Rivalët


Në Dajt


Dy grupe rivale kriminale dyshohen se janë qëlluar me armë mes njëri-tjetrit në zonën e Dajtit. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e dy netëve më parë, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se rreth orës 01:15 të së enjtes, në Rrugën e Dajtit, sipër lokal “Freskut”, nga dy mjete të dyshuara “Benz”, me ngjyrë të zezë, është qëlluar me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur disa gëzhoja pistolete, por ende nuk ka informacion për ndonjë të dëmtuar, ndërsa mjetet janë larguar në drejtim të Dajtit. Policia tha se po punohet për identifikimin, shoqërimin e personave dhe mjeteve, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se kanë qenë persona me precedentë penalë.