Talenti


Fenomeni rrëfen jetën e tij nga Barcelona te Kombëtarja


Mesi duke festuar fitoren 4-0 ne Argjentine Ekuador“Guardiola më ka mësuar mua gjithçka, por kam besim edhe te Vilanova. Ëndrra ime është të fitoj një Kupë Bote me Argjentinën”. Kështu është shprehur ylli i skuadrës katalanase, tri herë radhazi fituesi i “Topit të Artë, Lionel Mesi, duke nënvizuar faktin se “futbolli është pasioni im, që kur kam qenë pesë vjeç. Prej asaj kohe topi ka qëndruar në këmbët e mia”.


Fenomeni i Barcelonës ka treguar rininë e tij, shkelmimin e parë të topit, derisa ka fituar gjithçka me fanellën e Barçës: “Pikë kthese për mua ishte Guardiola, thotë ‘Pleshti’. Puna me të më bëri që të rritesha si lojtar, sidomos faktikisht”. Megjithatë, ylli i Barcelonës duket se sheh përpara, teksa nuk do të dëgjojë asnjë emër tjetër klubi, përveç atë të Barcelonës, ku mund të luajë: “Unë qëndroj aty ku jam, te Barcelona, sepse shpresoj dhe mendoj se çdo gjë do të mbetet e njëjtë edhe pa Pep, vazhdoi argjentinasi. Tani kemi në drejtim Tito Vilanovën, i cili ka një personalitet shumë të ndryshëm. Unë shpresoj se gjërat do të shkojnë njësoj si me Guardiolën, sepse nuk shoh alternativë tjetër”. Në vitrinën e fenomenit, megjithatë, është një trofe që mungon, jo me fanellën e Barcelonës, por me atë të vendit të tij: “Fitimi i një Kupe të Botës me Argjentinën është ëndrra ime. Jam duke luajtur futboll, kam vite karrierë përpara, ndaj shpresoj ta fitoj edhe këtë trofe, tha Mesi, i cili zbuloi hobin e tij jashtë fushës së blertë, lojën me “PlayStation”.


 


Pasioni


“Futbolli është pasioni im, qëkur kam qenë pesë vjeç”