Kryesoret Dështon raundi i tretë dhe i fundit për kompromis

Dështon raundi i tretë dhe i fundit për kompromis

40
SHPËRNDAJE

Palët akuzojnë njëra-tjetrën për dështimin në zgjedhjen e presidentit.

Kuvendi i Shqipërisë dogji edhe seancën e tretë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm ku palët akuzuan njëra-tjetrën si fajtore për situatën. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi deklaroi se faji i përket maxhorancës, e cila, sipas tij, refuzoi ftesat për dialog të opozitës. Gjatë fjalës së tij ndërhyri kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila tha se opozita “po tallet me shqiptarët”.

Seanca e sotme e parlamentit u zhvillua njësoj si dy paraardhëset, ku u lexua një procesverbal i thjeshtë i Komisionit të Ligjeve që thotë se asnjë kandidat nuk është paraqitur dhe nuk ka mbledhur firma deputetësh, por sipas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, kjo mjafton për të konsideruar të realizuar raundin e tretë.

Raundi i katërt për president pritet të zhvillohet maksimalisht pas shtatë ditësh dhe presidentit të ardhshëm tashmë i duhen vetëm 71 vota.

Duke dhënë shenja për mungesë informacioni mbi atë çfarë pritej të ndodhte, disa ambasadorë të huaj shkuan në Kuvendin e Shqipërisë sot si vëzhgues, por u larguan shpejt kur mësuan se seanca do të qe sërish pa kandidat dhe pa votim. (vijon)

8 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)