Rrahën të burgosurit, pezullohen gardianët

Burgu 313

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar disa gardianë të Paraburgimit 313 në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë mbi të burgosurit. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ku gardianët kanë shkuar në një dhomë të këtij paraburgimi dhe kanë filluar të godasin dy persona. Mësohet se të dhunuarit janë P.Gj. dhe A.Gj., të cilët kanë pësuar fraktura të shumta. Për këtë ngjarje është vënë në dijeni edhe drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, i cili ka vendosur pezullimin e gardianëve deri në zbardhjen e të gjithë situatës, duke i paraprirë ndonjë revolte të mundshme të personave që ndodhen tek 313-a në pritje të hetimit dhe gjykimit.

Autor te 9 Qershor 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry