Vepra me vlerë 280 milionë euro do të përfundojë pas vitit 2013.


Dy tunelet e rrugës Tiranë-Elbasan janë hapur dhe grupet e punës që kanë shpuar në dy drejtimet janë takuar, bën të ditur Ministria e Transporteve. Kryeministri Sali Berisha kreu shembjen simbolike të “perdes” ndarëse. Perdja është ndërtuar në pikën ku dy grupet e punës janë takuar për herë të parë për hatër të ceremonisë simbolike të çarjes.


Tuneli i hapur do t’i nënshtrohet fortifikimit me beton, shtrirjes së kanaleve kulluese si dhe shtrimit final të dyshemesë me asfalt, ndërsa e gjithë rruga Tiranë – Elbasan pritet të hapet për trafikun rreth vitit 2014.


Projekti i kësaj rruge pritet të kushtojë deri në fund rreth 280 milionë euro, të cilat qeveria shqiptare i ka marrë borxh në disa vende arabe.


9 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)