqip per ju, nuk ecen karroca drejt pa i vene kapistren kuajve. Ne kete rast per ju ‘bashkendierje eshte vetem nje fjale por ne te vertete KAPISTRA eshte ajo qe do beje bashkendierjen e dy personaliteteve qe nuk kane nje drejtim dhe nje botkuptim te perbashket. Pra kapistra eshte ajo qe do ti detyroje te ecin drejt angazhimeve qe i kane bere Evropes dhe fundit te vuajtjeve te popullit tone. Ja cfar thote z Stefani, nqse je kunder atehere ti nuk do popullin tend dhe nuk do veten. 
          ciao

        • albi

          Brova o Kalores sepse je i pari ne bote besoj qe e perkthen fjalen konsesus si “t’i vesh kapistren kuajve” 

        • kalorsi i zi

          Albi, une kujtova qe ishe nje funksioner i larte i PD prandaj ju dhashe shembullin me ‘KAPISTER’ por tani e kuptova qe je thjesht nje simpatizant i ‘demokracise’ gje qe me detyron te jap nje shembull me te qarte. Sidoqofte, kapistra mbetet nje ‘konsesus per kuajt, por per politikanet eshte kushtetuta por edhe angazhimet e mara perpara popullit ose BE, NATOS ose cilendo tjeter organizate. Pra gjetja e nje konsesusi per te realizuar keto angazhime  qe kane mare per te miren e popullit. Kapichi

    • Lumturia

      Ti lul apo lol nuk beson se ka te pavarur ne Shqiperi nga qe je vet i varur

  • KARL POPER.

    SHOKU STEFANI NUK ESHTE VETEM NJERI I RRJESHTIT,POR SHOKU sTEFANI ESHTE I PARI NE RRJESHT.

    • BerishaIk

      Shoku Karl Poper shikohet shume qarte se jeni pikerisht ju qe flisni nga rrjeshti anadollak i Sali Berishes.

    • Arjan Trako

      I nderuari Andrea Stefani eshte I PARI I GAZETAREVE. Shikohet mjaft qarte inati yt Karl Koter

  • Ligor Luarasi

                                                      Z.Andrea Stefani nje intelektual bashkekohor.
    Eshte tjeter pune se idete Zotit Andrea Stefani  s’te pelqejne ngaqe je i prapambetur ne krahasim me te,ose ngaqe te preken intresat materiale qe i ke me pasuri mbi rogen qe te takon,Por Z.Stefani doni s’doni do jete nje nga kampionet teoriciene te zhvillimit demokratit ke Shqiperise sone allamoniste.Ka qe s’ja japin kete vend,por ai e meriton dhe ajo dite do vije nga qe Z.Andera eshte i cilter,me orizont,lufton per liri mendimi barazi,begati dhe drejtesi,trasparent,i sinqerte,jo si dikush qe te flet dhe ka maska ne surat.Z.Andrea shqiptaret ju vleresojne me perjashtim te njeresve qe s’dine te ndajne progresin nga regresi.

    • Trifon

      Z. Andrea e vleresojne te gjithe shqiptaret. Ata te cilet varen nga pushteti apo jane ne pushtet kerkojne ta baltosin. Por nuk e kuptojne te shkretet se balta u bie mbi vete edhe pse qendrojne fshehur pas forumit.

  • Genc

    Mos u lodh kot o Kalores se osh isoj sikur i flet Lul Bashes.  Jan Lulat e Berishes kta qi i jep i kafshat dhe lehin gjith diten si qent. Zbaton strategjine e kafshates Sala o Kalores! Por jane shume me teper shqiptaret qe e dine se kush eshte Andrea Stefani dhe kush jane keta bajgat prapa ferres si puna e ktij Lulit.

  • PetritLezha

    Gjithe qellimi i klyshve te berishes eshte qer te largojne vemendjen nga ajo qe shkruhet ne artikull dhe qe te gjithe te merren me gazetarin. Nuk flasin fare per ate qe thuhet ne artikull, nese eshte e drejte apo jo. Nga qe nuk kane argumete bindese per te hedhur poshte ato qe shkruan Andrea. Per shembull me duket shume e drejte qe opozita sot te afroje nje liste kandidatesh dhe Sala te zgjedhe nje emer nga kjo liste, per sa kohe Saliut kur qe ne opozite, ju dha e drejta kompozoje nje liste kandidatesh dhe shumica e asaj kohe u detyra te nxirrte presidentin Moisiu nga ajo liste. Kujt i duket e pa drejte ky argument i hedhur nga Andrea le ta kundershtoje me te tjera argumente. Por te shash artikullshkrusin eshte tregues ligesie dhe varferi argumentesh. Msoni te debatoni i berishiane, qytetrohuni!

  • Kolin

    O Andrea, po të ishte pundhënësi yt Rama kryeministër, a do zgjidhte një përfaqesues nga lista e opozitës? 

    • Rrema

      Kolin, ju saliistet e beni beli qe nuk ju punon truni fare kur vjen puna me mbrojt Salen. Por ktu nuk esht puna se ca do bente Rama po tqe kryeminister. Edhe ne nese do ndodhte ashtu siç thu ti, po pastaj? Mos valle e keqja qe mund te bente Rama justifikon te keqen qe do te beje Berisha? Ktu esht puna te gjykosh si eshte me mire per shtetin dhe demokracine. Dihet qe eshte me mire kur pushtetet jane te ndara, qe Presidenti te mos jete nje njeri i kryeministrit. Ndersa me pytjen tate ti thu: meqense Rama po tqe kryeminister do zgjidhte nji njeri tvetin po kshu ka tdrejt tboj edhe Berisha. Mos tvij keq po tkujton i çik ate barcaleten me po tkish halla koqe do quhej xhaj.

  • Ilir

    Rezultati i zgjedhjeve ish deformuar aq shumë nga formula e “Dushkut” sa shumica nuk kish legjitimitet të zgjidhte presidentin. Berisha e aprovoi në atë kohë këtë zgjidhje. Shumica e majtë i lëshoi pe opozitës, edhe pse kishte me vete gjithë të drejtën që i jepte Kushtetuta. Sa me siper eshte shkeputur nga shkrimi i te toroshiturit Andrea. Tanime ky, muc nono, kol balla me nje urrejtje patologjike ndaj Berishes dhe nje dashuri vete ofrim trupor nda Rames hedhin gurre lart dhe i presin me koke. O trap ti nuk e ben dot burre ramen kur ai nuk mer dot guximin te ofroje edhe nje gjysma burra si ju pa le te ofroje burra shteti. 

  • E verteta

    Albi, Karl Poper, Ilir, Kolin, Lumadhi Luman, Kristi, Anna Maria apo dhe Djalli vete mjaft me shpifje dhe me mashtrime ne kete forum. Duket qarte qe jeni nje sepse keni nje gjuhe ate te se keqes dhe te sherbetorit qe ju paguan. Ja u kam thene edhe here tjeter qe jeni nje dhe vetem nje individ i punesuar nga pushtetit te Sali Berishes. Jeni nje i paguar sherbetor qe per hir te rroges qe merrni doni te mbuloni diellin me shoshe. Sali Berisha duhet te largohet sado qe ju vjen keq juve kur shahet ai. Dhe kete te vertete populli shqiptar e di sado qe ju mundoheni ta mashtroni. Ju jeni si djalli para drites dhe nuk ka rruge tjeter vec te zhdukeni pra saj. Aty si qen do vazhdosh dite e nate ne forum per te nxjerre kocken qe te fal Sala mor Lumadh!!!!!

  • Bcota

    Andrea qe rri tere diten duke kruar b…. se eshte me hemoroide, S.Balla qe ka syzet -18, M.Nano me koken sa nje hudher autoktone dhe L.Vangjeli lebrozi, ja kush jane mendjet e ndritura te PS-se dhe Rames. Sa per Minxhozin e ka ngrene prej kohesh lugen e corbes. Ikni mor budallej se Berisha nuk fsnhin b….me ju

  • WILLIEBARKER

    Ju kelyshat e Edi Rames dhe ju o komuniste te qelbur qe rrini nonstop duke pergjuar te gjitha shkrimet kunder Sali Berishes,me ne krye kete palo gazetar,qe posa zgjohet ne mengjez e deri ne darke e tmerron figura e Berishes.A e kuptoni se ka perenduar nje here e mire koha juaj.Vazhdoni te lehni tani pas ketij komenti.

    • Shkelzen

      WILLIBARKER qe te dhembin shkrimet kunder udheheqesit te dashur te partise dhe popullit Sali Enver Berisha duhet te mesohesh me demokracine, duhet ta durosh kritiken dhe jo ta sumosh komunistçe siç ben ti. Cdo gje qe beni dhe shkruani eshte prova se ju jeni skota e fundit e komunizmit, e shtypjes dhe e urrejtjes per opoziten dhe lirine e medias. Vazhdo te lehesh o qen i Berishes qe i ke vene vetes mbiemrin Barker qe do te thote lehesi. Leh! Leh! 

  • Mustafai

    Pu, pu, pu cfare funderrinash. Helbete me njerez si puna juaj po e kthen Shqiperine mbrapsht Saliu. E presim ne nga ju. Kush ju pickoi more qe jeni bere si te marre e leshoni lloj lloj sharjesh kundrejt gazetarit. Ce keni gjithe kete helm e vrer. Kaq te zinj jeni brenda. E presim demokraci me ju. Vaj me det vatani se na pushtoi dushmani…

  • Ilirkoka

    ike ore kapter qe numuroje gavetat, u bere ti te japesh mend, Rama sa te kete ty meron dhe mucin asnjehere ska per te fituar

    • gjuhetari

      Ti kujton se Saliu fiton se te ka ty , me dy dhembe dhe me dy gishtat ne ajer ???? Pike e zeze, injoranca e ilirkokes me mut

      • Seit

        Gjuetar, ku Ilirkoka duket qe eshte demokar intelektuel

  • E verteta

    O Lumadh, O i punesum. Sado qe ti nderrosh emrat dallohesh se 2 fjale ke. Edhe gjithe naten po te punosh nuk ja del dot se ata qe jane kunder Saliut jane shume e ti nje je. E spaske turp edhe pse je dukshem i infiltrum e i zbulum.

  • GjergjDumani

    Z Stefani, keni shume te drejte ne ato qe shkruani. Kujtoj se edhe kur sapo nisen procedurat per Presidentin keni prathene qe Berisha do ta zgjedhje me 71 vota por do perpiqet qe per kete tja hedhe fajin opozites. Pikerisht keshtu po ndodh. Saliu eshte nje bishe qe nuk mund ta ndaje kurre pushtetin me institucionet dhe te gjithe ”demokratet” qe e mbeshtesin ushqehen me kockat qe i shperndan ai. Z. Stefani, ta dini se keni mbeshtetjen e çdo shqiptari te ndershem. Urime dhe kurajo ne misionin tuaj per te miren e demokracise ne Shqiperi!

  • Altin

    Berisha ka per qellim te tijin ti humbe edhe kete shans Shqiperise per ti marre statusin. Dhe keta berishistet ketu merren me fyerje e llafe boshe por i largohen argumentit kryesor SEPSE BERISHA NUK E ZGJEDH PRESIDENTIN KONSENSUAL? U largua dhe Sanino dhe koka e malokut do beje te veten. Do te marre edhe Presidentin edhe Kryeprokurorin edhe Shishin pasi e ka perulur kete vend ekonomikisht, politikisht, plackitur, dhunuar, shitur… Tani sna mbetet gje tjeter por ti veme kororen ne koke e ta adhurojme zotin DJALL!