Kulturë Kinefili Eliza Dushku kërkon donacione për dokumentarin mbi Shqipërinë

Eliza Dushku kërkon donacione për dokumentarin mbi Shqipërinë

1263
SHPËRNDAJE

Aktorja shqiptaro-amerikane Eliza Dushku ka bërë një thirrje publike për donacione financiare për përfundimin e dokumentarit të saj dedikuar Shqipërisë. Aktorja që njihet se ka bërë shqiponjën e zezë dykrenore tatuazh në shpatull, thotë se prodhimi është kryer me mbi 20 orë filmime, por donacionet kërkohen për postproduksionin dhe shpërndarjen e dokumentarit, ku përfshihet transmetimi në rrjetet televizive publike.

“Faleminderit që vizitoni faqen tonë! Prodhimi është i përfunduar, por kemi nevojë për ndihmën TUAJ për të përfunduar redaktimin dhe shpërndarjen,” thotë Eliza në një mesazh të publikuar këtu: http://www.kickstarter.com/projects/1168918241/eliza-dushkus-untitled-albania-documentary.

Eliza e prezanton kështu dokumentarin e saj: Në Mesdheun e shkëlqyer të veriut, unë vizitova atdheun tim për të zbuluar njëkohësisht Shqipërinë e vjetër dhe të re. Sëbashku me vëllain tim Nate, fotografin shqiptaro-amerikan Fadil Berisha, të dashurin tim Rick Fox dhe disa shqiptarë të famshëm, unë e nisa udhëtimin nga kryeqyteti Tiranë për te plazhet seksi të rivierës Shqiptare e më tutje te fshatrat e ashpër të Alpeve. Përjetova shumë tradita shqiptare; ushqimi, kërcimi, eksplorimi, lojërat, blerjet, sportet etj. Njoha njerëzit, politikën dhe ekonominë e demokracisë së re në një tokë të lashtë, duke zbuluar Shqipërinë siç jeton sot.

Përjetova krenarinë e vendit tim dhe mora çelësin në Korçë – qytetin e origjinës së familjes time – si dhe nënshtetësinë shqiptare, unë u mrekullova kur zbulova se si Shqipëria jeton te unë.

Jam shumë e ngacmuar nga dëshira për ta ndarë këtë eksperiencë me ju dhe me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, pra ju lutemi, përhapeni këtë mesazh, – thotë Dushku duke e mbyllur me: faleminderit! të shkruar në shqip.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

9 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)